• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Të gjithë e kanë një plan…deri më 30 qershor

by Lutfi Dervishi
25/06/2019 14:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lufti Dervishi

Shumica ka në plan që të zhvillojë zgjedhjet aty ku mundet dhe të ecë përpara duke hedhur mbi kurriz edhe 61 bashkitë.

Opozita e ka shpallur planin se do të bëj të pamundurën që të mos ketë votime më 30 qershor. Bashkitë që kontrollohen nga opozita kanë bërë edhe letra publike në adresë të KQZ-së dhe ministrit të Brendshëm duke njoftuar se do të bëjnë gjithçka për të respektuar dekretin e Presidentit të Republikës.

Presidenti Republikës ka në plan që të bëj cc’është e mundur që dekreti që anullon zgjedhjet e 30 qershoriti botuar në fletoren zyrtare të zbatohet.

Parlamenti e ka në plan të vijojë me procedurat për shkarkimin e Presidentit.

Ndërkombëtarët e kanë një plan të qartë deri më 30 qershor për të respektuar “kuadrin kushtetues” dhe institucionet shqiptare.

Media e ka një plan për të “mbuluar” datën 30 qershor.

Katër ditë para 30 qershorit duket se e vetmja gjë për të cilët palët bien dakord është se më 30 qershor do të jetë ditë e dielë dhe eventualisht ndoshta bien dakord që të nesërmen është ditë e hënë dhe data do të jetë 1 korrik 2019.

Po zgjidhja?

Votimet e datës 30 qershor ku shpresohet që shumica nuk do të marrë më shumë se 61 bashki nuk e zgjidhin krizën politike.

Shumica e sheh zgjidhjen tek “fatura” e rëndë që do të paguajë opozita për bojkotin e Parlamentit dhe mos futjen në zgjedhje lokale. Zgjidhja shihet tek “proceset e brendshme” brenda opozitës. Zgjidhja shihet jo tek “mundja” në garë e kundërshtarit, por tek shkatërrimi i tij.

Opozita e sheh zgjidhjen tek “kaosi” eventual i 30 qershorit ose më largpamësit e shohin tek obeziteti i pushtetit që duke marrë gjithçka i zë syri, nuk do të ketë stomak për t’i bërë vend gjithë “presë”. Opozita e sheh edhe ajo zgjidhjen tek “shkatërrimi/asgjësimi” i kundërshtarit.

Ndërkombëtarët e shohin zgjidhjen hap pas hapi duke testuar sa rrugën legale aq edhe realitetin politik në vend.

Për të shkuar drejt zgjidhjes….

Receta është e vjetër dhe e testuar mes sukses në plot vende.

Politikani duhet të sillet si politikan dhe jo si bandidt!

Politika duhet përdorur si art i kompromisit dhe jo si art i konfiliktit!

Partitë duhen trajtuar si organizata politike dhe jo si banda!

Zgjidhja kërkohet te dialogu, dëgjimi tjetrit, te marrëveshja, te kompromisi e o te forca, bulizmi, kërcënimi dhe dhuna!

Interesat e vendit janë mbi ato të partisë, familjes dhe individit.

Deri më tani shohim politikanë që ecin në gjumë dhe flasin në jerm.

Loja me zjarrin – kur kalon caqet lojës- bëhet më e rrezikshme dhe fatura shumë e rëndë për t’u shlyer. Zgjidhja do të vijë.

Pyetja është me çfarë çmimi?!(Tema)/l.m

Next Post
Shenja më me fat për sot, 10 Korrik 2018

Horoskopi ditor, e Mërkurë 26 Qershor 2019

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

March 26, 2026
“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

March 26, 2026
Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

March 26, 2026
Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

March 26, 2026
Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

March 26, 2026
BBC: Rritet çmimi i karburanteve nga frika e luftës në Izrael

Pasojat ekonomike të luftës- Vendet marrin masa për të ulur ndikimin e konfliktit në Lindjen e Mesme

March 26, 2026
Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

March 26, 2026
Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

March 26, 2026
Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

March 26, 2026
“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In