• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Të ftuarit VIP, menyja dhe detajet e veçanta të darkës presidenciale Trump-Macron

by A R
24/04/2018 12:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti Donald Trump i ofron Emmanuel dhe Brigitte Macron darkën e parë shtetërore të mandatit të tij, sot në Uashington, një mbrëmje e shënuar nga një protokoll strikt dhe shumë të panjohura, si lista e të ftuarve.

Trump ka mbledhur shumë pak anëtarë të Kongresit dhe asnjë përfaqësues të medias.

Më shumë se 100 persona pritet të marrin pjesë në këtë darkë zyrtare, me tone pranverore dhe me një menu shumë amerikane, që detajohet në një komunikatë të Shtëpisë së Bardhë.

Darka e fundit shtetërore për një përfaqësues francez daton në vitin 2014, kur François Hollande u prit nga Barack dhe Michelle Obama.

Dekori

Kodi i ngjyrave të zgjedhura nga Melania Trump është “krem dhe flori” për këtë mbrëmje në sallën e mbrëmjeve shtetërore, që ndodhet në katin e parë të Shtëpisë së Bardhë, krahu perëndimor. Pjatanca është prej porcelani dhe daton në kohën e presidencave të Bill Clinton dhe George W. Bush. Kompleti i lugëve janë të shtëpive të modës “Tiffany” dhe “S. Kirk and Sons”.

Më shumë se 2 500 lule bizeleje dhe mijëra jargavanë do të mbulojnë sallonin ndërsa në hyrje do të ketë rreth 1 200 degë qershish me lule.

Orkestra e Operas Kombëtare të Uashingtonit është ngarkuar për muzikën që do të luhet në sfond.

Menuja

Shefja e kuzhinës së Shtëpisë së Bardhë, Cristeta Comerford prezanton një “vitrinë të gatimeve më të mira dhe tradicionale amerikane, me nuanca të influencës franceze”.

Në hyrje, të ftuarit do të shijojnë një tartë me djath dhie shoqëruar me reçel domateje, me thërrime biskotash me qumësht dhe marule të freskëta. Perimet vijnë nga kopështi i Shtëpisë së Bardhë.

Pjata kryesore do të jetë me kotoleta qengji shoqëruar me xhambala me oriz të artë nga Karolina, gatuar sipas traditës së Nju Orlin dhe me specialitete tradicionale me selino, speca dhe qepë, si dhe qepë të pjekura.

Një tartë me nektarina të mbushura me majt të Shtëpisë së Bardhë dhe shoqëruar me akullore prej kremi të freskët do të shërbehet si desert.

Verërat

Ndonëse Trump njihet që nuk e pëlqen alkoolin, ai ofron një seleksionim verash që simbolizojnë miqësinë historike mes dy vendeve që përkon që me Revolucionin Amerikan.

Si verë e bardhë do të shërbehet një Chardonnay “Evenstad Reserve” e kantinës “Domaine Serene” e vitit 2015, një varietet rrushi me origjinë nga Burgonja (Francë) dhe i kultivuar në Oregon (SHBA).

Vera e kuqe do të jetë një Pinot Noir “Laurène” e kantinës “Domaine Drouhin” e vitit 2014, gjithashtu nga Oregoni.

Ndërsa për desertin, Shtpia e Bardhë prezanton një shampanjë “Crémant” gjysmë e thatë nga kantina “Schramsberg” që embëlsia delikate dhe shkuma kremoze e bënë atë një shoqëruese perfekte për një tartë me nektarina.

Të ftuarit

Lista zyrtare do të publikohet pak para darkës, ashtu si edhe veshja e Melania Trump. Media flet për rreth 120 të ftuar, ku vetëm një demokrat, guvernatori i ish-kolonisë franceze të Luizianës, John Bel Edwards.

Drejtoresha e përgjithshme e FMN-së, francezja Christine Lagarde, është gjithashtu e ftuar, ashtu si presidenti i Dhomës së Përfaqësuesve, republikani Paul Ryan./ata/a.m.

Next Post
Bushati në New York: Rekomandimi i KE, shpresë për vendet e Rajonit

Bushati në New York: Rekomandimi i KE, shpresë për vendet e Rajonit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Presidenti Trump paralajmëron Kinën: Nëse ndihmojnë Iranin ushtarakisht, do kenë tarifa me 50%!

Presidenti Trump paralajmëron Kinën: Nëse ndihmojnë Iranin ushtarakisht, do kenë tarifa me 50%!

April 12, 2026
Deklarimi i valutës në kufi dhe kufizimi i transaksioneve cash, rregullat e reja në pr.ligjin kundër pastrimit të parave

Deklarimi i valutës në kufi dhe kufizimi i transaksioneve cash, rregullat e reja në pr.ligjin kundër pastrimit të parave

April 12, 2026
Mediat në Iran: Teherani po dislokon forca të Marinës në bregdetin jugor, përgatitet për një pushtim të mundshëm nga SHBA

Mediat në Iran: Teherani po dislokon forca të Marinës në bregdetin jugor, përgatitet për një pushtim të mundshëm nga SHBA

April 12, 2026
Shkollat publike të hapura edhe gjatë pasdites për nxënësit! Programi ‘Pas shkolle’, mundësi për mësuesit në pension

Shkollat publike të hapura edhe gjatë pasdites për nxënësit! Programi ‘Pas shkolle’, mundësi për mësuesit në pension

April 12, 2026
Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

PD i humb zgjedhjet në Tiranë, në seli, në zyrën e Kryetarit

April 12, 2026
Ngjarje e rëndë në Vlorë, fëmija trevjeçar bie nga ballkoni i katit të katërt, ndërron jetë në spital

Ngjarje e rëndë në Vlorë, fëmija trevjeçar bie nga ballkoni i katit të katërt, ndërron jetë në spital

April 12, 2026
Të shtëna me armë në një qendër tregtare në New Jersey, një i vdekur dhe gjashtë të plagosur

Të shtëna me armë në një qendër tregtare në New Jersey, një i vdekur dhe gjashtë të plagosur

April 12, 2026
Tronditet Britania, 20-vjeçarja për*hunohet në grup afër kishës, pak pasi doli nga një klub nate!

Tronditet Britania, 20-vjeçarja për*hunohet në grup afër kishës, pak pasi doli nga një klub nate!

April 12, 2026
“Mashtron për rrogat dhe pensionet”, Berisha i përgjigjet Ramës: Pensionistët marrin sa 2 kg domate në muaj

“Mashtron për rrogat dhe pensionet”, Berisha i përgjigjet Ramës: Pensionistët marrin sa 2 kg domate në muaj

April 12, 2026
Lëvizjet e dyshimta me makinë e tradhtuan, shqiptari kapet në trafik kokaine në Itali! Ja ku e kishte fshehur drogën

Lëvizjet e dyshimta me makinë e tradhtuan, shqiptari kapet në trafik kokaine në Itali! Ja ku e kishte fshehur drogën

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In