“Të gjitha shtëpitë do të rindërtohen ashtu sic kanë qenë” ky ka qenë premtimi i përsëritur i kryeministrit Rama në cdo dalje publike.
Në mbledhjen e fundit të qeverisë është miratuar fondi për nisjen e rindërtimit të shtëpive, për të cilat kryeministri ka dhënë udhëzime të qarta që duhet të ndërtohen ashtu siç kanë qenë.
“Pas konsultave me specialistë dhe psikologë kemi dalë në përfundimin se njeriu jeton prej shumë vitesh në një shtëpi, mësohet me çdo detaj të saj, çdo mur e çdo tjegull” shpjegoi Rama.
Sipas kryeministrit, ka shumë rëndësi që cdo banor kur të hyjë në shtëpi, ti duket vetja si nshpi, dhe jo ti duket habitat i huaj.
“Nëse një shtëp ka patur një tavan që rrjedh, një suva të rënë përtokë, apo nëse dikush e ka patur shtëpinë me kashtë dhe qerpiç, i premtoj se edhe në shtëpitë e reja ashtu do ti gjeni” bëri të ditur Rama duke shtuar se nëse një gjysh veteran është mësuar ti hyjë era e freskët e acarit dimëror nga xhami i thyer, nuk mund ta zhgënjejmë duke i vënë dritare të reja alumini me dopio xham.
“Nëse banori nuk gjen në shtëpi të njëjtat kushte mizerje që ka patur për 30 vjet me rradhë, atëherë kjo mund ti shkaktojë traumë e cila sjell dëme më shumë sesa tërmeti” përfundoi kryeministri.
g.kosovari