• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Të gjithë bashkë t’i japim Shqipërisë vendin që i takon, duhet harmoni

by Java News
24/07/2022 19:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Bajram Begaj

E nderuar zonja Kryetare e Kuvendit,  I nderuar Zoti Kryeministër, Të nderuar ministra e deputetë, Të nderuar ambasadorë dhe trup diplomatik, Të nderuar përfaqësues të komuniteteve fetare,  Të dashur qytetare, Është nder për mua, ti drejtohem Kuvendit si President i Republikës.  Ju faleminderit për besimin! Jam plotësisht i vetëdijshëm, se mbi privilegjin e të qënurit qytetarit të parë të Republikës, rëndon përgjegjësia e përfaqësimit të unitetit tonë kombëtar, unitetit të pritshmërive dhe aspiratave të bashkëqytetarëve tanë. Kjo përgjegjësi vjen në një moment historik për vendin tonë.

Shqipëria jonë e dashur, ka hyrë në një rrugë të pakthyeshme europiane; trashëgimia e mëhershme e dilemave dhe e dyshimeve për orientimin e saj, i takon tashmë së shkuarës. Shqipëria europiane, sot premtim e nesër realitet, është kurora e ëndrrës më të bukur historike të popullit shqiptar; është përmbushja e projekteve shekullore të njerëzve më të ditur të vendit; është testamenti i ardhur prej historisë dhe bekimi i së ardhmes. Shqipëria europiane është Shqipëria e Gjergj Kastriotit dhe e Nënë Terezës, e Ismail Qemalit dhe e Fan Nolit; është Shqipëria e rinisë antifashiste dhe e studentëve të dhjetorit; është Shqipëria e qytetarëve që kanë dhunti e zotësi për të konkurruar e fituar në një shoqëri të bazuar mbi meritën.

Jemi ulur në tryezën e dialogut për të provuar kapitull pas kapitulli, denjësinë tonë si vend e shtet, me pjekuri politike për t’u vetëqeverisur me norma ligjore europiane. Unë e njoh, e mbështes dhe e respektoj punën e qeverisë. Por përpjekja dhe dëshira nuk mund të justifikojnë asnjë dështim. Unë e njoh, e mbështes dhe e respektoj opozitën shqiptare dhe vlerat që ajo përfaqëson, por do të dëshiroja që asnjëherë të mos shihet konflikti përpara bashkëpunimit e të mos lutet dështimi përpara gjetjes së zgjidhjeve. Periudha që po jetojmë është një nga më të vështirat dhe me të paparashikueshme që prej Luftës së Dytë Botërore. Pas pandemisë, agresioni Rus, një sulm i paprovokuar dhe i pajustifikuar i Rusisë ndaj popullit të Ukrainës ka futur botën në një tjetër krizë, duke zgjuar kujtimet e errëta të pasojave katastrofike që prodhon lufta.  Askush nuk mund të jetë i përjashtuar nga pasojat e saj, as Shqipëria dhe Shqiptarët, të cilët janë rreshtuar në anën e duhur, përkrah aleatëve.

Angazhimi ynë, i të gjithëve ne, është të gjejmë mënyra, për të lehtësuar situatën. Të kemi ndenjën e përgjegjësisë dhe duke i paraprirë çdo konsiderate tjetër, të respektojmë vendimet e organeve kompetente, të mos i shmangemi detyrave, e mbi të gjitha të mos përfitojmë nga situatat e vështira.  Vetëm kështu interpretojmë qartë pritshmëritë dhe shpresat e qytetarëve tanë. Shpresa të cilat me dhimbje duhet ta pranojmë se marrin goditje prej 32 vitesh, disa reale, disa edhe të stisura.

Kriza e tranzicionit të stërgjatë e të lodhshëm, krizat e prodhuara nga brenda apo të importuara nga jashtë, krizat nga mosmarrëveshjet tona, nga paaftësitë për të gjetur një gjuhë e një rrugë të përbashkët, kriza nga papërgjegjshmëria, nga korrupsioni – të gjitha këto kanë prodhuar pasiguri, padrejtësi dhe përjashtim. U betova sot se do ti shërbej Kushtetutës, interesit Kombëtar dhe përparimit të Popullit Shqiptar, dhe te përmbush detyrën time sipas parimeve dhe normave të Kushtetutës. Këtë mision do ta kryej mbi palët, por unë nuk do të qëndroj neutral ndaj asnjërit, që bie ndesh me këtë betim, ndaj asnjërit që vendos interesat politike përpara interesit të Kombit tonë. Do të mbështes, këmbëngul dhe insistoj përherë në bashkëpunimin mes të gjitha forcave politike, në gjetjen e gjuhës së përbashkët, në gjetjen e rrugëve, qoftë edhe shtigjeve të përbashkëta, sepse në fund ne jemi shërbyes të qytetarëve dhe konflikti nuk është asnjëherë një shërbyes i mirë.

