• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Të gjitha “bombat” e presidentit përpara se të “marrë malet” që përmbysin Republikën aktuale

by Ylli Pata
02/08/2019 10:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Që prej kohës kur Presidenti Ilir Meta nxori dekretin për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit si dhe dekretin për 13 tetorin, institucioni i Presidencës dhe vetë zoti Meta është përfshirë në një batare propozimesh apo qëndrimesh që trazojnë thelbin kushtetues të Republikës, bën çudi që asnjë komentues, analist apo ekspert kryesisht pranë opozitës nuk i analizon apo komenton, edhe pse kemi të bëjmë me zhvillime vërtetë të bujshme.

Kreu i shtetit, në daljet e tij publike ka kërkuar që 13 tetori të kthehet në një elections day të gjitha në një: zgjedhje parlamentare, presidenciale dhe vendore.

Që të ndodhë kjo do të duhet që ky Parlament të shpërndahet dhe kushtetueshmërisht, ka rregulla për këtë hap, në rast se humbet mazhoranca, në rast se nuk zgjidhet kryeministri, në rast se kryeministri humbet në një mocion mosbesimi apo besimi, apo në rast se Parlamenti nuk zgjedh dot kreun e shtetit. Ose edhe në rast të një marrëveshje politike ku palët bëjnë thirrje për një zgjidhje të re politike me zgjedhje të reja. Deri në këtë hap do të duhet një afat kushtetueshmërisht i rregullt që të shpërndahet Parlamenti, të dekretohen zgjedhjet, të përgatiten ato dhe më pas të mbahen. Sot që flasim normalisht është e pamundur.

Në lidhje me zgjedhjet Presidenciale direkte, kemi të bëjmë me një akt që ndryshon thelbësisht Republikën, nga Parlamentare që e zgjedh kreun e shtetit nga Kuvendi siç e kemi sot, në gjysmë presidenciale apo Presidenciale, ku Presidenti i Republikës zgjidhet direkt. Por që të ndodhë kjo duhet normalisht një periudhë e gjatë diskutimi, hartimi, miratimi e deri tek nisja e një procesi të zgjedhjes së kreut të shtetit direkt. Dy partitë e mëdha, si PS ashtu edhe PD-ja që e kanë ndryshuar Kushtetutën disa herë që nga 1998-a , nuk kanë propozuar zgjedhjen e kreut të shtetit nga populli, edhe pse ky variant ka dalë nga qarqe të ndryshme politike apo jo politike anësore.

Nëse do të ndodhë ky ndryshim bazik i ligjit themeltar të shtetit, do të duhet të ketë të paktën 6 muaj proces, e normalisht edhe Gjykatën Kushtetuese të ngritur, pasi duhet të intepretojë ndonjë problem rrugës.

Ndërkaq, në lidhje me zgjedhjet vendore, procesi i 30 qershorit, edhe pse është i kontestuar nga ana e opozitës jashtëparlamentare tashmë ai është future në shina ligjore nga mekanizmat kushtetues e ligjore si institucionet e certifikimit të zgjedhjeve: KQZ e Kolegji Zgjedhore, por edhe nga Gjykatat.

Ndërkaq, padyshim që të gjithë këto hapa do të kalojnë normalisht nga Gjykata Kushtetuese sapo të ringrihet, e cila duke marrë në shqyrtim anti-dekretin e Metës do të japë një zgjidhje gjithëpërfshirëse, e cila do të shërbejë si legjislacion e precedent në të ardhmen.

Por Presidenti Meta, sot jo vetëm ka paragjykuat vendimin e Kushtetueses, por ka marrë përsipër të ndajë çfarë duhet e çfarë s’duhet të shqyrtojë institucioni që intepreton ligjin themeltar të shtetit.

Ndërkohë që Presidenti ashtu si institucionet e tjera janë pushtete të ndara dhe thjesht presin qëndrimin e Gjykatës Kushtetuese për të ndriçuar ndonjë shteg kushtetues që ka shërbyer për përplasje institucionale.

Meta, në fakt sot, e jo vetëm sot xhanëm pasi ka kohë që ndodhin gjërat e çuditshme, ka ndarë me detyrim e përcaktim se kush do të jetë ai që duhet të mbajë postin e kreut të shtetit, në kohën kur presidenti aktual të jetë tërhequr për të bërë garën në zgjedhjet presidenciale, duke përmendur ish-presidentin Rexhep Meidani.

Me një fjalë, Presidenti nuk ka qenë vetëm institucion ratifikues apo edhe emërues por një ligjvënës pa doganë. Një pjesë, si mazhoranca apo komentues të ndryshëm janë marrë me lojën politike të Metës, por askush, kryesisht komentuesit pro opozitës apo pro-Presidentit nuk kanë analizuar propozimet e shumta të Metës jo vetëm për të ndryshuar Kushtetutën e për të bërë zgjedhje One Stop Shop, por edhe për të emëruar njerëz në krye të Presidencës.

