• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Të gjithë për ligjin, të gjithë e shkelin

by Artur Ajazi
02/10/2025 15:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga ARTUR  AJAZI

Po ti dëgjosh, të gjithë janë për ligjin, dhe të gjithë shpesh dalin kundër tij. Zakonisht kjo ndodh, sepse ka një ndarje mes asaj që thotë ligji, dhe realitetit në praktikë. Ligjet shpesh janë të vështira për tu zbatuar. Mund të jenë të rrepta, jo të përshtatshme me jetën e përditshme, ose nuk kanë mekanizma praktikë për zbatim. Nëse shkelja e ligjin bëhet e zakonshme, dhe nuk sjell pasoja të rënda, njerëzit e marrin si diçka “normale”.

Nga ana tjetër, kur njerëzit mendojnë se ligjet nuk janë të drejta, ose i shërbejnë vetëm disave, nuk ndjejnë detyrim moral për ti respektuar. Gjithashtu edhe kur institucionet nuk ndëshkojnë në mënyrën e barabartë, ligjet e humbasin fuqinë e tyre.  Shpesh shkelja e ligjit, sjell përfitime kurse respektimi i tyre, jo. Pra, të gjithë “pro ligjit”, në teori, sepse ai simbolizon rend dhe drejtësi. Por në praktikë ligji shkelet, sepse e shohin si pengesë, dhe e dinë se sjell pasoja.

Kjo logjikë vlen në Shqipëri për shumë problematika, si ndertimet pa leje, tatimet, investimet, fondet e tjera nga shteti apo entet private.  Për politikanët tanë, ligji mbetet “mjeti për tu dukur”, jo për tu zbatuar. Duke patur imunitet, ata ndjehen të mbrojtur. Kur ligji u ka prishur punë, gjithmonë e kanë mënjanuar. Në publik, flasin për “shtetin ligjor”, por në fakt ligjin e shohin si pengesë. Deri para pak vitesh, kultura e “pandëshkueshmërisë”, ishte kthyer në normalitet në Shqipëri.

U desh nisja e reformimit të thellë të drejtësisë, (e cila vazhdon) që të shihnim shkarkimin, hetimin, dhe dënimin e politikanëve, dhe zyrtareve të lartë. Shqipëria deri në 1992, nuk kishte raste dhe eksperienca të “moszbatimit të ligjit”. Edhe pse ishte “diktaturë”, ajo kishte Kodin Penal, kishte Kushtetutën e saj, kishte ligjet e saj, dhe të gjitha ishin të zbatueshme, sipas mënyrës vet. Ne sot na duken “anormale” disa ligje të asaj kohe, si ai i “agjitacionit dhe propogandës”, apo arratisjes jashtë kufirit, etjjj.. Por ja që ato ishin ligjet, dhe çdo prokuror, apo gjyqtar ishte i detyruar ti zbatonte.

Pas 1992, në Shqipëri u fut fryma e poshtër (që nuk kishte fare lidhje me demokracinë) e pandëshkueshmërisë së drejtorit, ministrit, kryeministrit, presidentit, dhe me rradhë deri poshtë.  E  realizuar kjo nga “drejtësia e Plepave”,  i dha “grushtin e fuqishëm” asaj farë drejtësie, e cila po lindte pas një periudhe të gjatë komuniste. P֝ëgjegjësit dihen, nga Berisha deri tek më i fundit në Partinë Demokratike. Vjedhja, korrupsioni, trafiku, kontrabanda, shkelja hapur e ligjit, nën qeverisjen e PD, u kthye në normalitet.

Mund të harxhoje sa  të doje  energji elektrike në banesë apo biznes, mund të harxhoje  edhe ujë të pijshëm sa të doje, dhe askush nuk të dënonte. Mund të ndertoje banesën apo pallatin pa leje, të prisje pisha dhe pyje, dhe askush nuk të dënonte. Nga ana tjetër, Berisha dhe sejmenët ë tij, çirreshin për “ligjin,  dhe zbatimin e tij”, por që në fakt, nuk dënuan asnjë kryetar komune apo bashkie sa kishin pushtetin, pale minister.

Ndaj sot po e përjetojnë keq, zbatimin e ligjit, tek shohin se si drejtësia e rilindur, nuk kursen as ish-kryeministrin, as ish-ministrin, dhe as ministrat e sotëm. Në politikë, hipokrizia shpërblehet me vite burgu.

Next Post
Nga tregtare veshjesh në trafikante! Çfarë i gjetën në stomak 46-vjeçares në aeroportin e Italisë

Nga tregtare veshjesh në trafikante! Çfarë i gjetën në stomak 46-vjeçares në aeroportin e Italisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

March 25, 2026
Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

March 25, 2026
Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

March 25, 2026
Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

March 25, 2026
Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

March 25, 2026
Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

March 25, 2026
Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

March 25, 2026
“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

March 25, 2026
Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

March 25, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pse këshilltarët e PD-së duhet të punojnë për PS-në?

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In