• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Të gjithë me sytë nga SPAK, analisti: Po dënohen të paprekshmit me kostum, do shkojë edhe më lart

by A R
23/05/2024 21:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prej kohësh SPAK është kryefjala e zhvillimeve në Shqipëri. Dosjet që hetohen nga Prokuroria e Posaçme kanë zënë hapësirën kryesore mediatike. Bashkë me stinën e nxehtë duket se do të rriten edhe temperaturat në politikë, e cila është e ndarë në qëndrimet për SPAK.

Analisti Ergys Mërtiri në një lidhje live me edicionin e lajmeve në Vizion Plus me Pranvera Borakajn u shpreh se SPAK ka thyer tabunë e pushtetarëve të paprekshëm dhe shton se do pastrojë politikën që është kapur nga individë të caktuar prej 33 vitesh.

Mërtiri shton se hetimet e Prokurorisë së Posaçme nuk do kursejnë askënd, madje as Edi Ramën.

Intervista e plotë:

Për gati 5 orë kreu i SPAK raportoi në Komisionin e Ligjeve. Në këndvështrimin tuaj cilat ishin mesazhet që ai adresoi për politikën dhe policinë?

Qëllimi i kreut të SPAK nuk ishte të dërgonte mesazhe por të informonte Parlamentin për ecurinë e zhvillimit të SPAK. Nga fjala e tij, rezulton se SPAK është institucioni më i suksesshëm i 32 viteve dhe po turbullon politikën shqiptare dhe po krijon shqetësim kryesor të individëve që kanë pasur pushtet. Është një institucion premtues dhe do vendos para përgjegjësisë shumë prej të korruptuarve dhe mbi të gjitha ka thyer një tabu që për 33 vite ka ekgzistuar si të paprekshëm të personave të veshur me pushtet. Sot personat e veshur me pushtet janë më të dobët sepse janë të frikësuar nga një thirrje e mundshme që mund ti çojë në burg.

A është duke ndikuar SPAK të ardhmen e klasës politike në Shqipëri?

Qëllimi i çdo prokurorie nuk duhet të jetë ndikimi i klasës politike por ka efekte, duke qenë se është një nga tre pushtetet kryesore. Ajo ndikon në qeverisje sepse është prgan i drejtësisë. Nëse drejtësia funksionon, do ndikojë në pjesët e tjera të pushtetit siç është ekzekutivi dhe legjislativi. Demokracia është krijuar që pushtetet të ndikojnë njëri-tjetrin, dhe bëjnë që njëri prej tyre të jetë më i mirë për shkak të frikës që ka nga tjetri. SPAK e ndikon klasën politike, për faktin që po çon para drejtësisë disa prej figurave të korruptuara të kësaj qeverie por edhe të qeverive të tjera. Kjo që ka nisur SPAK do shkojë edhe më tej, dhe pse jo edhe tek vetë Edi Rama, nëse vazhdon me këto ritme. Asgjë nuk mund ta ndalë. I ka bërë një shërbim të mirë vendit, se për herë të parë do kemi pastrimin e politikës nga njerëz që e kanë kapur prej 33 vitesh.

Mendoni që funksionojnë institucionet e tjera njësoj si SPAK dhe këtu i referohem operacionit “Revanshi” që edhe pse kishte 50 urdhër arreste nga ana e SPAK më pak se gjysma e tyre u ekzekutuan, sepse dyshohet për rrjedhje informacioni. A krijon kjo një lëkundje të besimit të publikut ndaj këtyre institucioneve?

Kemi të bëjmë me një institucion që është SPAK, që është mbështetur nga ndërkombëtarët. Nga ana tjetër, kemi të gjithë forcat politike, krimin e organizuar, dhe oligarkët që janë shtrënguar përballë SPAK. Të gjithë bashkë po mbrojnë njëri-tjetrin. Unë shoh që edhe policia është kundër SPAK. SPAK po thotë që policia po punon me krimin e organizuar dhe po nxjerr informacionin. Të gjithë janë rreshtuar përballë institucionit, që po kërcënon sistemin.

Rezoluta kundër korrupsionit, është e domosdoshme?

Është e pasinqertë për mua. Një rezolutë që inicionet nga një qeveri që zyratrët i ka subjeket të hetimit nga SPAK, nuk shkon që këta që bëjnë korrupsionin të bëjnë edhe rezolutë kundër korrupsionit. Qeveria mos pengojë SPAK të bëjë hetime. Të korruptuarit, të mos e pengojnë drejtësinë të bëjë punën e vet.

/a.r

Next Post
Çupi: Po përjetojmë valën e dytë të Berishës. Këtu kemi mijëra viktima të shkaktuara nga pushteti i Saliut

“Berisha ka qeverisur me fisin”, Çupi në 'Real Story': SPAK po përballet drejtpërdrejt me krimin!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

April 12, 2026
Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

April 12, 2026
Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

April 12, 2026
Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

April 12, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

April 12, 2026
Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

April 12, 2026
Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

April 12, 2026
Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

April 12, 2026
Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

April 12, 2026
Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In