• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Të gjithë kundër të gjithëve

by Artur Ajazi
14/11/2023 12:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Politika në Shqipëri, si askund tjetër, bëhet nën moton “të gjithë kundër të gjithëve”. Ose “vrapo nga vjen zëri kundër”. Mjafton të shohësh se si ndryshojnë qëndrim politikanë, deputetë, kryetarë partish, ish-ministra dhe qeveritarë, kur u cënohet interesi, kur u preken paratë, pronat, familja, por jo kur u preket partia. Kjo (pra partia) është e fundit që u ka interesuar dhe u intereson politikanëve në Shqiperi.

Mjafton të dëgjosh se si, një muaj shkojnë nga e djathta, një muaj nga e majta, një muaj tjeter nga qendra majtë, pastaj nga e djathta ekstreme. Por një gjë mbetet e qartë tanimë. Në Shqipëri nuk ekziston politikani idealist. Askush nuk e ka mëndjen ke ideali, tek flamuri, ke statuti, kryesia, apo mbledhjet e partisë. Mjafton ti “ecë drejt tymi i tij”. Mjafton të mos i preken paratë, pronat, mandati, familja, fisi dhe farefisi. Duket sikur në “betejat politike”, kërkojnë “ligj, drejtesi, barazi, demokraci”. Por jo, ata turren për të ruajtur postin, tarafin, hatërllëqet, lirinë e lëvizjes dhe shprehjes pa kufi.

Çdo politikan ka sot “taborrin” e tij, paguan mjaftueshëm sekserin, avokatin, llafollogun, dhe gjithçka që e mbron nga e keqja më e madhe, burgosja. Debatet, akuzat, shigjetimet, paditë, proceset penale, janë tema të ditës, ku “të gjithë janë kundër të gjithëve”. Asnjëherë nuk mund të llogaritësh se, “janë me ty, apo me atë”. Kjo për faktin sepse gjithçka, ka vajtur në kufirin e të qenit “i pacipë, mosmirënjohës, bukëshkalë”, derisa merr paranë. Mjafton të shikosh se si mbushen selitë sot me militantë, dhe nesër gjenden bosh fare, apo se si  në studiot televizive, sot shikon dikë që “mbron me forcë” të djathtën, dhe nesër të mbyt për të majtën. Mes gjithë kësaj zallamahie, i vetmi që mbetet i “shushatur”, duke e gjetur me vështirësi rrugëdaljen, mbetet populli.

Ai që diskuton me zell  stolave dhe kafeneve, mbi politikën, politikanët, fatin e tyre dhe harron  problemet e veta.  Shpesh  populli, e  merr të mirëqenë sherrin, përmbysjen e karrigeve, zjarrin dhe tymin, debatin dhe ultimatumet që vijnë nga frëngjitë e politikës.

Ky është paradoksi që po mban gjallë politikën destruktive për 32 vjet. Ky është problemi që nuk po konturon akoma siç duhet kahet politike, dhe nuk po i jep vendin e duhur çdo politikani, që ka ngritur “çiflikun” e tij edhe brënda selisë së partisë. Politika nuk mund të mbijetojë mbi fate dhe merita mercenarësh, abuzuesish, dhe “heronjsh tranzitorë”. Politika është “arti” i të bërit karrierë mbi meritokraci, jo duke tundur dy gishtat dhe librin e kujtimeve pambarimisht.

Next Post
KQZ vendos sot për shkarkimin nga detyra ose jo të kryebashkiakut të Kuçovës

I dënuar në Greqi për shkelje kufiri, KQZ: Kryebashkiaku i Kuçovës të vijojë detyrën; Celibashi: S'ka arsye pse të...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E rëndë në Shkodër, e moshuara i vë flakën vetes

Ra nga tarraca e hotelit të tij, ndërron jetë 60-vjeçari në Gjirokastër

April 10, 2026
Pashkët të dielën, vijon fluksi i emigrantëve në Kapshticë

Pashkët të dielën, vijon fluksi i emigrantëve në Kapshticë

April 10, 2026
SPAK mbylli hetimet, caktohet gyqtarja që do të shqyrtojë dosjen e ish-deputetit Jurgis Çyrbja

Çyrbja kërkon pafajësi në Apel: Nuk ka prova për nxjerrje të sekretit shtetëror

April 10, 2026
Gogu: “Ne bis in idem”, garanci themelore që shteti nuk ndëshkon dy herë për të njëjtin fakt

Gogu: “Ne bis in idem”, garanci themelore që shteti nuk ndëshkon dy herë për të njëjtin fakt

April 10, 2026
Irani vendos kushtin, ja sa anije në ditë do të lejohen të kalojnë Ngushticën e Hormuzit

Trump kritika për naftën në Hormuz, Irani pezullon bisedimet me SHBA: Ndaloni sulmet në Liban

April 10, 2026
Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

“Varësia nga SHBA, e pashëndetshme”, kreu i NATO-s Aleatët ishin të ngadaltë ndaj Iranit

April 10, 2026
Berisha: Porti i Durrësit, projekt i madh korruptiv

Berisha: Porti i Durrësit, projekt i madh korruptiv

April 10, 2026
Paketa e Maleve, Demo: Ditët e ardhshme miratohen aplikimet e para, do ketë efekt “ortek”

Paketa e Maleve, Demo: Ditët e ardhshme miratohen aplikimet e para, do ketë efekt “ortek”

April 10, 2026
Qeveria miraton projektin “Porta e Alpeve”, Karakaçi: Korridor i integruar mes alpeve dhe detit

Qeveria miraton projektin “Porta e Alpeve”, Karakaçi: Korridor i integruar mes alpeve dhe detit

April 10, 2026

“U shkelën rëndë të drejtat themelore”, Veliaj i drejtohet sërish Kushtetueses: Të shfuqizohet vendimi i 9 shkurtit

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In