Ndjekësit në rrjetet sociale kanë reaguar ashpër pas publikimit të një fotoje nga i ashtuquajturi “Mbreti i Instagramit” në profilin tij, ku një vajzë me bikini është e ulur mbi një breshkë 100 vjeçare.
Breshka gjigante e Galapagos-it rrezikohet nga zhdukja dhe mbrohet me ligj.
Dan Bilzeran-i dallohet për postimin fotografive të tij të cilat pasqyrojnë jetën luksoze, armë, femra dhe udhëtime në destinacionet më të njohura turistike.
Të shumtë janë ndjekësit në rrjetet sociale, por këtë herë duket se fjalët e mira ua kanë lënë vendin kritikave të ashpra për këtë veprim aspak të menduar.