• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Të gjitha faktet që “tradhtuan” skenarin e PD-së për të tentuar fundosjen e Xhafajt me “Babalen” dhe presioni i Bashës ndaj trupës gjykuese

by Java News
10/12/2019 10:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Teksa pritet që Gjykata e Tiranës të japë vendimin për ish-deputetin Ervin Salianji të akuzuar për mashtrim publik me të ashtuquajturën çështja “Babale”, kanë dalë në pah të gjitha faktet që “tradhtuan” skenarin e Partisë Demokratike për të futur në kurth dhe shantazhuar publikisht ish-ministrin dhe ish-kreun e Komisionit të Reformës në drejtësi Fatmir Xhafaj.

Seancat publike të këtij gjyqi provuan qartësisht nëpërmjet provave të ndryshme, përfshi këtu edhe dëshmi të ndryshme, se audio-përgjimi ishte kryekëput një trillim dhe një mashtrim i madh publik.

Me prova të qarta dhe të pakundërshtueshme është e provuar plotësisht se ish-deputeti Salianji ka qenë jo vetëm i përfshirë që në llim në këtë mashtrim, por me vetëdije ka nxitur për realizimin e tij në formën që ai vetë e me disa ish-deputet të tjerë të PD e prezantoi publikisht. Në kushtet kur akuza për Salianjin ka gjithë provueshmërin ëe saj dhe ndaj tij pritet të jepet dënimi i merituar, PD ka njoftuar se ish-deputetët e grupit parlamentar me udhëzim nga lideri i tyre Lulzim Basha, duhet të grumbullohen sot në ambientet e gjykatës, si formë presioni ndaj trupës gjykuese.

Edhe pse tashmë është hedhur dritë mjaftueshëm për këtë ngjarje të ngritur mbi një shantazh të pastër politik, kjo është edhe një sprovë për Partinë Demokratike e cila po dëshmon raportin që ajo ka ndërtuar me drejtësinë duke u përpjekur ta vendosë nën kontroll.

Ndërkohë, nga ana tjetër mediat pranë opozitës kanë pompuar çështjen prej ditësh, duke dalë përtej çdo analize hetimore, të dhënash faktike apo argumenti ligjor në mënyrë që të krijohej klima e përshtatshme për të justikuar të gjithë pasojat publike dhe ligjore që mund të sillte ky inskenim.

Po çfarë ka ndodhur konkretisht me këtë çështje?

Nga të gjitha hetimet e kryera, materiali i publikuar nga Partia Demokratike në media e më pas i sekuestruar, është një regjistrim audio i transkiptuar i zërit të dëshmitarit Albert Veliut, gjatë kohës që ai ndodhej në një automjet duke stimuluar sikur po kryente një bisedë telefonike me shtetasin Geron Xhafaj, që sipas tyre kishte konsumuar një vepër penale në fushën e narkotikëve.

Për këtë pretendim, nga ana e Prokurorisë pranë Shkallës së parë për Krimet e Rënda, u regjistrua procedimi penal përkatës. Ndryshe nga akuzat e PD, hetimet intensive të prokurorisë provuan se nuk kishte asnjë vepër penale të lidhur me narkotikët, apo tjetër të kryer nga vëllai i ish-ministrit. Mbi këtë çështje penale janë zhvilluar të paktën 3 procese hetimore nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe Prokuroria e rrethit gjyqësor Tiranë.

Ndërkohë, në materialin e përcjellë publikisht nga “selia blu”, vihet re se Albert Veliu është quajtur “bashkëpunëtori X” dhe i pandehuri Fredi Alizoti, në rolin e Geron Xhafajt duke imituar këtë të fundit kanë krijuar një “provë” të rreme me motive të qarta për ta vënë në dispozicion të eksponentëve të PD në këmbim të premtimeve të marra për përtime personale, që siç është provuar nga hetimi bëhej fjalë për shuma në të holla dhe mbështetje për përtimin e azilit politik.

Nga hetimet e hollësishme dhe përmes provash të shumta dhe jo vetëm të deklarimit/pranimit nga ana e të pandehurit Alizoti, vërtetohet plotësisht se i pandehuri Fredi Alizoti ka qenë personi që ka imituar zërin e Geron Xhafajt, në këtë regjistrim kundrejt premtimeve për përfitime financiare.

Kur këto premtime të pandehurit nuk i janë realizuar, siç u veprua me Albert Veliun ai e ka denoncuar këtë fakt dhe ka pranuar të dëshmojë të vërtetën. Mësohet, se ky stimulim është regjistruar në Janar 2018, në qytetin e Vlorës si dhe për të bërë sa më të besueshëm këtë audio-regjistrim, është zgjidhur të kryhet në një lokal përballë me lokalin që posedonte vëllai i ish-ministrit.

