• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Të gjithë, (jo) në mbrojtje të Irfanit

by A R
04/09/2022 12:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Opinion nga Artur Ajazi

Prishja e ligjshme e ndërtimeve pa leje në “Prestige Resort”, duket sikur ringjalli “zemëratën” e papritur të çdo mbrojtësi që paguhet nga Irfan Hysenbelliu. Nxituan deputetë, drejtorë të medias së tij, nxituan analistë zarfesh dhe ata që punojnë në resort, duke mos harruar të intervistojnë edhe ndonjë turist të huaj, që i hutuar nuk dinte ç’të thoshte lidhur me ngjarjen e pritshme. Irfani kishte vite që nuk paguante detyrimet ndaj shtetit, ashtu siç kishte vite që nuk plotësonte kushtet e lejes së dhënë, dhe kjo ishte arsyeja më e fortë e aksionit të IKMT.

Fillimisht aksioni dukej si tendecioz dhe i qëllimshëm, ende pa dalë reagimi nga institucionet e qeverisë. Por kur Ministria e  Brëndshme, IKMT-ja dhe ajo e Turizmit dolën me deklaratë dhe reagim  zyrtar, gjithçka u qartësua. Ekranet e Irfanit u mbushën me deklarata dhe thirrje “qeveri e poshtër, prishi imazhin e resortit, dëmtoi turizmin, duan ti mbyllin gojën medias së lirë”. Irfani e shftytëzoi mrekullisht median e tij, për tu viktimizuar, madje u tha se “drejtësia do të japë verdiktin e saj për këtë goditje të Ramës”.

Askush, nuk tha një fjalë të vetme për shkeljet e bëra, për 2 pishinat e ndërtuara pa leje, për gardhiqet e shëmtuara, askush nuk ju referua dokumentacionit zyrtar  dhe paralajmërimit që e disponon edhe pala e dëmtuar, askush nuk tha se “Irfani ishte paralajmeruar 6 vite më parë për kushtet dhe kriteret që duhej të zbatonte”, por të gjithë ju sulën kryeministrit. Madje Irfani nxitoi të fuste në “vallen” e tij të paligjshmërisë edhe emra të njohur të politikës, (duke publikuar foto) për ti implikuar ata në lojën  dhe shkeljet e tij ligjore. Ai në fakt, është një prej atyre që vizitën e ndonjë politikani apo kryeministri në televizionin apo resortin e tij (thjesht për kortezi), e sheh  dhe përdor si mbrojtje të sigurtë për rritjen dhe zgjerimin e biznesit, edhe pse duke shkelur ligjet dhe normat e vendosura nga shteti. Sali Berisha (që dikur e quante Fanen (kapterri i Taulantit, që zhvat paratë e inceneratorëve) nxitoi i pari të mbronte zaptuesin e 4 mijë metrave katrore në bregdet, duke e quajtur atë “qëndrestar i paepur i regjimit të Ramës”.

Aksioni i ligjshëm i IKMT-së, nxorri zbuluar ndotjen  e madhe të një pjese të mirë të politikës aktuale në Shqipëri, dhe atyre që paguhen nga oligarkët e medias së kapur, që nuk paguajnë as detyrimet ndaj shtetit. Por sot kur gjithçka u zbulua, të gjithë janë kundër Irfanit, të gjithë janë kundër atij që nuk njeh kufinj në rritjen e pasurisë dhe shkel ligjin, madje arrin deri aty, sa nuk paguan as detyrimet ndaj shtetit. Kjo praktikë  duhet të marrë fund. Ligji duhet të jetë i ashpër ndaj kujdo që pasurohet duke përdorur foton me ndonjë politikan apo kryeministër, për të  zgjeruar  gardhiqet e biznesit apo katet e pallatit që ndërton. Irfani ka vite që keqpërdor miqësitë, takimet apo vizitat e ndonjë qeveritari në studiot e televizionit tij, por duket se kjo “nuk i eci” gjatë  me Edi Ramën.

Next Post
Do të paguhen 12 euro për një orë pune/ Lajm i mirë për shqiptarët e Gjermanisë, nga 1 tetori rritet paga minimale

Gjermania shpall paketën antikrizë: Përfitojnë studentët dhe pensionistët!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“E veçantë, ka gjithçka!”, media britanike liston 12 vendet më të mira për t’u vizituar në Shqipëri gjatë 2026-ës

“E veçantë, ka gjithçka!”, media britanike liston 12 vendet më të mira për t’u vizituar në Shqipëri gjatë 2026-ës

March 28, 2026
Prezantohej si zyrtar i shtetit dhe mashtroi mbi 35 biznese, në pranga 26-vjeçari nga Saranda!

Prezantohej si zyrtar i shtetit dhe mashtroi mbi 35 biznese, në pranga 26-vjeçari nga Saranda!

March 28, 2026
Aeroplanmbajtësja amerikane “George Bush” niset drejt Lindjes së Mesme

Aeroplanmbajtësja amerikane “George Bush” niset drejt Lindjes së Mesme

March 28, 2026
“Game over 3”, u kapën duke vënë baste sportive online, arrestohen 2 persona në Krujë, 1 i proceduar

“Game over 3”, u kapën duke vënë baste sportive online, arrestohen 2 persona në Krujë, 1 i proceduar

March 28, 2026
Rrëshqiti nga shkëmbi, humb jetën i moshuari në Klos

Sherr me thika mes 4 personash në një servis makinash në Korçë, 1 i plagosur

March 28, 2026
Aksident i trefishtë në aksin Thumanë-Fushë Krujë, plagosen dy persona

Aksident i trefishtë në aksin Thumanë-Fushë Krujë, plagosen dy persona

March 28, 2026
Analiza: Si po e detyron lëvizja Maga Donald Trump të ndryshojë kurs

Analiza: Si po e detyron lëvizja Maga Donald Trump të ndryshojë kurs

March 28, 2026
Hyn në fuqi “Bordi” për karburantet, në mbledhjen e parë përcaktohen çmimet tavan

Bordi i Transparencës rrit sërish çmimin e naftës

March 28, 2026
Nga nesër rikthehet ora verore, akrepat do të zhvendosen 60 minuta para

Nga nesër rikthehet ora verore, akrepat do të zhvendosen 60 minuta para

March 28, 2026
Tajlanda arrin marrëveshje me Iranin për kalimin e naftës në Ngushticën e Hormuzit

Tajlanda arrin marrëveshje me Iranin për kalimin e naftës në Ngushticën e Hormuzit

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In