• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Të gjithë mendonin se PD do t’i merrte 75 mandate”/ Grida: Me Bashën në krye ne veç fitojmë. Mbase ka zgjedhje…

by Java News
08/05/2021 18:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Grida Duma, tha se rezultati i zgjedhjeve parlamentare mund të shkojë deri në Gjykatën e Strasburgut.

E ftuar në emisionin “Kjo javë” Duma u shpreh se nëse zgjedhjet e 25 prillit nuk do të ishin vjedhur nga mazhoranca, Partia Demokratike do të kishte fituar 75 mandate.

Mund të shkohet në zgjedhje të parakohshme?

Pse jo. Mendoni se ne duhet t’i falim ndokujt ndonjë gjë? Askujt, zero! Kur e keqja përsëritet, ne duhet ta ndalojmë. Patjetër që duhet të ndjekim çdo hap.
Dy janë gjërat kryesore, përdorimi i administratës dhe i fondeve për fatkeqësi. Në Rrogozhinë thuhej se tërmeti nuk ka dëme, por aty ishin 1971 dosje, që nga DS1, kaluan te DS3, DS4, kaluan te milionëshet. Njerëzit merrni telefonata ‘nëse nuk voton për ne, nuk merr gjë’. Nëse nuk kishte blerje, PD do të merrte 75 mandate. Të gjithë mendonin se PD do t’i merrte 75 mandate, nëse s’do të kishte vjedhje.

E pyetur për grupin kundër Bashës në PD, që kërkon dorëheqjen e kreut të PD, dhe nëse ky i fundit duhet dorëhequr, Grida Duma theksoi se “Pas çdo palë zgjedhje, çdo parti, e ka dhe do ta ketë reflektimin e vet. Statuti i PD që ka vendosur zgjedhjet për kryetarin dhe strukturat, një muaj pas zgjedhjeve, e ka parashikuar demokratikisht që partia reflekton përmes zgjedhjeve të reja. Padiskutim që duhet të ketë reflektim. Nëse unë nuk do të kem reflektim për veten, nuk duhet ta vazhdoj këtë punë. Elementi tjetër është zgjedhjet brenda partisë. Unë nuk i vlerësoj fare mosmirënjohësit. Këtyre individëve iu dha një vend shumë i mirë në listën e PD. Unë i qëndroj mirënjohjes dhe e vlerësoj kur ajo ndodh, pra kur ma vlerësojnë përsëri, siç iu vlerësua aleatëve. Nuk e imagjinoj dot si mund të japë kryetari i partisë dorëheqjen, kur ky njeri duhet të jetë në krye të një procesi të vjedhjes së votës. Absolutisht që PD mund të fitojë me Bashën në krye, i ka të gjitha parakushtet. PD mori një rezultat tej mase të mirë përtej zero mundësi. Nuk po them që të duartrokasim humbjen, por brenda vetes, PD bëri veprimet e duhura. Patjetër që ka elementë që duhen përmirësuar. Asnjëherë nuk kam zgjedhur që problemet, reflektimet apo analizat që duhet të ndodhin brenda PD, të ndodhin jashtë PD. Nuk ka ndodhur një herë të vetme që ata që kanë pasur një mendim për ta thënë brenda zyrës së kësaj partie të mos e kenë thënë. Ajo që dua unë në këtë moment është që PD të ndjehet dhe të jetë më e bashkuar se kurrë”.

g.kosovari

Next Post
Elita opinioniste

Elita opinioniste

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Balla i drejtohet opozitës: Mos u mërzisni që nismat ligjore i votojmë kundër

Balla i drejtohet opozitës: Mos u mërzisni që nismat ligjore i votojmë kundër

April 9, 2026
77 vota kundër, rrëzohet kërkesa e PD për pr.ligjin mbi naftën. Revoltohen Bardhi e Bozdo

77 vota kundër, rrëzohet kërkesa e PD për pr.ligjin mbi naftën. Revoltohen Bardhi e Bozdo

April 9, 2026
Fundi i perandorisë amerikane

Fundi i perandorisë amerikane

April 9, 2026
“Nuk kam fyer asnjë ambasador”, Berisha: Të më tregojë Gonzato direktivën e BE për ligjin e barazisë gjinore

“E ka kthyer Parlamentin në leckë”, Berisha sulmon Ramën: Debatet nuk shtyhen kanë afate kushtetuese

April 9, 2026
Animacione “Lego”, boom online, forma e re e satirës digjitale shënjestron Trump

Animacione “Lego”, boom online, forma e re e satirës digjitale shënjestron Trump

April 9, 2026
Armëpushimi “i brishtë” me Iranin, rriten sërish çmimet e naftës

Armëpushimi “i brishtë” me Iranin, rriten sërish çmimet e naftës

April 9, 2026
I dënuar në Itali me 5 vite e 6 muaj burg për prostitucion, arrestohet Lazër Vladaj

Siguroi kushtet për vrasjen e tre personave, ekstradohet nga Italia 49-vjeçari

April 9, 2026
Rama publikon pamjet nga punimet në shëtitoren “Taulantia” në Durrës: Përfundon në qershor

Rama publikon pamjet nga punimet në shëtitoren “Taulantia” në Durrës: Përfundon në qershor

April 9, 2026
Në arrest shtëpie, por vijonte aktivitetin kriminal, 52-vjeçari kapet me drogë dhe armë

Në arrest shtëpie, por vijonte aktivitetin kriminal, 52-vjeçari kapet me drogë dhe armë

April 9, 2026
Gjykata e Lartë rishikon “arrestin me burg”, debat mes gjyqtarit dhe prokurorit për barrën e provës

Gjykata e Lartë rishikon “arrestin me burg”, debat mes gjyqtarit dhe prokurorit për barrën e provës

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In