• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 8, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Të gjithë ata, që nuk “shpëtojnë” dot Lulzim Bashën!

by Mero Baze
17/04/2017 21:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Në çdo betejë, një komandant i mirë bën kujdes të lërë shtegun hapur, për t’i ikur rrethimit. Lulzim Basha është i vetmi udhëheqës, që para se të nisë betejën, bën kujdes të mbajë peng ushtarët, që të vdesin bashkë me të.

Kështu po ndodh pak a shumë me historinë e çadrës së tij, e cila ngjan me një “summer school”, por jo me një pranverë shqiptare.

I izoluar ndërkombëtarisht dhe me një mungesë të theksuar të mbështetjes popullore në vend, deri në bezdi, ai po mbyll çdo rrugë për t’u konsideruar serioz dhe për t’i mundësuar faktorëve të tjerë, përveç tij, daljen nga çadra.

E ka bërë këtë fillimisht me faktorin ndërkombëtar, që mund të ishin ndërmjetësit më të mirë për ta shpëtuar “nderin e çadrës”. Në vend t’i përdorte ata si aleatë dhe t’u thoshte demokratëve, se arriti të marrë fjalën e Perëndimit për betejën kundër qeverisë, i nervozoi ata si  një mashtrues dhe demagog, të cilit nuk i besohet asgjë. Ai e ka humbur betejën me perëndimorët, jo duke bërë betejë me ta, por duke folur me ta, dhe duke u përpjekur të sajojë një betejë. Ai është armiqësuar me ta, pa folur kundër tyre, por duke injoruar këshillat e tyre dhe duke u përpjekur t’i keqpërdorë. Ai ai ka shmangur pranimin e pozicionit të tij zyrtar kundër Perëndimit, duke luajtur me teori komplotesh, “Soros”, “perëndimorë të paguar nga droga”, “mafia ndërkombëtare që kontrollon Veting-un” etj.

Tani që Perëndimi i duhet për ta nxjerrë nga halli i jetës së vet, ai është lideri më i poshtëruar prej tyre publikisht dhe po rrezikon të krijojë një frymë anti-perëndimore në PD. Po të shikosh postimet e disa kokëtulëve që ka aty rrotull dhe që nxjerrin në pazar atë që dëgjojnë në shtëpi, e kupton se ku po rrëshqet Partia Demokratike.

Nga ana tjetër, Basha po përpiqet të nxjerrë jashtë loje dhe lidershipin e Partisë Demokratike, të vjetër dhe të ri. Në një konflikt kaq të egër me Perëndimin, është e pazakontë që një parti të jetë e gjitha e rreshtuar kundër Perëndimit. Për më tepër, partia që është krijuar me moton “për ta bërë Shqipërinë, si gjithë Europa”.

Lulzim Basha mendon se i ka marrë peng edhe ata, përmes listave që bën me Kunatin, apo makinacioneve meskine për karrierën e tyre brenda PD. Në fakt, ai thjesht i ka mbyllur derën vetes. PD ka plot personalitete që nuk mendohen për të zgjedhur mes Luzlim Bashës dhe karrierës së tyre nga një anë, dhe Perëndimit nga ana tjetër. Ata mund të ishin në këtë moment, një shpëtim për PD dhe për vet Bashën, duke sulmuar fort Bashën dhe duke e “detyruar” të dalë nga çadra dhe të futet në zgjedhje.

Por ata nuk e bëjnë. Nuk e bëjnë dhe heshtin gjithë cinizëm, për ta lënë Lulzim Bashën në fatin e vet pa asnjë rrugëdalje, nga një çadër që në fakt është pa dyer fare. Heshtja e plotë e emrave dhe individëve në PD, që mund ta ndryshonte këtë situatë, nuk do të thotë se ata janë kundër Perëndimit si Basha, por se ata janë duke e lënë Bashën të konsumohet i vetëm në këtë betejë donkishoteske, duke i lënë si badigard në betejën me Europën, vetëm Flamurin.

Lulzim  Basha po ashtu, ka nxjerrë jashtë loje nga kjo betejë dhe bazën e Partisë Demokratike, ata që përbëjnë bërthamën “ideologjike” të asaj partie. Shumë prej tyre janë të pashkolluar, ta pagdhendur, të paditur dhe të pa llakosur, por merren me politikë për shkak të historisë së tyre me komunizmin dhe instiktit pro perëndimor që kanë. Ata mund të jenë qesharakë, apo njerëz me drama të forta në jetë , mund të jenë ish- zyrtarë, ose njerëz që kurrë nuk kanë punuar në shtet, por i përkasin asaj pjese që voton PD, si parti që u ngjalli shpresat për Perëndimin.

