• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Të gjithë sytë nga Ukraina!

by A R
29/05/2022 11:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Yuri Kim

Ukraina është shumë milje larg, por si anëtare të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria kanë një përgjegjësi të veçantë për të trajtuar atë që po ndodh atje. Lufta e paprovokuar dhe e padrejtë e Presidentit rus Vladimir Putin kundër Ukrainës ka prodhuar dhunë të tmerrshme dhe ka shkaktuar vdekje dhe shkatërrime të pafundme. Bota ka qenë dëshmitare e tmerreve të kësaj lufte në pamjet nga qytetet ukrainase si Bucha, Irpin dhe Hostomel, dhe në fshatrat dhe qytetet e Ukrainës ende të kapura ose të rrethuara nga forcat ruse, si Mariupoli. Kjo dhunë ka marrë formën e sulmeve që kanë plagosur dhe vrarë civilë dhe kanë shkatërruar infrastrukturën civile, përfshi spitale, shkolla, një teatër ku strehoheshin fëmijë dhe një stacion hekurudhor të ngarkuar, duke çuar në një traumë kolektive kombëtare për ukrainasit e cila nuk do të fshihet kurrë plotësisht. Ekzistojnë gjithashtu edhe raporte të besueshme të dhunës brutale, ndaj personave: individë të vrarë si në ekzekutime; trupa që tregojnë shenja torture; dhe dhunë seksuale ndaj grave dhe fëmijëve. Brutaliteti i luftës – dhuna e ushtruar mbi të pafajshmit nga forcat ruse – është e njohur deri në dhimbje për popullin shqiptar.

Këto ngjarje të tmerrshme në Ukrainë nuk duken se janë incidente të izoluara ose raste të ushtarëve të veçantë të cilët injorojnë urdhrat dhe “dalin nga rreshti.” Ato përfshijnë raporte të asaj që duket të jetë një fushatë e qëllimshme, shqetësuese dhe një mënyrë veprimi thellësisht shqetësues të torturave, përdhunimeve, vrasjeve dhe mizorive të tjera. Ata që janë përgjegjës për këto mizori – përfshirë ata që i kanë urdhëruar ato – duhet të vihen para përgjegjësisë.

Sulme si goditja me raketa e 28 prillit në Kiev tregojnë një shpërfillje të hapur për jetën e civilëve. Deri në 26 maj, Kombet e Bashkuara kanë konfirmuar zyrtarisht vdekjen ose plagosjen e më shumë se 7800 civilëve ukrainas, ndërsa theksuan se numri i vërtetë ka të ngjarë të jetë shumë më i lartë. Këto shifra nuk përfshijnë Mariupolin, një qytet në të cilin zyrtarët kanë thënë se janë vrarë më shumë se 10,000 civilë. Midis viktimave në Mariupol ishte një 91-vjeçare e mbijetuar e Holokaustit, e cila vdiq në një bodrum gjatë rrethimit nga Kremlini. Pasi i bëri ballë nazistëve, ajo humbi jetën nga agresioni rus.

Presidenti Biden dhe Sekretari Blinken i kanë dënuar krimet e qarta të luftës që anëtarët e forcave ruse kanë kryer në Ukrainë. Shtetet e Bashkuara, Shqipëria, Bashkimi Europian dhe aleatët dhe partnerët tanë po gjurmojnë dhe dokumentojnë mizoritë në Ukrainë, në mënyrë që të mund të ndajmë informacionin me institucionet që punojnë për të kërkuar llogaridhënie nga ata që janë përgjegjës për veprimet e tyre. Së bashku me Shqipërinë, Shtetet e Bashkuara po mbështesin një sërë hetimesh ndërkombëtare për mizoritë në Ukrainë. Këtu përfshihen ato të kryera nga Gjykata Ndërkombëtare Penale, Kombet e Bashkuara dhe Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE). Ne po mbështesim gjithashtu shoqërinë civile dhe OJQ-të që dokumentojnë shkeljet e të drejtave të njeriut.

Më 17 maj, Departamenti Amerikan i Shtetit nisi një Observator të ri të Konfliktit për të mbledhur, analizuar dhe vënë gjerësisht në dispozicion prova të krimeve të luftës dhe mizorive të tjera të kryera nga Rusia në Ukrainë. Programi synon të mbështesë ndjekjet penale eventuale në gjykatat vendore të Ukrainës, gjykatat në vende të cilat janë palë të treta, gjykatat e SHBA-ve dhe gjykata të tjera të rëndësishme. Me kërkesë të Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës, ne po mbështesim gjithashtu edhe një ekip prokurorësh ndërkombëtarë dhe ekspertësh për krimet e luftës, të cilët po ofrojnë këshilla dhe mbështetje për përpjekjet e autoriteteve ukrainase për të mbledhur, ruajtur dhe analizuar në mënyrë të ngjashme provat e mizorive për ndjekje penale. Ne ndihmuam në krijimin e përpjekjeve për faktmbledhje përmes Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, si dhe Mekanizmit të Moskës të OSBE-së. Më 13 prill, misioni faktmbledhës i OSBE-së bëri publike të dhëna të detajuara dhe bindëse të shkeljeve dhe abuzimeve të të drejtave të njeriut nga ana e Rusisë dhe shkeljet e saj të së drejtës ndërkombëtare humanitare. Aty citoheshin prova të shënjestrimeve të drejtpërdrejta të civilëve, sulmeve në ndërtesat mjekësore, përdhunimeve, ekzekutimeve, plaçkitjeve dhe deportimit të detyruar të civilëve në Rusi. Avokati i Popullit i të drejtave të njeriut në Ukrainë ka raportuar se forcat ruse kanë kapur dhe përdhunuar në mënyrë të përsëritur dhjetëra vajza dhe gra ukrainase – disa prej të cilave janë shtatzënë prej kësaj – ndërsa deklaroi se qëllimi ishte që ato viktima të hiqnin dorë nga seksi në të ardhmen dhe për këtë arsye të mos lindnin kurrë më fëmijë ukrainas.

