• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Të gjithë e bëjnë në pishinë

by Java News
11/12/2015 14:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

Ka një tendencë për t’i relativizuar të gjithë e gjithçka dhe kjo është një tendencë njerëzore. As e mirë dhe as e keqe. Eshtë thjesht normale. Ka një prirje për të shuar kufirin mes diferencave, për të shuar vetë diferencat dhe për të konsideruar diferencë të vetme, jo çfarë nuk është më e mirë se tjetra, por çfarë është më pak e keqe. Aq e dukshme është një gjë e tillë në politikën e përditshme shqiptare, në sherrin e përditshëm të saj, nga e hëna në të hënë, nga vjeshta në vjeshtë dhe nga viti në vit, sa gjithçka duket si një anekdodë e përsëritur që të bën gjithmonë e më pak për të qeshur. Ose ngjan se shpjegohet po me një nga anekdodat e hershme që u shpik kur u shpikën pishinat: “Gruaja i bërtet të shoqit sepse ai urinonte në pishinën publike. Burri shfajësohet duke thënë se të njëjtën gjë, bëjnë të gjithë burrat. “Dakort, por fshehurazi. Jo si ty që hipën në majë të trampolinës!”, i ulërin gruaja e fyer.  Që si të gjitha gratë ka të drejtë.

Marrëdhëniet burrë-grua, kur kjo është një marrëdhënie normale dhe jo thjesht në kuptimin bashkëshortor të fjalës, në një farë mënyre, i ngjajnë marrëdhënieve mes pozitës dhe opozitës. Që herë njëra dhe hera tjetra qeveris dhe vendos për të dy. Që hera njëra dhe hera tjetra ka të drejtë në “menaxhimin, çuarjen para apo dhe thyerjen e marrëdhënies së besimit. Deri në momentin që ndarja pas darkës së votimit nuk ka vetëm një natën e mirë të zakonshme, por dhe një lamtumirë të trishtë”.

Në gjuhë të zgjedhur, ky quhet rotacion politik. Por a është ky momenti që në Shqipëri të flitet për tre pasoja të njëpasnjëshme nga një shkak i vetëm? Pra, a është ky momenti që qeveria Rama të dorëhiqet, që të krijohet një qeveri teknike dhe vendi të kalojë në zgjedhje të parakohshme? Sipas kryetarit të Partisë Demokratike kjo është rruga e vetme. Duke bërë opozitë sipas stilit të çdo opozite të mëparshme në Shqipëri, që e sheh kundërshtarin pak më të zi se djallin, Basha mendon se vetëm një zgjidhje e re politike mund “…të largojë qeverinë djallëzore të Ramës dhe Metës”! Dhe për ta realizuar një gjë të tillë, beson se do të ketë protesta pafund e deri dhe mosbindje civile, çka është shkalla më e lartë e ndeshjes politike në demokraci.

Pak a shumë të njëjtat gjëra, por me ton tjetër, retorikë tjetër dhe të njëjtat pritshmëri tek pasuesit e tij, përmendte Edi Rama në mandatin e tij të dytë si opozitar, në 2009-ën. Ju deshën edhe katër vjetër të tjera, ju desh të gjente ton tjetër, aleanca te reja, sjellje dhe strategji të tjera për të ardhur në pushtet. Tani që e bën Basha këtë déjà vu, të paktën për simetri, traditë dhe logjikë, i bie që edhe ai të presë së paku dy vjet të tjerë në opozitë, ose edhe gjashtë të tillë, nëse ende do të prisnin suksesin e tij në partinë demokratike.

Nga qershori i këtij viti kur PD humbi me një rezultat gati të ngjashëm me atë të 2013-ës, pavarësisht shfajësimeve dhe akuzave të zakonta për grabitjen e zgjedhjeve, nuk ka ndryshuar ndonjë gjë e madhe. As PD nuk është shndërruar në alternativën e vetme politike në vend dhe as qeverisja dy polare e të majtës nuk ka konsumuar as mandatin dhe as humorin e duhur për të qeverisur vendin.

PD dhe Basha kanë ende një kalvar të gjatë përpara. Karremi që i hidhet zakonisht militantëve për zgjedhje të parakohshme, për beteja finale që sjellin fitoren finale të luftës, pra rikthimin në qeveri, përdorimi i topave përpara fjalëve bëjnë kuptim vetëm në momentin e parë. Krijojnë adrenalinë, ngjallin shpresa, ndezin – në rastin më të mirë – buzëqeshje dhe jo zjarre, por më pas të lenë të ftohtë në zjarret mbetur pa fikur, zhgënjejnë thellë dhe tkurrin mendje, trupa dhe shpirtëra opozitarë. Duke e bërë çuditërisht, qeverisjen më të fortë dhe opozitën më të vetmuar! Për fat të keq!

Postprotesta e Partisë Demokratike, ndeshja e numrave, ideve apo dhe përplasja me bunkerin pluralist, që ndryshe nga sa mendohej, ishte pothuaj i vërtetë si kushërinjtë e tij komunistë dikur, solli dhe dilemën e rradhës. U shkaktuar dëme në qytet, por kush do t’i paguajë? Dikur i paguante qyteti, domethënë të gjithë në përgjithësi dhe ca të arrestuar në veçanti, që rriheshin nëpër komisariate pas protestave, edhe pse tortura ishte dhe është rreptësisht e ndaluar ligjërisht.

