• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Të gëzuarit për bllokimin e ndryshimit të opozitës

by Mero Baze
09/07/2022 20:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Nëse ka një sukses politik protesta e organizuar nga Sali Bersha, ai është bllokimi i ndryshimit politik të opozitës. Duke u përpjekur të marrë me dhunë primatin e opozitës, Berisha e shndërroi projektin e ndryshimit të opozitës në problem riciklimi.

Kur Berisha nisi betejën kundër SHBA duke u maskuar pas betejës kundër Lulzim Bashës, të gjithë të mllefosurit me Lulzim Bashën, e justifikonin betejën e tyre kundër SHBA, me faktin që po e përdornin Berishën të hiqnin Lulzim Bashën dhe të hapnin një garë në PD për të ndryshuar opozitën.

Pati shumë ngjyra si betejë me maska. Pati naivë të vërtetë që e mendonin këtë, duke arsyetuar si njerëz normalë se Berisha nuk është çmendur të rikthehet përsëri.

Pati nga ata hipokritë që  thoshin “duhet të ikë edhe Basha, edhe Berisha”, por pasi Basha iku dhe Berisha erdhi, kanë harruar dhe janë të gëzuar që është rikthyer Berisha në rrugë.

Pati dhe berishistë të sinqertë që donin të rikthehej Berisha, po ata si bëjnë pune shoqërisë se janë trushpëlarë.

Problemi është se rikthimi i Berishës është një proces riciklimi që nuk zgjidh çështjen e ndryshimit të opozitës, përkundrazi e bën atë më të vogël dhe më të ndarë.

Për herë të parë antiberishizmi në opozitë është më i fortë se kurrë. Njerëzit e betuar kundër Berishës në PD mund të jenë pakicë, por janë pakicë e pakapërcyeshme për PD, që të rritet si forcë. Ata janë sot në Shqipëri i vetmi grup ideologjik, që duhet të udhëheqë ndryshimin e opozitës dhe më pas të pushtetit në Shqipëri. Dhe mund ta bëjnë këtë dhe si pakicë.

Euforia e berishistëve për rikthimin e Berishës në rrugë, nuk është se po e bën opozitën të fortë, por se sfidoi SHBA dhe rimori kontrollin mbi shumicën e partisë. Por nuk është i pari që e ka këtë sukses.

Dhe Dodik në Bosnjë është forcuar pas futjes nën sanksionet amerikane. Organizatat anti-amerikane, është e natyrshme të reagojnë me zemërim ndaj SHBA kur u prek idhujt e tyre. Kështu ka pas bërë dhe Al Qaeda, ISIS, dhe talebanët.

Dhe këta talibanët shqiptare të opozitës, janë të gëzuar thjesht që janë riorganizuar si anti-amerikanë. Si opozitarë janë të dëshpëruar pasi riciklimi i Berishës, nuk i dobëson kundërshtarët e tij brenda PD, por i viktimizon dhe i bën ata më të vendosur në rrugën e tyre.

Është e vërtetë se sot ne ende nuk kemi një lidership të qartë dhe një vetorganizim të antiberishizmit brenda opozitës, por prania e tyre është kapilare në gjithë Shqipërinë.

Ata nuk dalin në sheshe kundër Berishës, siç del Berisha kundër tyre. Madje mund të jenë dhe në mitingjet e Berishes, pro motiveve fals që ai sajon, por nuk janë kurrë me të. Dhe nuk e votojnë atë.

Protesta është ngjarja më fatkeqe që i ka ndodhur opozitës dhe të ardhmes së saj, dhe jo më fatlumja. Më fatlumja i ka ndodhur Edi Ramës, i cili sodit i gëzuar si është bllokuar ndryshimi i kundërshtarëve të tij dhe si i janë rikthyer mbetjet e së shkuarës përballë, si dhuratë nga Sali Berisha.

Por së paku Edi Rama ka turp të gëzohet publikisht për këtë fat që i ka trokitur tek dera, të cilin e ka ndihmuar dhe pak vetë. Kurse këta të Berishës nuk kanë as turp dhe bëjnë si të lumtur, që kanë arritur ta bllokojnë ndryshimin e opozitës.

Next Post
Esëll në stadiume/ Kupa e Botës Katar 2022, pa alkool. Ja pse!

Esëll në stadiume/ Kupa e Botës Katar 2022, pa alkool. Ja pse!

Comments 1

  1. Alma says:
    4 years ago

    Opozita e re duhet te kete ne krye vetem nje njeri , ai quhet Arian Galdini Kryetar i Levizjes se Re , LRE.
    Ai eshte politikani qe pasuron politiken e jo qe perfiton prej saj,ai eshte njeriu i duhur qe do ti shkonte nje opozite moderne ,demokratike dhe fituese.
    Cili politikan tjeter i kohes do ta kryente kete mision patriotik!!!??
    Ka ardhur koha te zgjedhim te riun dhe jo te vjetrin,ka ardhe koha te ndryshojme e te fitojme perndryshe e ardhmja e Shqiperise do te jete e skuthokrateve.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjedhja e kryetarit të PD-së/ Bozdo prezanton rregulloren: Ndryshime drastike që sigurojnë transparencë

“Krimi i organizuar ka ndikuar zgjedhjet”, Bozdo: Nuk i jepet zgjidhje kësaj situate me reformë

February 5, 2026
“Berisha të hapë listat e anëtarësisë nëse…”, Salianji: ‘Sallat’ e mia sollën protestën para Kryeministrisë

“Berisha të hapë listat e anëtarësisë nëse…”, Salianji: ‘Sallat’ e mia sollën protestën para Kryeministrisë

February 5, 2026
Opinion: Plani i Trumpit që “Irani të dorëzohet” është një gabim fatal

Opinion: Plani i Trumpit që “Irani të dorëzohet” është një gabim fatal

February 5, 2026
Raporti i FIFA-s për merkaton e janarit: Klubet shqiptare nuk paguajnë për të blerë lojtarë

Raporti i FIFA-s për merkaton e janarit: Klubet shqiptare nuk paguajnë për të blerë lojtarë

February 5, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pse nuk shkojnë opozitarët në protestat e Sali Berishës?

February 5, 2026
Makina përfshihet nga flakët gjatë lëvizjes, bllokohet rruga në zonën e Ujit të Ftohtë

Makina përfshihet nga flakët gjatë lëvizjes, bllokohet rruga në zonën e Ujit të Ftohtë

February 5, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

February 5, 2026
Berisha thirrje demokratëve: Protestat tona, më të mirëpritura se kurrë! Kemi mbështetje në mbarë botën

Berisha thirrje demokratëve: Protestat tona, më të mirëpritura se kurrë! Kemi mbështetje në mbarë botën

February 5, 2026

Një dëshmi skandaloze se si gjykon drejtësia e re në Shqipëri

February 5, 2026
Serbia vazhdon hakmarrjen, arreston ish-ushtarin e UÇK-së. Avokati: Problem serioz i sigurisë për qytetarët

Serbia vazhdon hakmarrjen, arreston ish-ushtarin e UÇK-së. Avokati: Problem serioz i sigurisë për qytetarët

February 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In