Kur Meta foli për herë të parë për zgjedhje Presidenciale, disa komentues si ish-ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj, apo analisti Gjekmarkaj e cilësuan si një rrugë normale për të reformuar shtetin, por nuk flolën për rrugët që ndiqen për një termin të tillë, që nuk kryhet kur i vjen veza dikujt por pas një procesi normal apo edhe anormal, por gjithsesi do të duhet të ketë një proces.

Përndryshe, nëse Meta do të ketë një platformë të plotë për të gjithë ndryshimet Kushtetuese që thotë, do të duhet ta publikojë atë si draft dhe mbi këtë bazë ai si kryetar shteti do të duhet të thërrasë palët për një proces politik për të ndryshuar Kushtetutën.

Por njëra palë, ajo që sot përkrah Meta, pra Basha e Kryemadhi, nuk është më palë rilevante pasi nuk është mekanizëm parlamentar, por vetëm një opozitë jashtë institucioneve, që siç e thotë edhe vetë do të kërkojë një votëbesim popullor për të ardhur tek zgjedhjet e përgjithshme.

Realiteti që ka ngritur opozita dhe Presidenti është një realitet paralel që jo thjesht trazon por përmbys një realitet kushtetues dhe qeverisës në vend. Është një realitet virtual, por që mund të diskutohet sesi një palë e opinionit publik t’i kthehet debatit real politik në vend, me këmbë në tokë dhe ndoshta jo duke marrë malet.

TemA

Next Post
Kapet me 14 kg kanabis, kush është i arrestuari në Gjirokastër

Kapet me 14 kg kanabis, kush është i arrestuari në Gjirokastër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rritja e kompensimeve për ushtarakët, Rama: Objektivi ynë, të rritet paga me 70% për efektivët

Rritja e kompensimeve për ushtarakët, Rama: Objektivi ynë, të rritet paga me 70% për efektivët

March 22, 2026
VIDEO / Gafa e Donald Trump, harron se presidentja e Venezuelës është grua

Trump i jep Teheranit 48 orë afat për hapjen e Hormuzit, ose SHBA-ja do të “shkatërrojë” termocentralet e Iranit

March 22, 2026
Çmimi i karburantit, Rama: S’ka abuzime, monitorimi vazhdon! Ulëm akcizën për lehtësimin e shoferëve

Çmimi i karburantit, Rama: S’ka abuzime, monitorimi vazhdon! Ulëm akcizën për lehtësimin e shoferëve

March 22, 2026
“Shqipëria, rritje të qëndrueshme ekonomike”, Rama: Sa do të arrijë rritja në 2030-tën

“Shqipëria, rritje të qëndrueshme ekonomike”, Rama: Sa do të arrijë rritja në 2030-tën

March 22, 2026
Sot festa e Sulltan Nevruzit, Rama uron besimtarët bektashianë me pamje nga teqeja e Helvetive në Berat

Sot festa e Sulltan Nevruzit, Rama uron besimtarët bektashianë me pamje nga teqeja e Helvetive në Berat

March 22, 2026
Presidenti Begaj uron besimtarët për ditën e Sulltan Novruzit: Na kujton forcën e shpresës, dashurisë dhe unitetit

Presidenti Begaj uron besimtarët për ditën e Sulltan Novruzit: Na kujton forcën e shpresës, dashurisë dhe unitetit

March 22, 2026
Nga Madridi vjen një tjetër vlerësim për Tiranën, çmim ndërkombëtar si Qyteti Europian i Sportit 2023

Nga Madridi vjen një tjetër vlerësim për Tiranën, çmim ndërkombëtar si Qyteti Europian i Sportit 2023

March 22, 2026
Protesta e opozitës përpara Kryeministrisë! Policia njofton masat, ja rrugët që do të bllokohen

Protesta e opozitës përpara Kryeministrisë! Policia njofton masat, ja rrugët që do të bllokohen

March 22, 2026
Pas ndryshimeve të shpallura në Asamble, Rama mbledh sot drejtuesit politikë të qarqeve në selinë e PS

Pas ndryshimeve të shpallura në Asamble, Rama mbledh sot drejtuesit politikë të qarqeve në selinë e PS

March 22, 2026
Nga mungesa e fjalimeve te marshimet në rrugë e ngujimi para Kryeministrisë/ Skenarët e protestës së opozitës

Berisha mbledh sot mbështetësit e tij, protesta e radhës në Tiranë para kryeministrisë

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In