Aftësia  e tyre për ta ndjerë luftën me Perëndimin, është e fortë dhe nuk e pranojnë. Lulzim Basha mund të përpiqej të përdorte instiktin e tyre, për të dalë nga kjo histori, por  në fakti ai po bën të kundërtën, po përpiqet t’i nxjerrë jashtë loje, duke i gënjyer e duke iu thënë se e ka Perëndimin me vete, por seç janë ca të paguar me para hashashi që mbrojnë Edi Ramën.

Në fund, Lulzim Basha ka nxjerrë jashtë loje dhe po merr më qafë dhe aleatët e tij politikë. Disa parti politike të opozitës janë regjistruar e ç’regjistruar në KQZ, nën mashtrimet e Lulzim Bashës për të rezistuar së bashku, pasi gjithmonë ka një gënjeshtër që “javën tjetër” do t’i vijë një telefonatë Ramës dhe ai do japë dorëheqje. Javët shkojnë dhe telefonata për dorëheqje mbërrijnë vetëm në çadër. Tani Basha duket se është nisur në rrugën pa kthim të shkrirjes së Partisë Demokratike, por aleatët e tij janë duke u prerë në besë. Të paktën presioni i tyre, mund të ishte sërish një barkë shpëtimi për Partinë Demokratike. Por Basha dhe këtë barkë e ka shpuar dhe po e fundos bashkë me anijen e vet.

Pas gjithë kësaj, i vetmi shpjegim është që Basha ka marrë garanci të forta nga Berisha në këtë lëvizje vdekjeprurëse për PD. Dhe qetësia me të cilën po e çon PD drejt shkrirjes së saj, mund të nxjerrë në skenë sërish Sali Berishën, si shpëtimtar të saj, duke urdhëruar Lulzim Bashën të hyjë në zgjedhje dhe të “dëgjojë” këshillat e Perëndimit. Kështu jemi të qartë të gjithë që Basha nuk ka pasur faj. Po as parti! Ka pas detyrë vetëm të ringjallë “Babain” e Republikës së Vjetër!

Next Post
Rama: Integrimin e pengon opozita, shpif për të bindur Brukselin se ky vend është Kolumbi

Rama: Jam në komunikim me Merkel për situatën; Në votimin e parë për president shkojmë pa emër, presim opozitën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kunata e akuzoi për sjellje imorale, Klodiana ia rrëzon pretendimet live: Vjehrri më rrahu kur isha shtatzënë!

Kunata e akuzoi për sjellje imorale, Klodiana ia rrëzon pretendimet live: Vjehrri më rrahu kur isha shtatzënë!

December 7, 2025
Euro këmbehet për 96.57 lekë, në nivelin më të ulët historik / Por fundviti pritet ta dobësojë edhe më tej

Euro këmbehet për 96.57 lekë, në nivelin më të ulët historik / Por fundviti pritet ta dobësojë edhe më tej

December 7, 2025
“Shqipëria, vendi i vetëm pa zv/kryeministër”/ Avokati: Është cënuar ekzekutivi

“Shqipëria, vendi i vetëm pa zv/kryeministër”/ Avokati: Është cënuar ekzekutivi

December 7, 2025
Pas thirrjes së Musk-ut për të shfuqizuar BE-në, rrjeti i del në mbrojtje unionit me moton: Ky është flamuri im!

Pas thirrjes së Musk-ut për të shfuqizuar BE-në, rrjeti i del në mbrojtje unionit me moton: Ky është flamuri im!

December 7, 2025
“Fat, para dhe surpriza”/ 3 shenjat e horoskopit që do të përjetojnë ditë ‘magjike’ gjatë festave të fundvitit!

“Fat, para dhe surpriza”/ 3 shenjat e horoskopit që do të përjetojnë ditë ‘magjike’ gjatë festave të fundvitit!

December 7, 2025
Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë, KQZ: Mbi 70 mijë votues të regjistruar nga diaspora

Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë, KQZ: Mbi 70 mijë votues të regjistruar nga diaspora

December 7, 2025

Të rinjtë e 1990 dhe të rinjtë e 2025 në PD

December 7, 2025
Shishe plastike në gomat e makinës, si të mbrohen shoferët nga truku i ri i grabitësve

Shishe plastike në gomat e makinës, si të mbrohen shoferët nga truku i ri i grabitësve

December 7, 2025
“Jemi të përkushtuar për paqen”, Zelensky i bën thirrje aleatëve evropianë për bisedimet SHBA-Ukrainë

“Jemi të përkushtuar për paqen”, Zelensky i bën thirrje aleatëve evropianë për bisedimet SHBA-Ukrainë

December 7, 2025
Partizani triumfon në derbin e kryeqytetit, mposht 0-2 Tiranën në “Arenën Kombëtare”

Partizani triumfon në derbin e kryeqytetit, mposht 0-2 Tiranën në “Arenën Kombëtare”

December 7, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In