• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Të gjitha vendimet, Berisha importoi 600 mijë tonë mbetje deri në gusht 2013

by Aalison Pearse Stevens
02/10/2016 10:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjata 12 viteve të fundit, nga të gjitha qeveritë, ka pasur tentativa për t’i hapur rrugë importimit të mbetjeve të Evropës në Shqipëri. Por, dokumentet tregojnë se vetëm ish-kryeministri Sali Berisha, me firmën e tij, ka mundësuar importimin e qindra mijërave ton mbetjeve në Shqipëri, me qëllim riciklimi, djegie, groposje apo hedhje në det. I vetëdijshëm se me humbjen e pushtetit, ligji i vitit 2011 mund të rrëzohej, Sali Berisha, gjatë dy viteve të fundit në pushtet, nxitoi të autorizonte futjen e mijëra ton plehrash në vend. Në 25 gusht të 2012, Berisha ka autorizuar importimin e 25 000 tonë mbetjesh metalike të aluminit në Shqipëri. Mbetjet do të vitin nga Maqedonia, Kosova, Mali i Zi dhe Serbia. Po në 25 gusht të 2012, ish-kryeministri ka autorizuar shoqërinë “EVEREST IE” sh.p.k. për importin e 4 500 ton mbetjesh të polietilenit për qëllime përdorimi, riciklimi dhe përpunimi. Mbetjet do të vitin nga vendet e BE. Po ashtu, Berisha ka autorizuar importimin në Shqipëri të 7 mijë tonë mbetjesh metalike të aluminit, bakrit, bronzit, tunxhit dhe zinkut, për qëllime riciklimi. Mbetjet do të importoheshin nga Mali i Zi, Kosova, Maqedonia, vendet e BE-së dhe Lindja e Mesme.

600 mijë ton

Vitin që është miratuar ligjit, Berisha ka autorizuar shoqërinë “Kurum Internacional”, sh. a., për importin 600 000 ton mbetjeve metalike të hekurit dhe çelikut. Mbetjet do të importoheshin nga Serbia dhe Bullgaria. Po ashtu, në 18 prill të 2013, ish-kryeministri ka marrë një tjetër vendim për importin e mbetjeve. “Autorizimin e shoqërisë “ANSA” sh.p.k., për importin e mbetjeve të polietilenit, për qëllime përdorimi, riciklimi dhe përpunimi”. Sasia e mbetjeve të polietilenit, që do të importohet është 3 600 tonë në vit. Mbetjet do të importohen nga shteti i Maqedonisë, Kosovës, Malit të Zi dhe vendet e Bashkimit Europian”, thuhet në vendim.

Nxitimi para zgjedhjeve

Vetëm disa muaj para rotacionit politik në 2013, pikërisht me 7 gusht 2013, Berisha ka autorizuar shoqërinë “Plastika-Albania” sh.p.k., për importin e mbetjeve të polietilenit nga Greqia. Sipas vendimit, shoqëria mund të importonte 600 ton mbetje në vit. Edhe pse sot i penduar dhe kokulur para shqiptarëve, po atë ditë, Sali Berisha ka autorizuar shoqërinë “V.A.L.E. Recycling” sh.p.k. për importimin e 2000 ton mbetje të polietilenit nga Italia. Vendimet janë marrë në një kohë kur Aleanca Kundër Importit të Plehrave kishte nisur procedurat për mbajtjen e një referendumi kombëtar dhe në një kohë kur Edi Rama kishte paralajmëruar se vendimi i tij i parë si kryeministër do të ishte rrëzimi i ligjit të qeverisë Berisha i vitit 2011.

Vendimi i qeverisë Berisha, mbetjet që importohen

Mbetje dhe kthime të gizës së derdhur.

Mbetje dhe kthime të çeliqeve të lidhur.

Mbetje dhe kthime të gizës dhe çelikut të kallajisur.

Mbetje dhe kthime të tjera ferrike.

Mbetjet dhe kthimet e bakrit;

Mbetje dhe kthime te nikelit;

Mbetje dhe kthime te aluminit;

Mbetje dhe kthime plumbi;

Mbetje dhe kthime zinku;

Mbetje dhe kthime kallaji;

Shufra të forta zinku;

Dioksid silici në forme të ngurtë.

Qelq i thyer dhe mbetje dhe mbeturina të tjera.

Fibra prej qelqi dhe artikuj prej tyre (mbetje).

Mbetjet prej etilenit, stirenit, vinil kloridit.

Karton i trashë i pazbardhur apo prej letrës.

Karton tjetër i bërë kryesisht prej brumit kimikte.

Letër apo karton i rikuperueshem (mbetje dhe kthime).

Veshje të përdorura dhe artikuj të tjerë veshje.

Tallash, mbetje dhe kthime të drurit.

Vendimet e Berishës për importin e plehrave

VENDIM Nr. 488, datë 25.7.2012

Autorizimin e “RAMETAL” sh.p.k., për importin e mbetjeve metalike të aluminit për qëllime riciklimi. Sasia e mbetjeve metalike të aluminit që importohet është 25 000 ton. Mbetjet importohen Maqedonia, Kosova, Mali i Zi dhe Serbia.