Telefonatat që zbuluan mashtrimin

Ashtu siç mund të faktohet edhe nga ky hetim, dyshja AlizotiVeliu, për të përtuar një shumë monetare dhe benete të tjera, në bashkëpunim më njëri-tjetrin kanë regjistruar bisedën e tyre të cilën më pas e kanë dorëzuar në “selinë blu”. Theksohet se Veliu apo i njohur ndryshe me nofkën ‘’babale”, kontakton edhe me gazetarin Jetmir Olldashi, të cilit i vetëofrohet duke i thënë se do të tregonte mënyrën sesi në qytetin e Vlorës, tregtohej hapur dhe fare lirshëm lënda narkotike e llojit kabanis.

Nga sa rezulton dhe nga hetimi dhe nga provat me dëshmitar, kjo gjë nuk është provuar dhe nuk është arritur që të mundësohet apo të ketë një ‘’tregti’’ të lëndës narkotike. Jo vetëm akuza për vëllain e ish-ministrit nuk u provua qoftë edhe me një provë periferike indirekte, por asnjë gjë nga ato që u bënë publike me audio-regjistrimin e prezantuar nga PD nuk u provuan me asnjë lloj fakti e prove konkrete në gjatë hetimeve të zhvilluara nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe nga Prokuroria e rrethit gjyqësor Tiranë.

Gjithashtu, ajo që nxori zbuluar këtë skenar të përpiluar kujdesshëm, është fakti se dy shtetasit tradhtohen nga bisedat e shumta telefonike që kanë shkëmbyer me njëri-tjetrin, të regjistruara e dokumentuara si prova materiale nga prokuroria me urdhër të gjykatës, duke vërtetuar plotësisht të gjithë skemën e mashtrimit të suportuar nga PD për të goditur ish kreun e reformës së posaçme në drejtësi dhe përmes tij reformën në drejtësi.

Veliu dhe Alizoti rezultojnë të kenë kryer komunikime të shpeshta më njëri-tjetrin, në të cilat bëhet fjalë për një pagesë të pa realizuar, gjë që ka nxitur edhe koniktin e parë mes tyre.

Ideja dhe asistenca e PD për stimulimin e bisedës

Nga transkripti i bisedave, pranohet qartësisht se kjo shumë të pandehurve do ju jepej nga bashkë i pandehuri Ervin Salianji dhe do të shkonte në shumën prej 200 mijë euro. Duke u nisur nga motive personale dhe politike, ish deputeti i Maliqit do ta përdorte këtë audio-regjistrim për të shantazhuar ish ministrin Xhafaj, por edhe si një provë të besnikërisë së tij politike për tu katapultuar në karrierën e tij brenda PD-së.

Me një mendjelehtësi të çuditshme, Salianji e organizoi këtë skenar manipulimi dhe e bëri publik atë. Tani duket se ai do të paguajë shtrenjtë për sa ka bërë në lidhje me këtë çështje. Sipas hetimeve por edhe sipas dëshmive të marra në kuadër të këtij procedimi, rezulton se i pandehuri Ervin Salinji, në atë kohë ligjvënës i PD të këtë pajisur shtetasit Veliu dhe Alizoti, me mjete regjistrimi, me anë të të cilave do të kryhej dhe audio-përgjimi.

Gjithashtu, faktohet se ky shtetas rezulton se jo vetëm ka pajisur me mjete regjistrimi personat e sipërpërmendur, por ka ndihmuar edhe shtetasin Albert Veliu, për t’u larguar në mënyrë të jashtëligjshme nga territori i Shqipërisë në drejtim të shtetit të Kosovës e me pas aty të pajisej me certikatën e azil-kërkuesit.

Morali i Partisë Demokratike dhe dosja “Babalja”

Dosja “Babalja” është pasqyra e plotë e gjendjes se ku ndodhet Partia Demokratike, forca politike që u krijua si shpresë për lirinë, demokracinë dhe funksionimin e shtetit të së drejtës. Ndërkohë, sot pas kaq shumë vitesh, pikërisht ky projekt frymëzues politik është shndërruar në një hapësirë ku politikëbërja i ka lënë vendin inskenimeve dhe çimkave, duke shfrytëzuar edhe levat mediatike.

Fakti që sot, kreu i saj Lulzim Basha dhe lideri historik Sali Berisha ushtrojnë presion ndaj trupës gjyqësore qoftë dhe vetëm me prezencën e ish grupit parlamentar, vërteton katërciptërisht edhe njëherë se partia kryesore që synon të vijë në pushtet, ende nuk është gati të ballafaqohet me të vërtetën dhe më pasojat që vijnë nëse ajo nuk thuhet ashtu siç duhet.

