• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Të gjithë sytë nga Venezuela, gjigantët e naftës gati për të shtënë në dorë rezervat më të mëdha të botës

by A R
05/01/2026 08:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me 303 miliardë fuçi, sipas Institutit Energjitik të Londrës, Venezuela është mbajtësja më e madhe e rezervave të naftës në botë (17% e totalit global), krahasuar me 240 miliardë të Arabisë Saudite, shkruan La Repubblica. A mjaftojnë për të justifikuar një ndërhyrje që shkund gjithë baraspeshën botërore?

Historia tregon se gjigantët amerikanë të naftës janë përpjekur ta shfrytëzojnë këtë pasuri që në 1914 kur u shpua pusi i parë i naftës, Mene Grande në liqenin Maracaibo dhe nxiti kërkimin për arin e zi që përmendi Trump në një konferencë gjatë së shtunës duke thënë se “kompanitë amerikane do të dynden” dhe sqaroi se “SHBA-të do të udhëheqin vendin gjatë tranzicionit.” Venezuela s’ka vetëm naftë, prodhon edhe gaz me Eni për furnizim vendas dhe tani grupi italian mund të zgjerojë biznesin në bashkëpunim me amerikanët.

Marrëdhëniet mes Uashingtonit e Caracas kanë qenë gjithnjë të trazuara për shkak të komploteve, diktatorëve, ndryshimeve të papritura të regjimit dhe disa momenteve të shkurtra demokracie në Venezuelë. Koncensionet e para të naftës me Exxon, Chevron, Conoco-Phillips, Texaco dhe kompani të tjera “motra” datojnë që në 1940, të lidhura me rritjen e kërkesës gjatë Luftës së Dytë Botërore. Pas saj, përballja me konkurrencën e prodhuesve të Lindjes së Mesme, Caracas propozoi aleancën me “armiqtë” si Irani, Iraku, Arabia Saudite dhe Kuvajti duke krijuar OPEC në 1960 dhe më vonë u zgjerua te prodhues të tjerë. Synimi ishte të përballej me dominancën e gjigantëve amerikanë, por përçarjet brenda kartelit të cilat u nxitën në heshtje nga Shtetet e Bashkuara, mbetën një pengesë.

Ndërkohë në 1976, Venezuela shtetëzoi prodhimin duke vendosur përfitime të përbashkëta 50-50 me partnerët perëndimorë që më vonë u ndryshuan në 60-40 në favor të qeverisë, me gjithë tensionet që pasuan. E vetmja periudhë demokracie dhe reformash në këto dekada ishte në 1990 kur Petroleos de Venezuela njihej si e besueshme dhe efikase. Në 1999, zgjedhja e Chávez bëri që situata të përshkallëzonte në gradën e tanishme. Maduro erdhi në pushtet në 2013 dhe sanksionet e eksportit datojnë që në administratën e parë të Trump, 2017-2019.

Venezuela është përkohësisht e përjashtuar nga OPEC bashkë me Libinë e Iranin dhe nën embargon amerikane, nuk merr pjesë në vendimet për kuotat dhe çmimet. Për të dielën është caktuar një mbledhje e OPEC, por ekspertët nuk presin zhvillime të rëndësishme. “Çmimet”, thotë Davide Tabarelli, presidenti i Nomisma Energia, “janë në një baraspeshë të brishtë, rreth 60 dollarë për fuçi: ky nivel i ulët e lejoi Trump të vepronte dhe meqë shqetësimi i tij është nafta që aktualisht kushton 2 dollarë galoni, nuk rriten. Nëse çmimet do të ishin në nivelet e marsit 2022, pas sulmit rus në Ukrainë dhe kulmit të 120 dollarëve për fuçi, do ta kishte menduar dy herë.”

Burimet e përtërishme të energjisë, makinat elektrike dhe teknologjitë që kursejnë energji, të gjithë faktorët që ulin kërkesën për naftë duhet të merren në konsideratë.

Sipas ekonomistit Patrice Geoffron, rritjet e çmimeve të shkaktuara nga “lufta” e re e Trump “nuk duhet të kalojnë 10-20% e kufizuar vetëm në pjesën e naftës bruto, të pazëvendësueshme, të prodhuar në Venezuelë dhe të përpunuar në rafineritë e specializuara në jug të Shteteve të Bashkuara.”

Një tjetër faktor është Kina: pavarësisht se është një kliente e rëndësishme për naftën bruto “klandestine” të eksportuar nga Caracas, Pekini po ndihmon Venezuelën të rindërtojë infrastrukturën e rrënuar të naftës duke nxitur frikën se mund të fitojë një pozicion të rëndësishëm. Sipas CNN, do të duhen 58 miliardë dollarë që prodhimi të kthehet në nivele të pranueshme.

Next Post
E goditi bombola në kokë, reagon Lapaj: Jam në spital, por do kthehem sërish në shesh

E goditi bombola në kokë, reagon Lapaj: Jam në spital, por do kthehem sërish në shesh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një vit pas luftës, Putin: Perëndimi nxori “shejtanin nga shishja”, zhvendosi vëmendjen nga korrupsioni

Stalini po rikthehet në Rusi!?

February 28, 2026
Rriten tensionet SHBA-Iran, Trump informohet për opsione ushtarake e të fshehta kundër Teheranit

“Ali Khamenei ka vdekur”, Trump: Besojmë se është e vërtetë!

February 28, 2026
Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

February 28, 2026
“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

February 28, 2026
Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

February 28, 2026
Nxjerr foton e Bardhit duke zbritur nga makina në Kuvend, Murrizi: Pika që s’ju bie, rrini edhe në sediljen mbrapa të dukeni të rëndësishëm

Ish-vila e Enver Hoxhës në flakë, Bardhi tregon pse u sulmua godina me molotovë

February 28, 2026
Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

February 28, 2026
E rëndë në Vlorë, fëmija bie nga ballkoni i një banese në Lungomare

Aksident në Durrës, ndërron jetë këmbësori, detajet e para nga ngjarja e rëndë

February 28, 2026
Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

February 28, 2026
Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

February 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In