• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Të gjithë fajtorët e pafajshëm  

by Lorenc Vangjeli
21/01/2017 10:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

Deputeti i Vlorës Dashamir Tahiri humbi përfundimisht të premten mandatin e tij parlamentar. Praktikisht zoti Tahiri nuk ka më asnjë mundësi praktike që të hyjë në sallën e Kuvendit.  Gjykata Administrative rrëzoi kërkesën e tij për të pashpallur të pavlefshëm vendimin e pak kohëve më parë të KQZ-së dhe rikonfirmoi atë që shtatë arbitrat zgjedhorë – më saktë, katër kundër tre të tillëve – kishin vendosur më herët për zotin Tahiri. E njëjta histori, me të njëjtin standart ligjor tashmë të vendosur nga politika në fillim dhe drejtësia shqiptare më pas, do të përsëritet këto ditë edhe për deputetin tjetër të Vlorës Shkëlqim Selami dhe kryetarin e bashkisë së Kavajës Elvis Roshi. Edhe hyrja e mundshme e Gjykatës Kushtetuese në këtë çështje, në të gjitha rrethanat nuk do të sillte asnjë risi. Edhe një vendim i mundshëm “ekstrem” i saj për të goditur ligjin e dekriminalizimit si antikushtetues, nuk do të ndryshonte asgjë në fatet personale të të shenjuarve nga ligji. Për shkak të kohës së pamjaftueshme dhe për shkak të klimës që tani e ka nxjerrë nga moda këtë tipologji politikani.

Këtu ka filluar, por nuk ka mbaruar. Një listë informale me rreth 12 emra personazhesh të tjerë të profilit të lartë politik, deputetë dhe tre kryetarë bashkie, ka nisur të qarkullojë në media si “dyzina” tjetër e “krimit që ka depërtuar në politikë”. Lista i përket të gjithë spektrit politik të vendit dhe prek të gjitha partitë parlamentare në vend. Mendohet se numri në total i personave në funksione të tilla mund të shkojë deri në 20. Vetëm në parlament gjykohet se do të largohet rreth dhjetë për qind e trupës ligjvënëse në Shqipëri. Një shifër jashtëzakonisht e lartë e të zgjedhurve të prekur, ndërsa për momentin, nuk mund të llogaritet dot sesa do të jetë ajo në nivele më të ulta të të emëruarve. Por me të gjitha gjasat janë shumë.

Me standartin e vendosur në rastin e zotit Tahiri, marrëdhënia e tyre me sistemin e drejtësisë shqiptare quhet fakt i kryer dhe punë e mbyllur. Askush nuk mund të dijë se çfarë do të ndodhë nëse këta të zgjedhur do të ankimohen në gjykatën evropiane të të drejtave të njeriut, por kushdo e merr me mend, se tashmë lumi i hallit shqiptar është kaluar. Dhe se me të shkuarën, më pas nuk merret më asnjëri. Dhe askush nuk do të kujtohet për shkëlqimin – për aq sa ishte i tyre dhe ndëshkimin – ashtu siç ishte, për po të të njëjtëve personazhe. Disa prej listës, madje, edhe shumë simpatikë e të pazakontë. Duke qenë dhe duke mbetur dhe më tej të gjithë fajtorë pa faj!

Listat e deputetëve janë përcaktuar formalisht nga forumet e partive dhe praktikisht kanë pasur vulën e kryetarëve të tyre. Ka shumë gjasa që as kryeministri Rama, as Doktor Berisha dhe as Ilir Meta apo dhe Shpëtim Idrizi nuk kanë pasur dijeni të plotë për të shkuarën kriminale, pothuaj kriminale ose së paku të dyshimtë të njerëzve që ata thirrën nën armë për betejën elektorale. Ligji mjaftohej me kërkesën e dorëzimit të dëshmisë së penalitetit dhe kjo pikë e ligjit, të paktën formalisht, është respektuar në të dy rastet pikë për pikë.

Shtrëngesa e re e ligjit, rritja e numrit të filtrave pengues dhe ashpërsia ekstreme e ligjit të dekriminalizimit që shkon dhe vepron edhe mbi të shkuarën, janë thjesht mjete dhe teknikalitete për të mos lejuar përsëritjen në të ardhmen të këtij skenari edhe dramatik, edhe qesharak. Por të gjitha ato janë të paplota sa kohë që zbatimi i ligjit nuk shoqërohet me vullnet politik dhe mbi të gjitha, me një moral tjetër politik, që nuk do të lejonte këtë lloj emergjence edhe morale, edhe ligjore, edhe politike të krijuar në vitet e fundit. Duke krijuar një rreth vicioz, esktravagand dhe jashtëzakonisht të çuditshëm: kur të gjithë janë në mëkat, por të gjithë janë të pafajshëm. Dhe si zakonisht, sa më i madh mëkati, aq më e madhe bëhet në mënyrë paradoksale edhe shpërblesa!

