• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Të falenderon jashtë mase”/ Taçi mohon çdo akuzë nga përgjimet që zbulojnë ofertën për bosët e Cosa Nostra-s: Vëllai ta vë në dispozicion…

by Java News
17/11/2021 23:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përgjimet kishin nxjerrë në skenë një partner ideal si Rezart Taçi, ish-bossi i naftës, që një gjigant si ARMO e shndërroi në karakatinë me skemat që çuan në xhepat e tij miliona euro. Pas disa vitesh në hije, magjistari i skemave rishfaqet si garant i transfertave dhjetëra milionëshe të mafias.

“Premtohen 3 milionë e 88 mijë euro për Daniele Cestagali dhe Rezart Taçin të cilët duke shfrytëzuar lidhjet me persona që ushtrojnë funksione apo janë të ngarkuar me detyra shtetërore në shtete të tjera”.

Pra, për Taçin ishte parashikuar një komision për shërbimet e tij, por ai vetë mohon çdo akuzë, duke i konsideruar si vazhdë e persekutimeve.

Prokuroria italiane i referohet edhe një komunikimi të 28 Majit të vitit 2021 mes italo-zviceranit Daniele Cestagali dhe Rezart Taçit ku thekson se edhe qytetari shqiptar është i përfshirë në këtë biznes.

“Ndërmjetësuesit u përpoqën tu ofrojnë palermitanëve mundësinë për të përfshirë një kompani nafte të Taçit për të realizuar transferimin në Singapor në një transaksion për blerje nafte”.

Në një telefonatë me financierin e mafiozëve Petruzzela, ndërmjetësi italo-zviceran Daniele Cestagalli i ofron mjaft qartë mundësinë e realizimit të transaksionit përmes kompanisë së Taçit, të cilin për më tepër e konsideron vëlla.

“Hej, në lidhje me çfarë kemi folur më parë për kompaninë e naftës së rezart Taçit, nëse na duhet ndihmë, vëllai ta vë në dispozicion pa asnjë problem, pra, mund të mbështetesh edhe në këtë fakt dhe kështu gjithçka është më e thjeshtë edhe për ty”.

Madje, është përgjuar edhe një telefonatë tjetër e Cestagallit me Taçin ku i shpreh falenderimet nga ana e palermitanëve për shërbimet e tij.

“Të falenderon jashtë mase…mund të jetë gjëja e duhur edhe të falenderon, kë më tha, e ka vlerësuar jashtë mase atë që po bën”./ top story

g.kosovari

Next Post
“Nuk e kërkuam shërbimin falas…”/ Irritimi i bosit të mafias pas bllokimit të parave. Plani B, nëse dështonin në Shqipëri

"Nuk e kërkuam shërbimin falas…"/ Irritimi i bosit të mafias pas bllokimit të parave. Plani B, nëse dështonin në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Epsteini” ynë

Mero Baze: Gjykata Kushtetuese ka votuar 8 me 0 kundër Edi Ramës dhe 4 me 4 kundër Ballukut

February 7, 2026
“Puthja simbolike për deputetët dhe diferencat me Lapajn”, Endri Shabani tregon momentet e zgjedhjes Avokat i Popullit

“Puthja simbolike për deputetët dhe diferencat me Lapajn”, Endri Shabani tregon momentet e zgjedhjes Avokat i Popullit

February 7, 2026
I doli emri 700 herë në dosjet e Epsteinit, Franca nis hetimin ndaj ish-ministrit të Kulturës Jack Lang

I doli emri 700 herë në dosjet e Epsteinit, Franca nis hetimin ndaj ish-ministrit të Kulturës Jack Lang

February 7, 2026
Bordi i Paqes, Rama pritet të shkojë në Uashington për mbledhjen e parë

Bordi i Paqes, Rama pritet të shkojë në Uashington për mbledhjen e parë

February 7, 2026
“Ma drodhi fëmijën, duhet t’i stakojnë”, prindi denoncon rrezikun nga elektriciteti në pajisjen argëtuese te Shkëmbi i Kavajës

“Ma drodhi fëmijën, duhet t’i stakojnë”, prindi denoncon rrezikun nga elektriciteti në pajisjen argëtuese te Shkëmbi i Kavajës

February 7, 2026
Makina përplas motorin në Lungomare, drejtuesi i motomjetit transportohet me urgjencë në spitalin e Vlorës

Makina përplas motorin në Lungomare, drejtuesi i motomjetit transportohet me urgjencë në spitalin e Vlorës

February 7, 2026
Nga India, Filipinet, Egjipti e deri Mianmar/ ‘Bum’ aplikimesh nga vendet aziatike për leje qëndrimi në Shqipëri

Nga India, Filipinet, Egjipti e deri Mianmar/ ‘Bum’ aplikimesh nga vendet aziatike për leje qëndrimi në Shqipëri

February 7, 2026
U fliste nxënësve për Jehovain, DRAP reagon për rastin e mësuesit në Tiranë: Nuk jep mësim prej 3 shkurtit

Kush është mësuesi që shkarkua nga puna pasi predikonte fenë e Jehovait në shkollën 9-vjeçare në Tiranë

February 7, 2026
Xhudistja Distria Krasniqi triumfon në Paris, fiton medaljen e artë në “Grand Slam”

Xhudistja Distria Krasniqi triumfon në Paris, fiton medaljen e artë në “Grand Slam”

February 7, 2026
Prindërit rikthejnë emrat shqiptarë për fëmijët, sociologët: Emrat e huaj erdhën pas izolimit në diktaturë

Prindërit rikthejnë emrat shqiptarë për fëmijët, sociologët: Emrat e huaj erdhën pas izolimit në diktaturë

February 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In