• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Të gjithë bëjnë sikur “besojnë” Lulin për nesër…

by Mero Baze
26/01/2018 20:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze/

Të gjithë po bëjnë sikur janë dakord me Lulzim Bashën për ditën e nesërme. Partnerja e tij në opozitë biles është një hap më para, pasi po kërcënon për tërheqje zvarrë të qeverisë.

Me një retorikë të shtuar të gjuhës së forcës dhe dhunës verbale, opozita po shkon drejt protestës së nesërme e mbushur me dilema, nëse duhet ta paralajmërojë dhunën, apo të jetë e butë për të tërhequr në protestë dhe fëmijët e gratë, siç thërret Berisha dhe Basha. Mes huliganëve që thërret nën armë LSI, dhe fëmijëve që thërret Basha, vërtitet në të vërtetë anarkia dhe dilema e opozitës, se çfarë të bëjë me protestën e nesërme. Dhe duket se është një hall i vërtetë.

Protesta e paralajmëruar si e dhunshme, ose siç thotë Monika, që “nuk mbajmë përgjegjësi çdo bëjë populli nesër”, nuk është protestë, por demonstrate, dhe si e tillë, është çështje trimash, jo fëmijësh e grash. Protesta siç e kërkon Basha, është protestë popullore paqësore, por nuk bën dot atë që thotë Basha. Si për ironi të fatit, dhe kritikët e Bashës brenda PD, bëjnë sikur janë dakord me protestën. Dhe ata kanë thënë se do të shkojnë në protestë, por nuk do rrijnë afër Bashës, por në turmë me popullin, aty ku i ka lënë Basha prej vitit të shkuar.

Edhe ata bëjnë sikur seç presin nesër nga protesta, pasi bëjnë sikur besojnë Bashën, që do jetë protestë e madhe dhe do përmbysë qeverinë. Dhe në fakt, janë duke pritur të dielën, më shumë se të shtunën.

Bashën po bën sikur e beson dhe shtypi. Të gjithë pa përjashtim, publikojnë deklarata e tij, pritshmërinë e tij, dhe askush nuk po ja prish ëndrrën për të mbledhur njerëz në bulevard.

Se dhe ata presin një ditë më pas për të parë çdo të bëjë Basha.

Ndërkombëtarët po ashtu. Si rrallëherë nuk janë shqetësuar nga thirrjet për dhunë, as nga talljet e Strazimirit dhe Tit Vasilit për ambasadorin Lu,  por po bëjnë sikur janë dakord të shikojnë një protestë të opozitës, edhe pse në thelb protesta është kundër tyre dhe reformës në drejtësi. Janë duke parë se çfarë fuqie ka opozita për ta bllokuar atë. Dhe po ashtu, presin të dielën.

Qeveria po ashtu po bën sikur e ka marrë seriozisht. Edi Rama nuk lë rast pa treguar aftësitë e tij regjisoriale dhe bën sikur merret me skela tek dera e Kryeministrisë, me shpresë se po i tërheq atje si beze e kuqe.

Në fakt, të gjithë që bëjnë sikur besojnë Lulin për nesër, janë duke pritur ditën pas nesër. Për t’i thënë Lulit, sikur nuk i kishim kështu fjalët!

Next Post
Radikalizmi politik, Bugajski: SHBA të ndërhyjë me strategji të fuqishme në Ballkanin Perëndimor!

SHBA: Do nënshtetësinë amerikane?! Ja kushti për 1.8 milionë emigrantë të paligjshëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gazetari për opozitën: Ka halle të tjera, kë të qajë më parë

Gazetari për opozitën: Ka halle të tjera, kë të qajë më parë

March 28, 2026
“Humbje që dhemb shumë”, Arbër Hoxha tregon vuajtjen në mbrëmjen e “hidhur” të 26 marsit

“Humbje që dhemb shumë”, Arbër Hoxha tregon vuajtjen në mbrëmjen e “hidhur” të 26 marsit

March 28, 2026
“E veçantë, ka gjithçka!”, media britanike liston 12 vendet më të mira për t’u vizituar në Shqipëri gjatë 2026-ës

“E veçantë, ka gjithçka!”, media britanike liston 12 vendet më të mira për t’u vizituar në Shqipëri gjatë 2026-ës

March 28, 2026
Prezantohej si zyrtar i shtetit dhe mashtroi mbi 35 biznese, në pranga 26-vjeçari nga Saranda!

Prezantohej si zyrtar i shtetit dhe mashtroi mbi 35 biznese, në pranga 26-vjeçari nga Saranda!

March 28, 2026
Aeroplanmbajtësja amerikane “George Bush” niset drejt Lindjes së Mesme

Aeroplanmbajtësja amerikane “George Bush” niset drejt Lindjes së Mesme

March 28, 2026
“Game over 3”, u kapën duke vënë baste sportive online, arrestohen 2 persona në Krujë, 1 i proceduar

“Game over 3”, u kapën duke vënë baste sportive online, arrestohen 2 persona në Krujë, 1 i proceduar

March 28, 2026
Rrëshqiti nga shkëmbi, humb jetën i moshuari në Klos

Sherr me thika mes 4 personash në një servis makinash në Korçë, 1 i plagosur

March 28, 2026
Aksident i trefishtë në aksin Thumanë-Fushë Krujë, plagosen dy persona

Aksident i trefishtë në aksin Thumanë-Fushë Krujë, plagosen dy persona

March 28, 2026
Analiza: Si po e detyron lëvizja Maga Donald Trump të ndryshojë kurs

Analiza: Si po e detyron lëvizja Maga Donald Trump të ndryshojë kurs

March 28, 2026
Hyn në fuqi “Bordi” për karburantet, në mbledhjen e parë përcaktohen çmimet tavan

Bordi i Transparencës rrit sërish çmimin e naftës

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In