• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Të gjithë në PD, “armiq” të korrupsionit

by Artur Ajazi
09/11/2020 16:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Sot  të gjithë  deklarohen  në Partinë Demokratike, sikur janë “armiq” të korrupsionit, të gjithë rrahin gjoksin duke u mburrur se “do ta luftojmë dhe do ta zhdukin korrupsionin, sa të vijmë në pushtet”.  Çfarë  hipokrizie. Dhe i pari është Lulzim Basha, që nuk rresht së akuzuari dhe shpifuri gjithë  ditët e javës, kundër çdo  zyrtari dhe shtetari që punon, apo dhe përballet me fenomenin negativ. Lufta ndaj korrupsionit gjithmonë ka patur tek ne oshilacione të pashpjeguara ligjore, duke e penguar seriozisht  betejën e pamundur. Për 8 vjet rresht  korrupsioni ishte ngritur në sistem, dhe ishte më rezistent ndaj ndryshimeve ligjore dhe politike, përsa kohë partia e Lulzimit  kishte pushtetin. Korrupsioni ishte i pandarë nga aktiviteti jetik  i çdo zyrtari  dhe drejtuesi, dhe ka dalë fitues mbi betejat e “armiqve” të  tij.

Sot në Shqipëri korrupsionit i kanë shpallur luftë të gjithë, qytetarët e politikanët, intelektualët dhe qeveritarët, shoqëria civile dhe të gjitha sektet fetare, por ai ka ditur dhe vazhdon të mbijetojë, kjo pasi ka patur dhe ka akoma lidhje me segmente të caktuara të politikës së vjetër. Të gjithë  janë vetëshpallur si “armiq” të korrupsionit, aq më  tepër në partinë që e lindi dhe e rriti korrupsionin, si pjesë të saj. Por të gjithë ata që sot akuzojnë, janë aktorët,  faktorët , dhe xhelatë të korrupsionit. Të gjithë kanë marrë dhe kanë dhënë të gjithë e joshinin dhe e forcuan sistematikisht korrupsionin, sa ishin në pushtet. Në Shqipëri edhe para viteve ’90, ekzistonte një farë  korrupsioni, që kufizohej tek vlera të vogla monetare apo tek pulat dhe gjelat që dërgoheshin natën vonë në banesat e zyrtarëve të lartë. Por pas viteve ’90, dhe veçanarisht pas vitit 1992, korrupsioni nisi të ngjizej me hapa vigane, nisën rrugën e tyre mitmarrja, gjobëvënia, lufta për poste të blera me para, lufta për tu renditur në lista deputetësh në partitë politike ku natyrisht edhe kjo bëhej me para,  gara e emërimeve dhe shkarkimeve ,etj. Pas ardhjes në pushtet të Partisë Demokratike, në Mars  1992, korrupsioni u bë “shtëpia” dhe profesioni  i dytë e çdo shtetari, politikani, gjyqtari, prokurori, avokati,  ministri,  e drejtori, gjithçka nisej, diskutohej dhe vendosej, pasi ishte rënë në ujdi për paratë.  Gjithkush e di, se si pas  vitit 1992 në Shqipëri, ndarja e posteve u kthye në biznes, me moton “jep para dhe merr postin që do”.

Kjo logjikë  e  tjetërsoi shoqërinë.  Askund nuk mund të trokiste  qytetari dhe të kërkonte një favor, apo të zgjidhte  një problem,  në rast se nuk kishe  dijeni, sa para duhet të jepje,  ndryshe sorrollateshe me muaj  zyrave të shtetit. Ky realitet  denigrues  shkatërroi  institucionet, njerëzit, moralin, individin, zyrtarin, familjarin, edukimin dhe formimin e brezave të rinj, sistemin shkollor dhe shëndetësor, drejtësinë dhe gjithçka tjetër në këtë vend. Nuk kishte  nismë dhe projektligj, nuk kishte platformë  politike, nuk kishte  shoqatë, qeveri vendore dhe qëndrore, që të mos kishte si kryefjalë “luftën ndaj korrupsionit”, por realiteti  ishte ndryshe. Dhe  fakti është, se pas  referateve dhe kumtesave, sërish  ata ktheheshin  tek avazi i vjetër, korrupsioni, pasi e shihnin  si burimin e vetëm nga ku mund të bëhej dhe rritet  pasuria e tyre. Nuk ka gjë më qesharake tek dëgjon  sot “armiqtë” e kollarisur  të  korrupsionit në Partinë Demokratike, tek  çirren  për  “luftë pa kompromis ndaj tij”. Nuk ka gjë më  të shëmtuar tek dëgjon referues e lektorë  “blu” tek flasin me orë të gjata për “sfidat e luftës ndaj korrupsionit”, kur prej vitesh janë nën hetim për mitmarrje, abuzime financiare dhe vjedhje parash nga fondet e shtetit. “Armiqtë” e korrupsionit sot në Shqipëri, janë aktorët dhe aleatët e tij më të sigurtë dhe strategjikë,  ata që e lindën dhe e kthyen në sistem. Janë ata që e krijuan, janë ata që mbajnë dhe perfeksionojnë tentakulat e tij, duke e bërë atë e keqja më e madhe e këtij  vendi. Reformimi i strukturave të sistemit të drejtësisë dhe zbatimi  në praktikë i  Vettingu-t, e ka zbehur natyrisht  fuqinë e  korrupsionit në Shqipëri, e këtij fenomeni  negativ që kishte  mbërthyer gjithçka morale, njerëzore dhe institucionale.

Next Post
Shqipëria në 24 orët e fundit: 302 raste të reja me Covid, 54 të shëruar dhe tre humbje jete

Rekord viktimash dhe infektimesh në Shqipëri: 12 humbje jete nga Covidi dhe 525 raste të reja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: Objektivi për të fituar të gjitha bashkitë, provokim i PS

March 24, 2026
“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

March 24, 2026
Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

March 24, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: PS nuk ka nevojë t’i fitojë zgjedhjet, mjafton të shohë humbjen e PD-së

March 24, 2026
Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

March 24, 2026
Në 15-vjetorin e ’21 Janarit’, xhaxhai i Aleks Nikës shkon në SPAK: Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi!

“Berishën mezi e morën në pyetje”, Mark Nika flet pas ‘vizitës’ në SPAK: S’ka vullnet për ta hetuar 21 Janarin…

March 24, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

“Kryetarit i ndërpritet mandati nëse humbet zgjedhjet,” Salianji: Nëse Berisha nuk largohet, vendos gjykata

March 24, 2026
“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

March 24, 2026
Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

March 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Gjuetia e shtrigave e Berishës, dëshpërim apo taktikë?

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In