• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 6, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Të gjithë ata që kanë ‘të drejtë’ të sulmojnë SPAK-un!

by Namir Lapardhaja
20/09/2024 11:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Namir Lapardhaja

Prokuroria e Posaçme sot është një ndër institucionet e anatemuar nga media, nga emisionet televizive, analistë pranë tyre dhe veçanërisht nga politika, e cila edhe kur nuk e bën hapur, e bën fshehur duke mbështetur në të gjitha format dhe mënyrat të parët. Nga ana tjetër, SPAK është një institucion ‘memec’ përsa i përket marrëdhënieve me publikun. Ai nuk del në televizion të shajë, të anatemojë, të mbrohet apo të argumentojë, sepse detyra e tij nuk është kjo, por të ‘flasë’ nëpërmjet punës së tij, që kur i kërkohet një fakt, të sjellë pesëqind të tillë e kështu me radhë.

Por cilët janë ata që sot kanë ‘të drejtë’ ta sulmojnë SPAK-un?

1. SUBJEKTET E TIJ – POLITIKANËT E KORRUPTUAR. Qëllimi kryesor i ngritjes së këtij insitucioni është pikërisht hetimi i korrupsionit në nivelet e larta të politikës, në qeverinë e sotme apo në atë të djeshme. Politikanët e korruptuar, të cilët kanë shkelur ligjet e shtetit dhe besimin e publikut, ndaj atyre që është hapur një çështje apo ndaj atyre që priten të hapen çështje, janë në ‘të drejtën’ e tyre për ta sulmuar Prokurorinë e Posaçme, për shkak se e shohin si rrezik potencial për të ardhmen e tyre politike, ekonomike apo edhe për lirinë e tyre.

2. BANDAT – QEVERIA E KRIMIT. Edhe krimi ka qeverinë e tij. Bandat funksionojnë sipas një hierarkie të caktuar. Ndonëse praktikisht SPAK-u ka bërë goditje të fuqishme, duke e shkërrmoqur të gjithë ‘qeverinë e krimit të organizuar’, sërish filiza të saj mund të krijohen dhe të kenë të drejtë ‘të sulmojnë’ institucionit, për shkak të rrezikut permanent që mund t’i vijë prej tij.

3. POLITIKANËT E DJESHËM, SOT NË PROFESIONIN E AVOKATIT. Qofshin këta avokat të politikanëve që hetohen për korrupsion, të bandave apo të subjekteve që herë shfaqen si investitorë strategjikë pranë qeverisë, herë bashkëpunojnë me krimin e organizuar për të eleminuar kundërshtarët e tyre. Kjo kategori që ka akses në media dhe në opinion publik, është në ‘të drejtën’ e saj për ta anatemuar dhe sulmuar punën e Prokurorisë së Posaçme, sepse nëpërmjet kësaj gjëje ata gjenerojnë të ardhura.

4. NEOMARKSISTËT QË U KA NGELUR ORA TE ANTIAMERIKANIZMI I ETËRVE. Kritizerët më të egër në media, në televizione dhe në portale, janë trashëgimtarët e bllokmenëve të dikurshëm, të cilët kanë një qasje ANTI SPAK nga pozitat neomarksiste të antiamerikanizmit, duke parë me skepticizm punën e kësaj prokurorie përsa kohë ajo nuk është sovrane si shkëmb graniti, si baballarët e tyre para ’90-tës, duke u mbështetur në forcat e brendshme, por mbështetet fuqishëm nga përtej atlantikut. Qasja e tyre është e rafinuar, duke hequr paralelizma me politika të caktuara amerikane në Amerikën Latine apo në Lindjen e Mesme, mirëpo harrojnë që Shqipëria është një vend i vogël Ballkanik që nuk ka eshtër të bëjë lojëra të ‘mëdha’ në një Rajon fuçi barruti, e rrethuar nga fqinj që në çdo moment janë gati ta gllabërojnë.

5. ANALISTËT DHE MEDIAT QË SPONSORIZOHEN NGA SUBJEKTET E SPAK-ut. Të gjithë e dinë se si funksionojnë mediat dhe analistët, gjasme të pavarur, në ekranet televizive të darkës. Po të shohësh, kush sulmon më shumë, ai paguhet më shumë. Mjafton të shohësh se në cilat ekrane dalin dhe promovojnë idetë e tyre, për të kuptuar se nga cilat para paguhen. Sigurisht që paguhen nga djersa dhe mundi i shqiptarëve, që u është vjedhur nga politikanët e korruptuar.

