• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Të fortët e botës së krimit e donin të vrarë, por kush është Durim Bami dhe pse shqetësoheshin Martinaj e Ndoka?

by S T
01/07/2024 18:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Drejtësisë ka dërguar shkresë zyrtare për ekstradimin e të shumë kërkuarit Durim Bami nga Emiratet e Bashkuara. Më datën 2 qershor të këtij viti, Durim Bami u shoqërua nga Policia në Dubai, pasi ishte i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit ‘’Revansh’’

Por kush është Durim Bami, person me ”cv të pasur kriminale”?

I njohur ndryshe me nofkën ‘i forti i Niklës’’, Durim Bami është një emër i përfolur dhe shpesh i lakuar nga drejtësia e mediat shqiptare.

Ai njihet gjithashtu edhe për lidhjet e forta të krijuara me njerëz në botën e krimit dhe të politikës.

Por sa atentateve u ka shpëtuar Durim Bami?

Në 2015 Bamit i kanë vendosur eksploziv në makinën e tij tip “BMW X5″ me targa AA 858 IS, por nuk pati lëndime. Në 3 mars të 2015 ai është arrestuar nga Policia pas akuzave të Tom Doshit, se ish-kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, kishte porositur një atentat për ta ekzekutuar atë përmes Durim Bamit, kundrejt pagesës 500 mijë euro. Bami u kap në tentativë për t’u larguar drejt Malit të Zi.

Më 4 korrik të 2018 ai u lirua nga Gjykata, pasi kjo e fundit e dënoi me 1 vit burg, por që dënimin ta kryente në “shërbim prove”. Po kështu i shumëkërkuari ka qenë i dyshuar në vitin 2004 për një tentativë vrasjeje.

Ai është dyshuar për vrasjen e Erzen H. dhe Hasan K. Gjithashtu Durim Bami rezulton si personi i fundit që ka takuar shtetasin Enver Stafukën. Më herët ai është dënuar me 4 vjet burg për veprën penale të pengmarrjes. Bami u ndalua edhe në shtator të 2018 nga një operacion i RENE-as në Nikël pas informacioneve se në banesat e të fortëve në këtë zonë kishte armë, drogë dhe sasi eksplozivi.

Rivalët ishin bërë bashkë për ta eliminuar…

Të gjithë ishin bërë bashkë për ta vrarë, por Durim Bami ishte objektiv i vështirë për t’u eliminuar, edhe pse për kokën e tij rivalët vendosën 1 milionë euro ata nuk ja arritën qëllimit.

Teksa sipas edhe dosjes dhe operacionit ‘’Revansh’’ ku Ervis Martinaj, Arben Ndoka apo Avdylajt e Shijakut donin doemos ta zhduknin, 45-vjeçari ishte shpallur në kërkim dhe ndaj tij u vendos masa “arrest me burg” në mungesë për vrasje dhe tentativën për vrasje të 3 personave, mes tyre edhe vetë ish-deputetin socialist Arben Ndoka. Por liria e të fortit të Niklës nuk zgjati shumë pasi është në akuzë në dosjen “Revanshi” për 4 vepra penale, nga sigurimi i kushteve për vrasje deri tek grup i strukturuar kriminal, kultivim droge dhe kryerje të veprave penale nga organizata kriminale, ose grup i strukturuar kriminal. Durim Bami, bashkë me Endrit Doklen, Marklen Hakën dhe Xhelal Rrajën, do vrisnin Arben Ndokën. Detyra e tij do të ishte sigurimi i informacioneve për lokalizimin e ish-deputetit dhe të njoftonte të tjerët. Ndërkohë, për vrasjen e Tori Xhecukës dhe Erigers Mihasit, 45-vjeçari ka pasur rol kryesor të organizatorit. Bashkë me ish-policin Altin Morina ai akuzohet për kultivim narkotikësh në zonën e Krujës./s.e.

Next Post
Chelsea afron talentin e Barcelonës, firmos sulmuesi

Chelsea afron talentin e Barcelonës, firmos sulmuesi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

‘Në Sofrën e Hënës’/ Kryeministri Rama promovon librin e tij të ri me fjalimet e mbajtura në iftare ndër vite

‘Në Sofrën e Hënës’/ Kryeministri Rama promovon librin e tij të ri me fjalimet e mbajtura në iftare ndër vite

March 4, 2026
ANALIZA E REL/ Si u shndërrua lufta kundër Iranit në konflikt rajonal me pasoja globale

ANALIZA E REL/ Si u shndërrua lufta kundër Iranit në konflikt rajonal me pasoja globale

March 4, 2026

Kosova në krizë të përhershme nga “fitoret” e pamjaftueshme të Albin Kurtit

March 4, 2026
Zbulohen prapaskenat për zgjedhjen e Presidentit në Kosovë, Kurti i ofroi Osmanit 30 firma. Presidentja në detyrë i refuzoi

Zbulohen prapaskenat për zgjedhjen e Presidentit në Kosovë, Kurti i ofroi Osmanit 30 firma. Presidentja në detyrë i refuzoi

March 4, 2026
I përfshirë në trafikun e drogës, Guardia di Finanza kap shqiptarin me rreth 1 kg kokainë

I përfshirë në trafikun e drogës, Guardia di Finanza kap shqiptarin me rreth 1 kg kokainë

March 4, 2026
Kreu i SPAK raporton përpara përfaqësuesve të Komisionit Europian në Bruksel, zbulohen temat kryesore

Kreu i SPAK raporton përpara përfaqësuesve të Komisionit Europian në Bruksel, zbulohen temat kryesore

March 4, 2026
Euro zbret në minimum të ri historik, zhvlerësohet edhe dollari amerikan

Euro zbret në minimum të ri historik, zhvlerësohet edhe dollari amerikan

March 4, 2026
Ministria e Jashtme thirrje shqiptarëve që janë në Iran: Nëse do të udhëtoni për në Shqipëri, na kontaktoni!

Ministria e Jashtme thirrje shqiptarëve që janë në Iran: Nëse do të udhëtoni për në Shqipëri, na kontaktoni!

March 4, 2026
Kur në koncerte luhen marshet e luftës…

Kur në koncerte luhen marshet e luftës…

March 4, 2026
Hegseth: Kemi vrarë njeriun që organizoi atentatin ndaj Trump! Sulmet në Iran do përshpejtohen

Hegseth: Kemi vrarë njeriun që organizoi atentatin ndaj Trump! Sulmet në Iran do përshpejtohen

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In