P.S. E Premtja e Zezë e 21 Janarit, gjashtë vjet më pas në kalendar është e shtunë. Të afërmve të viktimave pas një kalvari të vërtetë me drejtësinë, ju njoh një dëmshpërblim financiar. Edi Rama, si kryetar i opozitës, nuk mundi t’u prijë protestuesve të dikurshëm, por kësaj here, në muajt e fundit të mandatit të tij të parë kryeministror, udhëhoqi idenë politike për të dhënë atë që mundej përballë asaj që mungon pavarësisht edhe atij vetë. Dha shpërblim financiar sepse drejtësi as ai nuk jep dot. Thjesht nuk mundet. Nuk mundet edhe nëse do të donte dhe do të kujtonte një nga arsyet e ardhjes së tij në qeverisje. Demokracia është ndarje pushtetesh. Në këtë vend hallet më të mëdha janë krijuar kur është bashkuar në një edhe efendiu i pushtetit, edhe kadiu i drejtësisë. Dhe natyrisht hallet nuk janë zgjidhur, edhe pse të pafajshëm mbeten gjithmonë vetëm viktimat, edhe pse gjithmonë nderohen vetëm të vdekurit!

Next Post
Duan të arrestojnë vëllain e Ban Ki-Moon, akuzohet se mori ryshfete

Duan të arrestojnë vëllain e Ban Ki-Moon, akuzohet se mori ryshfete

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

McAllister nuk e takoi Berishën/ Sondazhi: Sinjali më i fortë i izolimit personal

McAllister nuk e takoi Berishën/ Sondazhi: Sinjali më i fortë i izolimit personal

February 23, 2026
“Molotovi, armë vdekjeprurëse! Të futet në Kodin Penal”, Erjon Braçe reagon për protestën e opozitës

SONDAZHI: 80% e qytetarëve kundër molotovëve në protestat e Sali Berishës!

February 23, 2026
SHBA-të urdhërojnë largimin e stafit nga ambasada në Bejrut mes tensioneve me Iranin

SHBA-të urdhërojnë largimin e stafit nga ambasada në Bejrut mes tensioneve me Iranin

February 23, 2026
Zef Mazi: Çfarë na tha Nënë Tereza, mua dhe Ramiz Alisë kur e pritëm në Rinas!

Zef Mazi: Çfarë na tha Nënë Tereza, mua dhe Ramiz Alisë kur e pritëm në Rinas!

February 23, 2026
“Balluku nuk ka bërë presion”/ Haxhiu: Sokol Balla nuk është i përfshirë, thirrja në SPAK, taktikë e prokurorëve…

“Balluku nuk ka bërë presion”/ Haxhiu: Sokol Balla nuk është i përfshirë, thirrja në SPAK, taktikë e prokurorëve…

February 23, 2026
Asnjë tërheqje bankare dhe zero shpenzime: GdF i sekuestron shqiptarit vilën prej 500 mijë eurosh

Asnjë tërheqje bankare dhe zero shpenzime: GdF i sekuestron shqiptarit vilën prej 500 mijë eurosh

February 23, 2026
Gjin Gjoni elozhe Berishës: Nëse ne deputetët do punonim sa ai, Rama do kishte rënë me kohë!

Gjin Gjoni elozhe Berishës: Nëse ne deputetët do punonim sa ai, Rama do kishte rënë me kohë!

February 23, 2026
Flet ambasadori Mazi: 1997-a u bë për të dobësuar Shqipërinë dhe për t’i ulur kokën Kosovës!

Flet ambasadori Mazi: 1997-a u bë për të dobësuar Shqipërinë dhe për t’i ulur kokën Kosovës!

February 23, 2026
Rreth 18 orë seancë plenare, miratohet paketa e ndryshimeve në Kodin Penal

‘Nuk do të ketë më arreste pa…’, analisti zbulon propozimin e ri të PS: Ligj për të vendosur standardin e Rumanisë

February 23, 2026
“Policia po vjen, mos e rruaj k**in”, gjyqtari përfshihet në përplasje me pronën

“Policia po vjen, mos e rruaj k**in”, gjyqtari përfshihet në përplasje me pronën

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In