• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 29, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Të gatshëm për luftë”, NATO çertifikon 1 mijë ushtarakë të FA

by Java News
30/09/2018 09:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Forcat e Armatosura të Shqipërisë prej ditës së sotme kanë pjesë të tyre një grup batalion me aftësi të plota luftarake, vlerësuar kjo sipas standardeve të NATO-s. Në fund të stërvitjes një javore “Albania Lion/Biza 18”, ku morën pjesë mbi 1 mijë e 200 trupa e mjete ushtarake, Grup- Batalioni i Këmbësorisë së Lehtë u certifikua si “Combat Ready” (i gatshëm për luftë), nën monitorimin e ekspertëve të NATO.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka në fjalën e saj në përfundim të stërvitjes tha se Forcat e Armatosura të Shqipërisë kanë shënuar një pikë kthese në historinë e tyre, duke u renditur të barabartë mes të barabartëve

“Certifikimi, nga ana e NATO-s, i Grup Batalionit të Lehtë të Këmbësorisë dhe deklarimi i tij, (Combat Ready), “I gatshëm për luftë” shënon përmbushjen e pjesës më të rëndësishme të detyrave tona të shtëpisë, detyrimeve të Paketës së Objektivave të Kapaciteteve të vendit tonë ndaj Aleancës. Ndaj pa frikë mund ta quajmë këtë hop cilësor, një eveniment historik në marrëdhëniet tona me NATO-n”, – theksoi më tej ministrja Xhaçka.

Ndërsa ka përgëzuar Forcat e Armatosura për arritje, ministrja e Mbrojtjes nënvizoi se, progresi është i prekshëm dhe ambicia do të jetë modernizimi i plotë strukturave të FA.

“Forcat e Armatosura i dalin zot çdo pune dhe detyre që ju ngarkohet. Ashtu siç dinë të kryejnë operacione luftarake dhe paqeruajtëse, ashtu dinë edhe të kryejnë shërbime atje ku të tjerët e kanë të pamundur.

Të tillë jeni ju, të gatshëm në çdo kohë në shërbim të qytetarëve dhe të vendit. 

Falë këtij shembulli që ju keni vendosur, të rinjtë dhe të rejat që do të zgjedhin Forcat tona të Armatosura dhe që do t’i bashkohen shumë shpejt shkollës së NATO-s, do të kenë shumë më tepër arsye për t’u afruar e shumë më tepër hapësira për të ngjitur shkallët e karrierës së profesioneve të ndryshme në Forcat e Armatosura njësoj si kolegët tanë të Aleancës. 

Falë shembullit dhe kontributit tuaj, nga sot, simboli i shqiponjës në uniformat tona do të jetë edhe më prezent edhe më shpresëdhënës për të gjithë”, – iu drejtua ministrja efektivëve të pranishëm në aktivitetin masiv në Bizë.

Grup- Batalioni i Këmbësorisë së Lehtë (GBKL) gjatë stërvitjes certifikuese “Albanian Lion/Biza 18” iu nënshtrua një sërë skenarësh, të përgatitur mbi praktikat më të mira të vendeve të NATO-s dhe të bazuar në doktrinat e Aleancës për sa i takon GBKL, duke testuar kapacitetet operacionale që ata zotërojnë, por edhe për aftësitë e tyre profesionale në fushën e luftimit./a.ç

Next Post
Sekuestrohen 23 milionë euro heroinë në Bullgari

Sekuestrohen 23 milionë euro heroinë në Bullgari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Belind Këllici: Tërmet Peçi do jetë ministri i i ri i Financave

Kriza me ujin në Vlorë – Këlliçi reagon pas deklaratës së Ramës: E paska gjetur problemin tek tubat e PD! Përtej qesharakes, faji hidhet te..

December 29, 2025
Kush kryeson te Vetëvendosja dhe te PDK-ja, nis numërimi i votave të kandidatëve në Kosovë

Kush kryeson te Vetëvendosja dhe te PDK-ja, nis numërimi i votave të kandidatëve në Kosovë

December 29, 2025
Vlora pa ujë dhe mësimi që na jep Flaurens Shoshi

Vlora pa ujë dhe mësimi që na jep Flaurens Shoshi

December 29, 2025
Lajmi i mirë për Vlorën, mbërrijnë pajisjet nga Turqia për riparimin e ujësjellësit të ri

Lajmi i mirë për Vlorën, mbërrijnë pajisjet nga Turqia për riparimin e ujësjellësit të ri

December 29, 2025
Mesazhet mashtruese në WhatsApp, Autoriteti për Sigurinë Kibernetike: Tregoni kujdes!

Mesazhet mashtruese në WhatsApp, Autoriteti për Sigurinë Kibernetike: Tregoni kujdes!

December 29, 2025
Përplasje me Lavrov? Putin bën lëvizjen befasuese, emëron zv.ministrin e Mbrojtjes në Këshillin e Sigurisë

“Kievi u përpoq të bombardonte rezidencën e Putinit!” Reagimi i ashpër i Lavrov, akuza Ukrainës: Nuk e lëmë pa përgjigje

December 29, 2025
Fuga: Gazetarë, e morët vesh?! Presidenti e shpalli se do të japë dorëheqjen

“Demonstrata e ujit” në Vlorë, si demonstrata e bukës e lidhur me emrin e Koçi Bakos

December 29, 2025
Shënohet përparim në ruajtjen e germoplazmës së pyjeve dhe kullotave

Shënohet përparim në ruajtjen e germoplazmës së pyjeve dhe kullotave

December 29, 2025
VIDEO-Amnistia në burgje pas festave të fundvitit, drafti ende në diskutim. Veprat penale që nuk falen

VIDEO-Amnistia në burgje pas festave të fundvitit, drafti ende në diskutim. Veprat penale që nuk falen

December 29, 2025
Tragjedi në familje, vëlla dhe motër gjenden të vdekur në banesë/ Dyshohet se u asfiksuan nga…

Tragjedi në familje, vëlla dhe motër gjenden të vdekur në banesë/ Dyshohet se u asfiksuan nga…

December 29, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com