Arrest me burg për dy punonjësit e burgut të Reçit Arnaldo Hoxha dhe Mario Laloshi. Masa e sigurisë u dha nga Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër.
Dy punonjësit, me detyrë specialistë psikologë dyshohen për korrupsion pasi u shfaqën në një video në emisionin investigativ “Stop” duke marrë ryshfet për një të burgosur për t’i zëvendësuar kohën e mbetur të dënimit me arrest shtëpie ose shërbim prove.
Avokati mbrojtës kërkoi detyrim paraqitje për këta shtetas, por gjykata vendosi arrest me burg. Fillimisht ministri i drejtësisë pas videos se shfaqur urdhëroi shkarkimin e dy punonjësve nga detyra ndërsa me pas Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në sistemin e burgjeve bëri arrestimin e tyre. Sot dy të arrestuarit të dyshuar për korrupsion dolën para Gjykatës së Shkallës së Parë në Shkodër e cila i la me masën e sigurisë “arrest me burg”.