• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Do të fitosh para direkt nga politika? Krijo një parti!

by A R
15/08/2017 14:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Për ata që se dinë: Shqipëria ka 127 parti politike të regjistruara! Të paktën kaq ka pasur në vitin 2015. Ashtu si ndodh pas çdo zgjedhje: Kur fillon puna për auditimin, problemi i madh është se gjysma e partive nuk kanë adresë ose më keq akoma nuk figurojnë fare. Por pse ekzistojnë atëherë? Një pjesë e tyre arrin të marrë deri pak dhjetra vota dhe këto përdoren në kazanin e madh të partive të mëdha, që pastaj i ndihmon për ndonjë punësim apo për ndonjë benefic kryetarët e tyre. Dhe, ajo që thuhet, por nuk provohet dot është se: me zgjedhjet pastrohen shumë para.

Paradoksi nuk mbaron këtu. Nëse Shqipëria ka një ligj për regjistrimin e partive, atëherë nuk ekziston një i tillë për çregjistrimin e tyre. Kjo ka bërë që nëse hap ndonjë manual, ku janë të nominuara partitë pjesëmarrëse, një pjesë jo e vogël e tyre, kanë kryetarë fiktivë, një pjesë të ikur kohësh nga vendi, e më të pakët edhe të vdekur.

Për hir të së vërtetës, krijimi dhe mbajtja e një partie politike është fare e thjeshtë në Shqipëri. Ka një limit me disa mijëra firma (saktësisht 5 mijë firma), mund të krijosh një status, emrin e kryetarit dhe dokumentet duhet të depozitohen në gjykatë. Paradoksi i vërtetë fillon nga vetë KQZ-ja që pranon parti, të cilat kanë të regjistruar si adresë vetëm emrin e qytetit. Kurse ka shumë syresh që shpallin një adresë selie, por që shumica e tyre nuk gjenden. Në fakt, limiti i numrit të anëtarësisë së partisë hiqet nëse partitë e vogla bëhen pjesë e koalicioneve.

Justifikimi i partive të vogla është se e bëjnë fushatën vetëm nëpërmjet rrjeteve sociale dhe komunikimeve telefonike dhe kjo shkruhet edhe në dokumentin e audituesve. Dhe, në fund, ndodh shpesh se shumica e partive të vogla, në të dyja koalicionet e mëdha, kanë deklaruar se nuk kanë pasur aktivitete financiare.

Po çfarë ndodh realisht? Sipas politologëve, arsyeja kryesore e mbajtjes së një numri të madh të partive të vogla politike është punësimi. Kryetarët e vegjël arrijnë marrëveshje me të mëdhenjtë se me atë pak vota që marrin do punësojnë njerëzit e tyre të afërt. E duke ditur se audituesit nuk i vënë fare në diskutim ato që referojnë partitë e mëdha, atëherë ky problem do të vazhdojë pa fund. Ajo që mendohet dhe që është disi e sikletshme të thuhet është se ka dyshime të forta për pastrim parash. Por, kjo është e pamundur të hetohet në Shqipëri, pasi të gjitha strukturat janë të ndërvarura nga shteti politik. (JavaNews)

Next Post
Peleshi ironizon opozitën: Merita e vetme, teatri i së enjtes në Kuvend

VIDEO / Peleshi ia merr këngës, serenatë me kitarë në qytetin e lindjes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjyqi për Hashim Thaçin dhe 4 ish-krerët e UÇK-së në Hagë, seanca shtyhet më 14 prill

Gjyqi për Hashim Thaçin dhe 4 ish-krerët e UÇK-së në Hagë, seanca shtyhet më 14 prill

April 1, 2026
‘S’do jetë e lehtë’/ De Biasi “spiunon” Shqipërinë në Itali: Tifozët dhe mesi i fushës ndihmojnë kuqezinjtë…!

“Gati t’i rikthehem aventurës sime me Shqipërinë”, Gianni De Biasi do që të jetë sërish trajner i kombëtares shqiptare

April 1, 2026
Tremujori i dytë nis me një tjetër goditje për Euron, kursi me Lekun arrin rekord të ri

Tremujori i dytë nis me një tjetër goditje për Euron, kursi me Lekun arrin rekord të ri

April 1, 2026
Ambasada e SHBA: Regjistrohuni në programin STEP për udhëtimet jashtë vendit

“Grupet e lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë SHBA dhe Shqipërinë”, ambasada amerikane jep alarmin

April 1, 2026
A mund ta tërheqë presidenti Donald Trump SHBA-në nga NATO?

A mund ta tërheqë presidenti Donald Trump SHBA-në nga NATO?

April 1, 2026
“Mund të më përjashtosh nga gara, por kurrë nga demokratët”, Alesia Balliu sfidon Berishën gjatë një takimi në Elbasan

“Mund të më përjashtosh nga gara, por kurrë nga demokratët”, Alesia Balliu sfidon Berishën gjatë një takimi në Elbasan

April 1, 2026
Deputet, nga “Hiçi”

Përgojuesi

April 1, 2026
Lufta në Iran, Reuters: Vance foli me ndërmjetësit në Pakistan, zbuloi kushtin e Trump për armëpushimin

Lufta në Iran, Reuters: Vance foli me ndërmjetësit në Pakistan, zbuloi kushtin e Trump për armëpushimin

April 1, 2026
Konflikti me Iranin, Izraeli: Nuk mund të themi se kjo do të jetë lufta e fundit

Konflikti me Iranin, Izraeli: Nuk mund të themi se kjo do të jetë lufta e fundit

April 1, 2026
Tragjedi në det, roja bregdetare italiane gjen 19 të vdekur në gomonen me emigrantë

Tragjedi në det, roja bregdetare italiane gjen 19 të vdekur në gomonen me emigrantë

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In