• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 28, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Të gjithë në gjunjë para engjëllit që u ngjit në qiell! Pastroni shpirtin dhe bëni një hap pas! Për hir të Zotit, mjaft më!!

by Dritan Gremi
04/08/2022 16:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Dritan Gremi

A do ta bëjmë ndonjëherë Shqipërinë? Është kjo pyetja që ngre, sa herë ngjarje si kjo e Himarës na lëndojnë zemrat duke na e bërë më të dukshëm e më të qartë realitetin ku jetojmë.

Nga një anë janë problemet, nga ana tjetër politika e gatshme të përdorë çdo situatë dhe në fund jemi ne, qytetarët e këtij vendi.

Të paaftë për të reaguar, të pazotë për ta ndryshuar situatën, por të gatshëm për të ngritur gishtin e për të vjell vrer ndaj gjithçkaje.

Shpirti i pastër dhe i pafajshëm i një fëmije shkoi në parajsë.

Po ne ku do e çojmë shpirtin tonë? Çfarë po bëjmë ne për vendin, për fëmijët tanë, si po kontribuojmë që ngjarje të tilla të mos përsëriten më?

A mundet t’ja lejojmë vetes që të paktën një herë në jetën tonë, të mos e përdorim vdekjen e Jonadës së vogël?

A mundet ta kthejmë atë në forcë për të orientuar dhe përmirësuar vetveten? A mund të jetë ky mësim i rëndë dhe i kushtueshëm për ne, fillimi i një reflektimi të thellë si shoqëri, si qyterarë, si komunitet? E kur flas për reflektim nuk e kam fjalën thjesht dhe vetëm për një protestë të shoqërisë civile, por për një pastrim tonin shpirtëror e moral, për një nisje nga e para, për një dëshirë për t’u bërë më të mirë e për ta dashur vendin tonë.

Cila është zgjidhja që ne i ofrojmë vetes dhe vendit pas ngjarjeve si kjo? Apo edhe këtë herë do bëjmë zhurmën e zakonshme, do mbushim rrjetet sociale me mllef e në fund do vazhdojmë të jetojmë njësoj si dje?

*Aspak rastësisht kërkova të dhëna dhe statistika për kriminalitetin në rajon dhe botë, por kryesisht në vende të njohura për turizmin. Jo vetëm kaq. Ju referova të dhënave për shtete gjithashtu të zhvilluara e simbol të zbatimit të ligjit. Ajo që gjeta ishte e çuditshme dhe tronditëse në të njëjtën kohë.

Rankimi ne faqen “Worldpopulationreview”, bazohej në në numrin e krimeve të çdo lloji për 100 mijë persona. Dhe unë shkëputa disa prej vendeve, si më poshtë:

  1. Brazili – indeksi 67.49
  2. Meksika – indeksi 54.19
  3. Franca- indeksi 51.99
  4. Maroku – indeksi 48.66
  5. Egjipti – indeksi 46.83
  6. Greqia – indeks 45.85
  7. Italia – indeksi 44.85
  8. Tunizia- Indeksi 43.69
  9. Bosnja – indeksi 42. 99
  10. Shqipëria – indeksi 42. 53
  11. Mali i Zi – indeksi 41. 18
  12. Malta – indeksi 40.39
  13. Maqedonia e Veriut- indeksi 39. 12
  14. Bullgaria – indeksi 38. 21
  15. Serbia – indeksi 38.1
  16. Gjermania- indeksi 35.79
  17. Spanja – indeksi 33.32
  18. Portugalia- indeksi 29.91
  19. Rumania – indeksi 28.3
  20. Kroacia – indeksi 24.59

Brazili është vendi i 9-të në botë për indeksin e kriminalitetit, por ama kur përmendet Brazili, çdokujt në mend i vijnë plazhet e bukura dhe karnavalet.

E po kështu edhe kur flasim për Francën, Greqinë apo Italinë, askush nuk kujtohet të thotë se janë vatra apo djep i krimit, para se të kujtohen që janë modele të qytetërimit, të zhvillimit, artit dhe kulturës botërore.

Po ne? Më vjen keq ta them, por duket se ashtu si në fillimet e viteve ’90 shihemi ende si vendi problematik.

Si është e mundur kjo? Përse të tjerët, ndonëse nivelin e kriminalitetit e kanë shumë më të lartë se ne perceptohen si vende të sigurta, ndërsa ne mbetemi atdheu ku duhet ikur, ku nuk mund të qëndrosh, ku nuk ka të ardhme?

Kujt i shërben e gjithë kjo? Duam ta zbrazim këtë vend apo duam të rrisim fëmijët tanë këtu?