Ne kemi nevojë të ri-dimensionojmë besimin publik, i cili përbën shtyllën e funksionimit të shtetit dhe shpirtin e harmonisë së një kombi.  Ne nuk duhet të shmangemi nga gabimet e së shkuarës dhe të tashmes.  Të largohemi nga politika e konfrontimit dhe ta zëvendësojmë atë me politikën e dialogut dhe të bashkëjetesës, të ndërtojmë bashkërisht ura lidhëse midis klasave politike, shtetasve dhe shtetit. Me vendosmëri të konsolidojmë shtetin e së drejtës, demokratik e social, për të garantuar të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, për një të ardhme siç e meritojnë qytetarët, e dëshiron rinia dhe e ëndërrojnë fëmijët. Të luftojmë për të rigjetur vlerat e humbura dhe forcimin e atyre që tashmë me shumë mund i kemi ndërtuar.

Ashtu siç kemi treguar dhe konsoliduar në vite harmoninë fetare, le të punojmë për një harmoni politike dhe njerëzore njëkohësisht. Në një det të tillë të trazuar nevojitet unitet, më shumë se çdo herë, për të siguruar vitalitetin e kombit tonë, vitalitetin e Shqipërisë. Të gjithë së bashku ta bëjmë Shqipërinë tonë edhe më të bukur, për të qenë në vendin që i takon. Zoti bekoftë Shqipërinë dhe Shqiptarët!

*Mesazhi i presidentit të ri Bajram Begaj në Kuvend pas betimit

Next Post
Yuri Kim uron Begajn pas betimit: Mezi presim të punojmë me ju, për thellimin e partneritetit SHBA-Shqipëri

Yuri Kim uron Begajn pas betimit: Mezi presim të punojmë me ju, për thellimin e partneritetit SHBA-Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

McAllister nuk e takoi Berishën/ Sondazhi: Sinjali më i fortë i izolimit personal

McAllister nuk e takoi Berishën/ Sondazhi: Sinjali më i fortë i izolimit personal

February 23, 2026
“Molotovi, armë vdekjeprurëse! Të futet në Kodin Penal”, Erjon Braçe reagon për protestën e opozitës

SONDAZHI: 80% e qytetarëve kundër molotovëve në protestat e Sali Berishës!

February 23, 2026
SHBA-të urdhërojnë largimin e stafit nga ambasada në Bejrut mes tensioneve me Iranin

SHBA-të urdhërojnë largimin e stafit nga ambasada në Bejrut mes tensioneve me Iranin

February 23, 2026
Zef Mazi: Çfarë na tha Nënë Tereza, mua dhe Ramiz Alisë kur e pritëm në Rinas!

Zef Mazi: Çfarë na tha Nënë Tereza, mua dhe Ramiz Alisë kur e pritëm në Rinas!

February 23, 2026
“Balluku nuk ka bërë presion”/ Haxhiu: Sokol Balla nuk është i përfshirë, thirrja në SPAK, taktikë e prokurorëve…

“Balluku nuk ka bërë presion”/ Haxhiu: Sokol Balla nuk është i përfshirë, thirrja në SPAK, taktikë e prokurorëve…

February 23, 2026
Asnjë tërheqje bankare dhe zero shpenzime: GdF i sekuestron shqiptarit vilën prej 500 mijë eurosh

Asnjë tërheqje bankare dhe zero shpenzime: GdF i sekuestron shqiptarit vilën prej 500 mijë eurosh

February 23, 2026
Gjin Gjoni elozhe Berishës: Nëse ne deputetët do punonim sa ai, Rama do kishte rënë me kohë!

Gjin Gjoni elozhe Berishës: Nëse ne deputetët do punonim sa ai, Rama do kishte rënë me kohë!

February 23, 2026
Flet ambasadori Mazi: 1997-a u bë për të dobësuar Shqipërinë dhe për t’i ulur kokën Kosovës!

Flet ambasadori Mazi: 1997-a u bë për të dobësuar Shqipërinë dhe për t’i ulur kokën Kosovës!

February 23, 2026
Rreth 18 orë seancë plenare, miratohet paketa e ndryshimeve në Kodin Penal

‘Nuk do të ketë më arreste pa…’, analisti zbulon propozimin e ri të PS: Ligj për të vendosur standardin e Rumanisë

February 23, 2026
“Policia po vjen, mos e rruaj k**in”, gjyqtari përfshihet në përplasje me pronën

“Policia po vjen, mos e rruaj k**in”, gjyqtari përfshihet në përplasje me pronën

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In