• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Të gjithë kanë bërë seks me krizën

by Lorenc Vangjeli
23/02/2019 18:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli/

Tre dekada pas pluralizmit politik, mbasi ka hapur e mbyllur qerthuj pafund radikalizimi, jo fare papritur, politika shqiptare radikalizohet në një ektrem të panjohur më herët. Ky akt i pazakontë që mund të kishte ndodhur edhe më pare dhe mund të ndodhte edhe më vonë, e ka ndarë Shqipërinë në dy kohë dhe vetë pluralizmin në dy pjesë; në të shkuarën që dihet çfarë ka prodhuar dhe në një të ardhme, e cila premton të afrojë pasiguri dhe pikpyetje pafund.

Në një vend ku çdo e djeshme nxiton të bëhet me shpejtësi histori sepse çdo e nesërme prodhon një thagmë të re, ja vlen të rithirret në apel ndonjë detaj nga e shkuara aspak e lavdishme e radikalizmit politik në Shqipëri, për të kuptuar se çfarë është duke ndodhur tani. Dhe për të bërë një parashikim qoftë dhe të përciptë se çfarë mund të ndodhë në të ardhmen.

Një shembull komik: Kujtohet kush për kryetarin e Qarkut të Fierit??? Ky post ka qenë molla e sherrit, më keq e më kuq se molla që shtyu Adamin në mëkatin fillestar. Për javë të tëra në Shqipërinë e 2013-ës, Brukseli priste të këmbehej me Fierin, por as qeveria e djathtë dhe as opozita e majtë e atëhershme nuk tërhiqej nga ajo betejë që ngjante si luftë finale. Sot ai shkas ngjan pak më shumë se vulgar dhe banal. I mjaftueshëm për të prodhuar ende turp për pikën e ujit ku nxitojnë të mbyten të gjithë kur kompromisin e kërkojnë përmes ultimatumeve dhe negociatën e shohin si mjet për të poshtëruar me humbje negocitorin tjetër.

Djegia e mandateve të opozitës është një shpërthim kamikaz në themel të sistemit që do të thotë: edhe vret atentatorin, edhe thërmon sistemin duke garantuar në mënyrë të sigurt e pothuaj të pakthyeshme të ligën më të madhe të mundshme për publikun, destabilitetin. Tashmë publiku, me të gjitha gjasat, duhet të përgatitet që në përditshmërinë e tij dhe përpjekjet për bukën e përditshme, të lexojë praktikisht e të përgatitet të jetojë realisht manualin e mosbindjes civile. Nga bllokimi i institucioneve e deri përtej bllokimit të rrugëve. Të jetojë nën shenjën e shantazhit të së panjohurës dhe te mesohet me idene e bllokimit te procesit te integrimit, frikes nga destabiliteti dhe cenimit te standarteve demokratike.

 

Nga kjo javë, në Shqipëri asgjë nuk do të jetë si më parë. U bë dhe do të bëhet shumë më keq se më parë! Jo sepse Status Quo-ja e deritanishme ishte më e mira e mundshme, por sepse që mbas ditës pa opozitë legale, zgjidhjet bëhen shumë më të vështira. Këtë javë, qeverisja e Edi Ramës është cënuar në legjitimitetin moral, por jo atë institucional, kurse opozita ka vetëvrarë legjitimitetin e saj institucional, me shpresë se do të fitojë pushtetin e legjitimitetit moral.

 

Përmbysja dramatike e vendit ku bëhet politikë e nxjerr politikën në rrugë duke rikonfiguruar disa palë përballë dhe me ndërkombëtarët që do të vëzhgojnë me kujdes nëse do të kapërcehet masa kritike që do të kërcënojë në mënyrë kritike stabilitetin e vendit.

 

Pse ndodhi? Zakonisht arsyet e vërteta janë përtej atyre që deklarohen nga të dy palët. Ato janë shumë më komplekse dhe të ndërlidhura me mijëra fije me arsyetime serioze politike, por edhe me llogari meskine individuale. Ato kanë për autorë lojtarë lokalë, por edhe frymëzime të tjera që rrinë në hije. Kanë të bëjnë qoftë me reformën në drejtësi dhe fate individësh në politikë që rrezikojnë shumë, qoftë edhe me lëvizjet tektonike në rajon drejt ekuilibresh të rinj gjeopolitikë. Ato kanë të bëjnë, ndoshta, edhe me ndërhyrje fuqish jo aleate me Shqipërinë dhe me orientime e axhenda të ndryshme nga ato që Tirana kërkon strategjikisht. Në botën moderne ekzistojnë shanset edhe që të hedhësh vallen e gabuar sipas një ritmi të diktuar nga një muzikë që as nuk e dëgjon dhe as nuk ke idenë nga vjen.

 

Dy gjëra janë të dukshme sot në Tiranë, duke nisur me rirreshtimin e forcave në tabelën e shahut. Edi Rama është tashmë përballë një pjesë të qytetarëve të tij që as e votojnë dhe as e duan. Kjo është një përqindje shumë më e dukshme se pjesa e qytetarëve të tjerë që votojnë për të. Raporti dinamik mes tyre, pa opozitën në mes, do të nisë të kristalizohet në këto javë të para që e bëjnë edhe dimrin të duket shumë i gjatë, edhe qershorin e zgjedhjeve të duket shumë larg. Bejne qe vete negociata dhe kompromisi te duken si Toka e Premtuar; te gjithe  thone se duan te shkojne aty, por askush nuk di sesi.

Në anën tjetër, opozita ka përballë jo vetëm Edi Ramën, por edhe faktorin ndërkombëtar, kryesisht amerikanë dhe gjermanë që si parim e refuzojnë bojkotin dhe që kanë dhënë sinjale se mund të shkojnë deri në refuzim të bojkotuesve.

Pavarësisht të gjithave, një detaj është i sigurt: kriza në vend është me barrë. Në Shqipëri, zakonisht, krizat pjellin vetëm djaj që thyejnë edhe shishet e tyre. Por, edhe pse të gjithë ja përcjellin njëri-tjetrit mëkatin e lënies së krizës me barrë, të gjithë bashkë, padyshim, kanë bërë seks me krizën. Dhe e kanë ftuar dhe njëherë si përherë vendin që të ecë gjatë, në terr e kuturru në Rrugën e Mëndafshit tonë Autokton, që në shqipen normale quhet thjesht Rruga e L…shit! (Javanews)

 

 

 

Next Post
PD kthehet në ‘origjinë’, Paloka sulmon Ramën me bojë stilolapsi

“Kam gjithë jetën thuthuq”, Paloka: I dhashë Ramës atë që meritoi!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

March 22, 2026
Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

March 22, 2026
Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

March 22, 2026
Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

March 22, 2026
Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

March 22, 2026
PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

March 22, 2026
Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

March 22, 2026
Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

March 22, 2026
Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

March 22, 2026
Protestuesit drejtohen nga ish-Blloku, molotovët thyejnë xhamat e bizneseve buzë rrugës

Protestuesit drejtohen nga ish-Blloku, molotovët thyejnë xhamat e bizneseve buzë rrugës

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In