• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Të fortët’ e Shqipërisë që nuk i tremben pandemisë!

by Java News
11/11/2021 17:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Greta Malaj

Evropa po përballet me atë që Organizata Botërore e Shëndetësisë e quan rrezikun e një vale të katërt të koronavirusit. Me rastet e shtuara të infektimeve dhe me rritjen e numrit të viktimave COVID, shumë shtete evropiane kanë shtrënguar masat anti-COVID, duke vendosur jo vetëm orë policore, por detyrimin për certifikatë vaksinimi në shumë ambiente publike.

Në Shqipëri, autoritetet shëndetësore e quajnë nën kontroll situatën me COVID-19.

Edhe pse po përballemi përditë me raste të infektimit të fëmijëve, që kanë çuar deri në mbylljen e disa shkollave në vend, dhe përhapjen zinxhir të infektimit në institucione të tjera, siç janë rastet edhe në burgje, Komiteti Teknik i Ekspertëve nuk ka ndryshuar asnjë masë në vend.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu foli për mundësinë e vendosjes së certifikatës së vaksinës për të hyrë në bar-restorante, megjithatë në Shqipëri nën hundën e autoriteteve, shumë lokale e clube qëndrojnë të hapura edhe natën, përtej orës policore që vijon të mbetet 23.00, dhe në shkelje të rregullave mbrojtës të distancimit e mbajtjes së maskës.

Të rinjtë i sheh në turma nën ritmet e muzikës e alkolit të pashqetësuar nga autoritetet, që njëherazi i kanë vendosur me detyrim vaksinimin jo për luks e argëtim siç janë lokalet, por për dijen: të shkuarit në universitet.

Stadiumi i mbushur plot, në Shqipëri, i bën të gjithë të flasin kur tifozët hedhin shishe uji ndaj lojtarëve, por askush nuk ka sy të shohë rrezikun që u vjen për jetën. Po në Shqipëri, foltoret e betejave politike të një ish-kryeministri që kërkon sërish pushtetin, komentohen nga analistë e politikanë nëse po e “copëtojnë” ose jo një parti në përpjekjen e saj për të bërë opozitë. Por të gjithë bëhen të verbër, se si në salla plot, njerëzit pa distancë e pa maska, kthehen në vatër të përhapjes së pandemisë.

Ata që vërtetë duhet të punojnë për të mbijetuar, për të siguruar bukën e gojës së familjarëve të tyre, në biznese e fabrika që nuk u mbyllën as në ditët më të errëta të pandemisë, sot kanë probleme me punonjës të sëmurë  masivisht, të infektuar diku nga një pakujdesi, e diku tjetër pse jo, nga zhinxhiri i papërgjegjëshmërisë sociale që edhe kur bota flet për vdekje, ushqimin e gjejnë tek politika e futbolli. Paradokse këto që gjejnë vend vetëm në Shqipëri.

Pa gjetur aftësinë për të zbatuar në terren urdhrat e shkruar në letër (orën policore, mbajtjen e maskës në ambiente të mbyllura, grumbullimet në takime elektorale, stadiume, autobusë), Ministria e Shëndetësisë kaloi në një tjetër stad: Dozën e tretë dhe vaksinimin e fëmijëve. Ky i fundit deri më tani shihet i dështuar, derisa autoritetet nuk kanë guxuar ende të nxjerrin një shifër se sa fëmijë janë vaksinuar me Pfizer nga 1 nëntori kur nisi të zbatohet urdhri. Një dështim që nuk guxon të flasë askush, e nga ana tjetër nuk e përkthejnë në një fushatë masive sensibilizuese me arsye të qarta përse prindërit duhet t’i marrin përdore fëmijët e t’i cojnë të vaksinohen në qendra shëndetësore.

Shembullin më të mirë të seriozitetit me të cilin duhet përballuar pandemia, në Shqipëri e gjejmë në Parlament, me ligjvënës që debatet dinë t’i përqëndrojnë vetëm në akuza politike dhe me fytyra zbuluar (pa maska), që flasin e qeshin, argumentojnë e akuzojnë, duke harruar se ata të parët, janë në shkelje të ligjit. Sepse në Shqipëri, ndryshe nga shumë shtete të tjerë të një bashkëjetese sociale e demokratike, i fortë është kush nuk zbaton ligjin.

Next Post
Plagosja me armë pas përplasjes së dy makinave/ 25-vjeçari qëlloi aksidentalisht kunatin, në pranga 4 persona

Emri/ Kapet 'hajduti' në Tiranë, ishte i dënuar me 10 vjet burg nga Gjykata e Sarandës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ministri izraelit: Kishte një shpërblim prej 10 milionë $ për Ali Larijanin, por ne e vramë falas!

Ministri izraelit: Kishte një shpërblim prej 10 milionë $ për Ali Larijanin, por ne e vramë falas!

March 17, 2026
Alarmi/ Ndotja në Shqipëri mbi normat e OBSH, afro 1400 vdekje në 2016-ën

“Ndotja e ajrit rrit vdekshmërinë”, mjekët: Janë shtuar tumoret, alergjitë por edhe stresi!

March 17, 2026
Trump kërcënon me ndërhyrje në Kubë: Ishulli në prag të kolapsit mes errësirës, tërmeteve dhe krizës energjetike

Trump kërcënon me ndërhyrje në Kubë: Ishulli në prag të kolapsit mes errësirës, tërmeteve dhe krizës energjetike

March 17, 2026
Izraeli përgëzon Shqipërinë pas rezolutës për Iranin: Historike! Dëshmuat dimension të qartë moral në politikën e jashtme

Izraeli përgëzon Shqipërinë pas rezolutës për Iranin: Historike! Dëshmuat dimension të qartë moral në politikën e jashtme

March 17, 2026
VIDEO / Gafa e Donald Trump, harron se presidentja e Venezuelës është grua

VIDEO / Gafa e Donald Trump, harron se presidentja e Venezuelës është grua

March 17, 2026
Shqipëria dënon Iranin, ministri i Mbrojtjes: Rezoluta, qëndrim për sigurinë kombëtare

Shqipëria dënon Iranin, ministri i Mbrojtjes: Rezoluta, qëndrim për sigurinë kombëtare

March 17, 2026
Ilirjan Feçi dëshmon para GJKKO: Grabitjen e kryem me Talo Çelën dhe Dashnor Dumanin, Sharra nuk ishte i përfshirë

Ilirjan Feçi dëshmon para GJKKO: Grabitjen e kryem me Talo Çelën dhe Dashnor Dumanin, Sharra nuk ishte i përfshirë

March 17, 2026
Aksident i rëndë gjatë punës në Gramsh, shembet kanali i një hidrocentrali, dyshohet se dheu ka zënë 2 punëtorë

Përmbyset mjeti bujqësor në Elbasan, humb jetën 63-vjeçari

March 17, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 18 Mars 2026

March 17, 2026
“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

“Kush të tha ty që jo?”, Berisha konfirmon kandidaturën për kreun e PD-së

March 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In