Në këtë panoramë prej pesë kategorish kryesore që kanë ‘të drejtë’ të sulmojnë SPAK-un mëngjes dhe mbrëmje, vlen të përmendet se në të gjitha sondazhet popullore, Prokuroria e Posaçme ngelet institucioni më i besueshëm dhe më shpresëdhënës te shqiptarët, gjë që do të thotë se sulmet ndaj tij shkojnë në proporcion të zhdrejtë me dëshirat dhe pritshmëritë e njerëzve. Prokuroria e Posçame dhe Altin Dumani mund të sulmohet nga kategoritë e mësipërme, mund të krijohen insinuata dhe të manipulohen turma të vogla militantësh të verbër partiakë, por koha është gjykuesi më i mirë dhe puna është e dukshme dhe e prekshme për të gjithë, ndërsa e ardhmja një dëshmi e gjallë e asaj çfarë po ndodh sot në këtë vend.

Next Post
Zjarr në Izraelin qendror, dyshohet se Jemeni po lëshon…

Palët flasin për luftë të madhe, Izraeli godet mbi 100 raketalëshues të Hezbollahut në Liban

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

EMRI/ Vuante dënimin në Shkodër, humb jetën në QSUT i burgosuri! Ja arsyeja

EMRI/ Vuante dënimin në Shkodër, humb jetën në QSUT i burgosuri! Ja arsyeja

December 6, 2025
Ultimatumi “i ashpër” i SHBA, Europa përgjigjet: Afati i vitit 2027 për autonominë ushtarake është jorealist

Ultimatumi “i ashpër” i SHBA, Europa përgjigjet: Afati i vitit 2027 për autonominë ushtarake është jorealist

December 6, 2025
“Eric Trump u bë 10 herë më i pasur pas rizgjedhjes së babait të tij”

“Eric Trump u bë 10 herë më i pasur pas rizgjedhjes së babait të tij”

December 6, 2025
Fansat e prisnin prej kohësh/ Dasmë mes VIP-ash në Itali, Jori Delli gati martesën me reperin! Nga kriza në çift te propozimi në Maldive

Fansat e prisnin prej kohësh/ Dasmë mes VIP-ash në Itali, Jori Delli gati martesën me reperin! Nga kriza në çift te propozimi në Maldive

December 6, 2025
Ktheu lokalin në bazë për drogë e lojëra fati, arrestohet 39-vjeçari në Vaun e Dejës! I gjenden edhe…(VIDEO)

Ktheu lokalin në bazë për drogë e lojëra fati, arrestohet 39-vjeçari në Vaun e Dejës! I gjenden edhe…(VIDEO)

December 6, 2025
Ndikimi rus, sfidë e përbashkët e Malit të Zi dhe Moldavisë: Rusia do shfrytëzojë çdo destabilizim

Ndikimi rus, sfidë e përbashkët e Malit të Zi dhe Moldavisë: Rusia do shfrytëzojë çdo destabilizim

December 6, 2025
Vrasja e biznesmenit në Elbasan, të arrestuarit paraqitën deklarata nga familjarët: S’kanë lidhje me ngjarjen

Ekzekutimi i biznesmenit në Elbasan, sot seanca për Nevzat Spahon, pritet dhënia e masës së sigurisë

December 6, 2025
VIDEO-Tronditëse në Durrës/ I moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me sende të forta në kokë, vihet në pranga 76 vjeçari..

VIDEO-Tronditëse në Durrës/ I moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me sende të forta në kokë, vihet në pranga 76 vjeçari..

December 6, 2025
Alfred Lela-Salianjit: E pe Bashën si doli faqe e zezë, edhe ti do mbetesh me gisht në gojë. Po të përdorin…

Alfred Lela-Salianjit: E pe Bashën si doli faqe e zezë, edhe ti do mbetesh me gisht në gojë. Po të përdorin…

December 6, 2025
“Berisha i shpalli armiq Salianjin dhe Alimehmetin”

“Berisha i shpalli armiq Salianjin dhe Alimehmetin”

December 6, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In