Kësaj rradhe, kryetari i Bashkisë nisi një faturë gjobe shumëmilionëshe në adresë të PD-së. Basha u përgjigj në një mënyrë befasuese, të huaj për fjalorin e tij të zakonshëm dhe të papërshtatshme për të folurin në publik se gjobën do ta paguante me “…një kastravec 163 milimetra të gjatë”!

Veliaj ju përgjigj nga ana e tij duke përmendur të njëjtën perime, por në kuptimin popullor të fjalës duke ju referuar hyrje-daljes së Bashës në katër vjetët e tij në bashkinë e Tiranës. Edhe më rëndë e çon sherrin politik një tjetër deputet i PD-së që përmend nënën e kryebashkiakut aktual.

Nga e majta janë ende duke menduar një përgjigje të hidhur që përveç perimes ujëshumë, kastravecit, të përmbajë dhe frutin e parapëlqyer të pjeshkës, por deri tani asnjë version nuk i ka bindur që ta hedhin në treg si batutë.

Dhe si të mosmjaftonte e gjitha kjo, si në një teatër absurd, polici bashkiak që kishte firmosur gjobën, pretendon se i kanë fallsifikuar firmën dhe padit në prokurori.

E vetmja gjë e pasigurt është se askush nuk di të thotë sesi dhe se kush do të paguajë dëmtimet që ju shkaktuan qytetit. Sepse gjithçka do të relativizohet. Sepse pakkush do të ketë nge, kohë dhe kujtesë për t’u marrë me diferencat dhe detajet deri në momentin e protestës së re me kërkesën e vjetër që nga koha kur u shpik opozita: hajde të bëjmë zgjedhje të parakohshme! E thënë ndryshe ndaj qytetarëve: Më jepni një shans tjetër!

Deri atëherë qytetarët që do të vazhdojnë të jenë ende larg kutive të votimit, do të kenë bindjen se të gjithë e bëjnë një punë të keqe brenda në pishinën e pushtetit dhe kjo është normale. Problem krijojnë vetëm ata që e bëjnë urinën nga trampolina!

Next Post

Fondet e Bashkimit Evropian, Serbia përfiton dyfishin e Shqipërisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndryshon mosha e daljes në pension për gratë, shkon në 62 vjeç, rritet vjetërsia në punë për burrat

Ndryshon mosha e daljes në pension për gratë, shkon në 62 vjeç, rritet vjetërsia në punë për burrat

January 2, 2026
Numërimi i votave në Kosovë drejt fundit, kush janë kryesuesit që priten të ulen në karriget e deputetëve

Numërimi i votave në Kosovë drejt fundit, kush janë kryesuesit që priten të ulen në karriget e deputetëve

January 2, 2026
Po i hedh benzinë zjarrit”/ Shfuqizimi i urdhrave për antisemitizmin, Izraeli akuza të ashpra ndaj kryebashkiakut të ri të Nju Jorkut

Po i hedh benzinë zjarrit”/ Shfuqizimi i urdhrave për antisemitizmin, Izraeli akuza të ashpra ndaj kryebashkiakut të ri të Nju Jorkut

January 2, 2026
Sektori minerar në ‘lupën’ e inspektorëve gjatë 2026-ës për pagimin e taksave, tatimet: 268 mln € gjoba

Sektori minerar në ‘lupën’ e inspektorëve gjatë 2026-ës për pagimin e taksave, tatimet: 268 mln € gjoba

January 2, 2026
Zelensky njofton kreun e ri të shërbimit të Inteligjencës Ushtarake në Ukrainë

Zelensky njofton kreun e ri të shërbimit të Inteligjencës Ushtarake në Ukrainë

January 2, 2026
Ngjeshet kalendari i ndeshjeve në 2026-n, për herë të parë UEFA aplikon një format të tillë, ja kur dhe si do të luajë Shqipëria

Ngjeshet kalendari i ndeshjeve në 2026-n, për herë të parë UEFA aplikon një format të tillë, ja kur dhe si do të luajë Shqipëria

January 2, 2026
“Punonin bashkë burrë e grua”, flasin fqinjët në Orikum: Jemi të tronditur nga ngjarja, na ra si bombë

“Punonin bashkë burrë e grua”, flasin fqinjët në Orikum: Jemi të tronditur nga ngjarja, na ra si bombë

January 2, 2026
Po trafikonte kokainë për festat, 19-vjeçari shqiptar kapet natën e ndërrimit të viteve

Po trafikonte kokainë për festat, 19-vjeçari shqiptar kapet natën e ndërrimit të viteve

January 2, 2026
Kryeministri Donald Tusk: Polonia do të ndërtojë ushtrinë më të fuqishme në Evropë

Kryeministri Donald Tusk: Polonia do të ndërtojë ushtrinë më të fuqishme në Evropë

January 2, 2026
Zotin e zëvendëson vetëm një qenie, nëna!

Zgjidh Kosovën!

January 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com