VENDIM Nr. 489, datë 25.7.2012

Autorizimin e “EVEREST IE” sh.p.k. për importin e mbetjeve të polietilenit për qëllime përdorimi, riciklimi dhe përpunimi. Sasia e mbetjeve të polietilenit është 4 500 ton. Mbetjet importohen nga vendet e BE.

VENDIM Nr. 672, datë 3.10.2012

Autorizimin e “ZODIAC” sh.p.k., për importin e mbetjeve metalike të aluminit, bakrit, bronzit, tunxhit dhe zinkut, për qëllime riciklimi. Sasia e mbetjeve është 7 000 (shtatë mijë) ton. Mbetjet do të importohen nga Mali i Zi, Kosova, Maqedonia, vendet e BE-së dhe Lindja e Mesme.

VENDIM Nr. 929, datë 21.12.2011

Autorizimin e shoqërisë “Kurum Internacional”, sh. a., për importin e mbetjeve metalike të hekurit dhe çelikut. Sasia e mbetjeve metalike të hekurit dhe çelikut, që importohet sipas kodeve të referuara është 600 000 tonë. Mbetjet importohen nga Serbia dhe Bullgaria

VENDIM Nr. 331, datë 18.4.2013

Autorizimin e shoqërisë “ANSA” sh.p.k., për importin e mbetjeve të polietilenit, për qëllime përdorimi, riciklimi dhe përpunimi”. Sasia e mbetjeve të polietilenit, që do të importohet është 3 600 tonë në vit. Mbetjet do të importohen nga shteti i Maqedonisë, Kosovës, Malit të Zi dhe vendet e Bashkimit Europian.

VENDIM Nr. 673, datë 7.8.2013

Autorizimin e shoqërisë “Plastika-Albania” sh.p.k., për importin e mbetjeve të polietilenit. Sasia e mbetjeve të polietilenit që importohet, 600 tonë në vit. Mbetjet importohen nga shteti i Greqisë.

VENDIM Nr. 653, datë 7.8.2013

Autorizimin e shoqërisë “V.A.L.E. Recycling” sh.p.k., për importin e mbetjeve të polietilenit. Sasia e mbetjeve që importohet është 2000 (dy mijë) ton në vit. Mbetjet importohen nga shteti i Italisë.

shqiptarja.com/d i

vendimet

Next Post
Jutarnji List: Serbët mund të hakmerren për dronin në ndeshjen Kosovë-Kroaci në Shkodër

Jutarnji List: Serbët mund të hakmerren për dronin në ndeshjen Kosovë-Kroaci në Shkodër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Duhet të ketë formë tjetër, të ndizen temperaturat”, Këlliçi flet për protestat e vakëta të PD-së

“Duhet të ketë formë tjetër, të ndizen temperaturat”, Këlliçi flet për protestat e vakëta të PD-së

January 19, 2026
A po e “çmonton” Trump OKB-në? Baton Haxhiu zbulon detaje nga statuti i Bordit të Paqes

A po e “çmonton” Trump OKB-në? Baton Haxhiu zbulon detaje nga statuti i Bordit të Paqes

January 19, 2026
“Berisha, porositësi i vrasjeve”, avokati: I ka ofruar para familjes së Hekuran Dedës, por ata s’kanë pranuar

Sondazhi për “21 Janarin”: 62.9% mendojnë se Qeveria ‘Berisha’ vrau shtetasit e vet duke kryer krim shtetëtor

January 19, 2026

“21 Janari”, Sondazhi: 63.2% mendojnë se nuk ka vullnet për të vendosur drejtësi!

January 19, 2026
Rrëfimi i Bamir Topit: Telefonata e Ramës me Hysni Burgajn për 21 Janarin

SONDAZHI / 15 vite nga “21 Janari”, 47,9% e shqiptarëve: PS duhet ta çonte protestën deri në fund!

January 19, 2026
Kishte shkuar të punonte në një ishull / 19-vjeçarja gjendet e vdekur, dyshohet se u sulmua nga…

Kishte shkuar të punonte në një ishull / 19-vjeçarja gjendet e vdekur, dyshohet se u sulmua nga…

January 19, 2026
Ish-ministri i Brendshëm: Dhurata që më bëri Vladimir Putini!

Ish-ministri i Brendshëm: Dhurata që më bëri Vladimir Putini!

January 19, 2026
Protestuesit ndërpresin shërbesën kishtare në Minnesota, hetohen nga policia

Protestuesit ndërpresin shërbesën kishtare në Minnesota, hetohen nga policia

January 19, 2026
Protesta kombëtare e PD-së/Meçe: Pas 24 janarit, opozita do t’i rikthehet normalitetit

Protesta kombëtare e PD-së/Meçe: Pas 24 janarit, opozita do t’i rikthehet normalitetit

January 19, 2026
Mungesa e energjisë elektrike shqetëson pushuesit në Lezhë, deri në 8 orë pa drita

Gjysma e Tiranës në “black out”. OST del me njoftim zyrtar

January 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In