Çfarë perceptojmë ne dhe çfarë duam të nxjerrim nga ky percetim? Kush përfiton nga ky kaos dhe kjo hamulli?

Si do ta zgjidhim? A do të bëhemi vetë zotër të jetës, të fatit dhe të vendit tonë, apo sërish do të presim nga politika, që në këto 30 vite nuk ka bërë tjetër veçse na ka përdorur?

Atyre u takon tashmë të bëjnë një hap pas. Me pak ndërgjegje, me shumë vetëdije njerëzit e politikës janë të parët që duhet të reagojnë e bashkë me ta, edhe ne qyetarët e thjeshtë që e duam vendin tonë më të mirë. Kështu nuk shkon, nuk ecet përpara. Duhet kthyer besimi, dashuria dhe energjia pozitive, pa qenë nevoja të fryjmë e të hedhim helm. Ndërkohë kjo klasë politike mediokre, që prej vitesh e mban vendin peng duke vrarë çdo shpresë për të ardhmen, duhet të largohet. Le të të nisë duke bërë një hap pas në çdo aspekt, përfshirë edhe lidhjet apo miqësitë e tyre.

Kaq e vështirë është për ju të hiqni dorë nga e padrejta, spekulimi dhe abuzimi? Mund të duket moraliste, por shpëtojeni shpirtin sa jeni në kohë! Në botën tjetër thonë që nuk duhet paratë.

Njerëzit kanë nevojë për pastrim, për besim dhe shpresë, që i fitojnë duke parë ndryshime të forta. Le të jetë shpirti i bardhë i Jonadës drita e këtij ndryshimi për të cilin kemi nevojë!

Next Post
FOTOT/ Nga “skiftere” në komediane, influencerja e njohur tregon si shqiptari e detyroi të grabiste kur ishte 11 vjeçe: Më tha vidh paratë e kasës, pastaj në burg…!

FOTOT/ Nga “skiftere” në komediane, influencerja e njohur tregon si shqiptari e detyroi të grabiste kur ishte 11 vjeçe: Më tha vidh paratë e kasës, pastaj në burg…!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Pepe te protestat anti-ICE, si u shndërrua bretkosa meme e ekstremit të djathtë kundër Trump

Nga Pepe te protestat anti-ICE, si u shndërrua bretkosa meme e ekstremit të djathtë kundër Trump

December 28, 2025
Shkelje me lejet mjedisore në Fier, 7 zyrtarë në gjyq

Shkelje me lejet mjedisore në Fier, 7 zyrtarë në gjyq

December 28, 2025
Lamtumirë Brigitte Bardot! Ndërron jetë në moshën 91-vjeçare ylli i filmave të viteve ‘50-‘60

Lamtumirë Brigitte Bardot! Ndërron jetë në moshën 91-vjeçare ylli i filmave të viteve ‘50-‘60

December 28, 2025
I gjendet kanabis dhe municion luftarak në banesë, arrestohet 42-vjeçari në Vaun e Dejës

I gjendet kanabis dhe municion luftarak në banesë, arrestohet 42-vjeçari në Vaun e Dejës

December 28, 2025
Kurti pas balotazhit: S’na ndali dot as bashkimi i gjithë kundërshtarëve… Qeverisim në 7 komuna

Politico, ‘shuplakë’ Albin Kurtit: Është një populist që e ka izoluar Kosovën!

December 28, 2025
Takim me “bluzat e bardha”, Rama: Të vlerësohet puna e mjekëve, rasti  i Onkologjikut na e uli kokën të gjithëve

Rama: Shqipëria e transformimit dhe drejtësisë, nuk do të ndalet nga histeritë politike dhe mediatike

December 28, 2025
Hamza voton dhe fton qytetarët: Të vendosim së bashku për katër vitet e ardhshme

Hamza voton dhe fton qytetarët: Të vendosim së bashku për katër vitet e ardhshme

December 28, 2025
Kurti voton në Prishtinë: Shpresoj që pjesëmarrja të jetë masive

Kurti voton në Prishtinë: Shpresoj që pjesëmarrja të jetë masive

December 28, 2025
“Dikur privilegj i një grupi fermerësh”, Rama: Produktet shqiptare shkojnë në 80 vende të botës

“Dikur privilegj i një grupi fermerësh”, Rama: Produktet shqiptare shkojnë në 80 vende të botës

December 28, 2025
Voton Haradinaj, thirrje qytetarëve: Ushtroni të drejtën tuaj për të ardhmen e Kosovës

Voton Haradinaj, thirrje qytetarëve: Ushtroni të drejtën tuaj për të ardhmen e Kosovës

December 28, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com