• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Të gjesh naftën është gjeopolitikë”, Rama: Po kërkojmë ndërtimin e një rafinerie të re

by A R
09/09/2022 12:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me dhomat e biznesit u ndal edhe tek tregu i karburanteve. Ai u shpreh se nafta që prodhohet në Shqipëri është e rëndë. Po ashtu sipas tij, rafineria e cila është çmontuar, është jashtë çdo lloj mundësie për t’u rikuperuar. Prandaj për këtë arsye ai u shpreh se qeveria si zgjidhje po kërkon ndërtimin e një rafinerie të re. Problemi sipas kryeministrit nuk është thjesht ndërtimi i një rafinerie, por gjatja e naftës që do të prodhojë rafineria dhe kjo sipas tij është çështje gjeopolitike. Rama theksoi se nëse realizohet rafineria dhe do të lidhen kontratat me naftën e duhur për përdorim atëherë mund të flitet për çmimin dhe konkurrencën.

“Sa i përket tregut të karburanteve përsëri dhe këtu jemi në kushtet e folklorit. Nuk ka Shqipëria kapacitete prodhimi të naftës në vend për të kompensuar çfarëdo qoftë. Nuk i ka! Shumë e thjeshtë! Nafta që prodhon Shqipëria është naftë e rëndë, dihet botërisht! Është naftë e cila tregtohet kryesisht për lëndë bituminoze. Nga ana tjetër rafineria e cila tanimë është çmontuar ishte jashtë çdo lloj mundësie për t’u rikuperuar. Nuk kemi lënë gjë pa provuar, nuk kemi lënë kompani pa sjellë dhe të gjitha kompanitë iknin. Nuk kemi pasur asnjë ofertë nga asnjë kompani serioze sepse thonin që është një investim shumë i madh dhe nuk ia vlen barra qiranë për ta bërë këtë investim sepse nuk e kthen me naftën që ju keni. Zgjidhja që ne po kërkojmë është ndërtimi i një rafinerie të re. Por Një rafineri të re mund ta ndërtosh nuk është problemi tek ndërtimi. Problemi është tek nafta. Ku e gjen naftën që do të prodhojë rafineria? Të gjesh naftën që do të prodhojë rafineria është gjeopolitikë. Shpresoj që ne do ia dalim. Akoma jemi në proces. Nuk mund të them që e kemi realizuar, por optimist që mund t’ia dalim. Nëse e realizojmë rafinerinë dhe do të lidhim kontratat e duhura me naftën e duhur për përdorim atëherë do të kalojmë në një nivel tjetër në këtë aspekt. Atëherë do të flasim për çmim, për konkurrencë, atëherë do të flasim për shumë gjëra të tjera”, tha Rama.

Më tej kreu i qeverisë shtoi se, “Sot të thuash që ul barrën mbi çmimin e naftës dhe mjafton të luftohet kontrabanda, faktet nuk e tregojnë. Natyrisht që ka akoma punë për të bërë dhe jemi duke punuar për kontrollin, nuk diskutohet që ka evazion në fushën e karburanteve dhe po marrim masa që të forcojmë shumë kontrollin e karburanteve në mënyrë teknologjike dhe jo me inspektorë. Se sa më pak inspektorë aq më pak halle për biznesin, për financat dhe për moralin e shtetit. Jam besimplotë që do ia dalim”.

/a.r

Next Post
Parcelë me mijëra rrënjë kanabis, arrestohen dy të rinj shqiptarë në Spanjë

Parcelë me mijëra rrënjë kanabis, arrestohen dy të rinj shqiptarë në Spanjë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In