Ekziston një dakordësi e fortë ndërkombëtare se sjellja e shtetit rus është e patolerueshme dhe përgjegjësit nuk duhet t’ia hedhin pa u ndëshkuar për shkaktimin e një dhune të tillë dhe për shkeljen e hapur të parimeve që mbështesin paqen dhe sigurinë ndërkombëtare. Së bashku me aleatët dhe partnerët tanë, ne do të ndjekim llogaridhënien për krimet e luftës dhe mizoritë e tjera në Ukrainë duke përdorur çdo mjet në dispozicion, përfshi ndjekjet penale, sipas rastit. Është me rëndësi kritike që bashkësia ndërkombëtare të vazhdojë përpjekjet e saj të bashkërenduara për të dokumentuar këto abuzime, për të analizuar provat dhe për t’u siguruar që ato të mblidhen dhe të katalogohen.

Mesazhi ynë i thjeshtë për udhëheqjen ushtarake dhe politike të Rusisë, si dhe forcat e saj ushtarake të cilët kryejnë krime lufte ose mizori të tjera, është ky: bota po vëzhgon dhe ju do të jepni llogari. Ne do të vazhdojmë t’i sigurojmë Ukrainës armët dhe pajisjet që i nevojiten për t’u mbrojtur dhe do të vazhdojmë të ofrojmë ndihmë humanitare për ata që janë prekur nga lufta brutale dhe e pakuptimtë e Kremlinit.

Next Post
VIDEO / Transformimi i Pediatrisë së Elbasanit, Rama ndan përshtypjet e personelit mjekësor

VIDEO / Transformimi i Pediatrisë së Elbasanit, Rama ndan përshtypjet e personelit mjekësor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“I paguajmë më shumë se Presidenti”, Rama për 21 Janarin: SPAK duhet t’i kishte kërkuar GJKKO-së drejtësi!

“I paguajmë më shumë se Presidenti”, Rama për 21 Janarin: SPAK duhet t’i kishte kërkuar GJKKO-së drejtësi!

January 21, 2026
Trump fton Osmanin në Bordin e Paqes, Rama: Forcon më tej marrëdhënien e Amerikës me popullin shqiptar

Trump fton Osmanin në Bordin e Paqes, Rama: Forcon më tej marrëdhënien e Amerikës me popullin shqiptar

January 21, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

Rasti i Irena Gjokës, përtej shkumës në emër të moralit popullor

January 21, 2026
“Para 21 Janarit, çështjet e tjera si kafet e Nexhmies”, Rama sulmon Berishën e Bashën: S’kishte rrezik për VIP-in e ngujuar dhe karafilin ambulant

“Para 21 Janarit, çështjet e tjera si kafet e Nexhmies”, Rama sulmon Berishën e Bashën: S’kishte rrezik për VIP-in e ngujuar dhe karafilin ambulant

January 21, 2026
Padia e Lapajt, dënohet me  3 milionë lekë gjobë Agron Shehaj

Padia e Lapajt, dënohet me 3 milionë lekë gjobë Agron Shehaj

January 21, 2026
FOTOLAJM / Dhëndri i Donald Trump mbërrin në Vlorë, takim me një studio arkitekturore për Sazanin

FOTOLAJM / Dhëndri i Donald Trump mbërrin në Vlorë, takim me një studio arkitekturore për Sazanin

January 21, 2026
Rama: Ndjehem i dobët në pozitë kur shoh që kaloi edhe një vit që mban peng 21 Janarin

Rama: Ndjehem i dobët në pozitë kur shoh që kaloi edhe një vit që mban peng 21 Janarin

January 21, 2026
15 vite nga 21 Janari, Rama sulmon Berishën: Deshi t’u tregonte shqiptarëve se të vret me të vërtetë

15 vite nga 21 Janari, Rama sulmon Berishën: Deshi t’u tregonte shqiptarëve se të vret me të vërtetë

January 21, 2026
Homazhet për 21 Janarin, Rama: As drejtësia e re nuk ka mjaftuar për ta zhdukur hijen e padrejtësisë

Homazhet për 21 Janarin, Rama: As drejtësia e re nuk ka mjaftuar për ta zhdukur hijen e padrejtësisë

January 21, 2026
Presidenti Begaj shpall procedurën e aplikimit për vendin vakant në gjykatën Kushtetuese

106 vjet nga Kongresi i Lushnjës, Begaj: Dëshmoi pjekurinë politike të shqiptarëve për t’u ngritur mbi ndasitë

January 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In