Ky sulm ndaj institucioneve të drejtësisë ndër të tjera është edhe përpjekja e dështuar e radhës e Lulëzim Bashës për të justikuar e mbuluar gjendjen ku e katandisi PD por edhe përgjegjsinë e tij personale publike për këtë turp që i la mbi shpinë PD-së.

Lulzim Basha nuk po i çon deputetët aty se ka hallin e Salianjit por se ka hallin e tij ku dënimi penal ndaj Salianjit është në fakt dënimi politik dhe moral për lidershipin e tij, për kauzat e tij të dështuara dhe të mbështetura në individ pa personalitet dhe me vese morale. Në një çështje të vetme janë bërë bashkë Gënjeshtarët politik dhe mashtruesit ordiner. Përfundimi është ky që po shohim: Babalizmi. /Tema/

Next Post
“Supermarrëveshje me Turqinë për ndërtimin e banesave”, Rama: Do jenë antisizmike, ekologjike dhe kundër zjarrit

“Supermarrëveshje me Turqinë për ndërtimin e banesave”, Rama: Do jenë antisizmike, ekologjike dhe kundër zjarrit

Comments 5

  1. seferi says:
    6 years ago

    Basha është mësuar të sulmoj drejtësinë dhe sot as më shumë e as më pak kërkon te intimidojë drejtësinë

    Reply
  2. zenel says:
    6 years ago

    Pse bashës I djeg kjo cështja e Salianjit dhe një ordineri të quajtur Babalja? Apo ngaqë është I përfshirë vetë në krim? Dhe I ka premtuar Salianjit mbrojtje?

    Reply
  3. rakip says:
    6 years ago

    Duhet të kalben në burg të gjithë me Salianjin me Bashën dhe të gjithë ata të cilët cënojnë funksionarët e lartë shtetërore

    Reply
  4. Marku says:
    6 years ago

    PD është parti cimkash dhe janë mësuar si tek SHQUPI të vendosin cimka dhe të bëjnë skenare filmash në godinën e teatrit të SHQUPIT

    Reply
  5. leni says:
    6 years ago

    Ku e gjen të drejtën Basha që të thërrasë bandën e PD-së për të protestuar para gjykatës? Kush janë ata të cilët mund të dalin mbi një vendim gjykate dhe të kërcënojnë gjyqtarët dhe prokurorët? Këta duhen future në burg!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

30 viktima nga stuhia në SHBA, mbi 20 shtete shpallin gjendjen e emergjencës

30 viktima nga stuhia në SHBA, mbi 20 shtete shpallin gjendjen e emergjencës

January 27, 2026
74-vjeçari në makinë përplas për vdekje 67-vjeçarin me biçikletë në aksin Velipojë-Shkodër

Aksident tragjik në Durrës, humb jetën i moshuari, prangoset 27-vjeçari

January 27, 2026
“M’u errësuan sytë”, zbardhet dëshmia e babait që plagosi vajzën: Isha nën efektin e alkoolit, ajo më injoronte

“M’u errësuan sytë”, zbardhet dëshmia e babait që plagosi vajzën: Isha nën efektin e alkoolit, ajo më injoronte

January 27, 2026
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Madhështore për Berishën, jo për opozitën

January 27, 2026
Kadastra e Vlorës vjen në Tiranë, punonjësit kundër vendimit, shkarkohet nëndrejtori Sokol Shehaj

Kadastra e Vlorës vjen në Tiranë, punonjësit kundër vendimit, shkarkohet nëndrejtori Sokol Shehaj

January 27, 2026
Kuvend, prezantohet pr.buxheti 2026 me vlerë 8.8 mld €/ Malaj: Rrit pensionet e pagat, përgatit vendin drejt BE-së

“508 mln lekë shtesë për Ujësjellësin”, Malaj: Fermerët në 2025 përfituan drejtpërdrejt 6.4 miliardë lekë

January 27, 2026
Trump rrit tarifat ndaj importeve nga Koreja e Jugut në 25%, tensione mes Uashingtonit dhe Seulit

Trump rrit tarifat ndaj importeve nga Koreja e Jugut në 25%, tensione mes Uashingtonit dhe Seulit

January 27, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

Padia e Veliajt ndaj prokurorit Dado meriton vëmendje të madhe publike

January 27, 2026
Bardhi: Nuk mund të ndryshohet rregullorja se disa prej jush kanë ngelur pa post! S’keni ku çoni Fatmir Xhafën dhe..

“Edhe sot kemi probleme me frymëmarrjen”, Bardhi: Ministrja e Brendshme të japë llogari për dhunën policore

January 27, 2026
Akt-ekspertimi i shënimit “për Shkëlzenin”/ Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e Fatmir Mediut

Akt-ekspertimi i shënimit “për Shkëlzenin”/ Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e Fatmir Mediut

January 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In