• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 17, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Të dyshuarit për helmimin e Skripal janë oficerë të inteligjencës ushtarake ruse

by Java News
05/09/2018 14:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Autoritetet britanike kanë publikuar emrat dhe fotot e dy qytetarëve rusë, të dyshuar si autorë të sulmit me gaz nervor ndaj ish-spiunit rus Sergei Skripal dhe vajzës së tij.

Alexander Petrov dhe Ruslan Boshirov janë akuzuar zyrtarisht si autorët që qëndrojnë pas këtij sulmi të ndodhur më 4 Mars 2018.

Kryeministrja britanike Theresa May është shprehur se dy të dyshuarit për helmimin e Skripal, Aleksandër Petrov dhe Ruslan Boshiro, janë oficierë të inteligjencës ruse.

Duke folur në Parlament të mërkurën, May përsëriti akuzën e mëparshme ndaj qeverisë ruse për rastin e helimit me agjentin nervor Novichok të Sergei Skripal.

“Ne kishim të drejtë kur thamë në mars se shteti rus është përgjegjës,”-u shpreh kryeministrja.

Policia angleze tha se dy shtetasit rusë ishin nisur nga Moska dhe mbërritën në Angli në aeroportin e Gatwick në Londër më 2 Mars. Ata qëndruan në një hotel në lindje të Londrës përpara se të udhëtonin drejt Salisbury më 4 Mars, ku ndodhi edhe sulmi me gaz nervor ndaj ish-agjentit rus Skripal dhe vajzës së tij Yulia 33 vjeç.

Akuzat e ngritura ndaj tyre janë vrasje e mbetur në tentativë, përdorim dhe posedim i gazit nervor ‘Novichok’ me aktin e armëve kimike. Sergei Skripal 66 vjeç dhe vajza e tij Yulia Skripal u shtruan në spital pas helmimit me gazin nervor dhe aktualisht ndodhen në gjendje të mirë.

Për këtë ngjarje, Britania e Madhe akuzoi Moskën zyrtare për sulmin e organizuar nga ish-agjentit. Ndërsa disa shtete iu bashkuan nismës për të vendosur sanksione ndaj Rusisë.

Next Post
FOTOT/ Pushimet romantike të Francesco Tottit

FOTOT/ Pushimet romantike të Francesco Tottit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In