• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Të drejtat e njeriut apo e drejta për të mbetur gjallë?!

by S M
10/04/2020 19:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

Nuk dihet nëse po të shohësh ndonjë listë shkeljesh të të drejtave të njeriut, në cilëndo epokë të njëqind viteve të fundit, kur koncepti i të drejtave të njeriut mori formën moderne që ka sot, do të mund të gjesh një shkelje më të madhe e gjithëpërfshirëse të të drejtave, sesa momenti që po jetojmë. Pa luftë, me një të rënë të lapsit, në çdo cep të botës, në shtete demokratike, regjime autoritare apo diktatura, thuajse prej një muaji është dhënë i njëjti urdhër: futini në shtëpi e mos dilni! Madje, duke e shoqëruar këtë ultimatum me një listë të gjatë rregullash (absurde për çdo milimetër të normave normale, me të cilat jemi rritur e kemi jetuar deri më sot), ligjesh represive dhe ndëshkimesh shembullore, për të gjithë ata që shkelin distancimin social. Një togëfjalësh i cili edhe ky është në vetvete një aberracion i pështirë, për cilëndo shoqëri të hapur, ku komunikimi e jo vetizolimi, janë standarti bazë i jetës.

Megjithatë ja ku erdhëm në këtë pikë. Ndodhemi të mbyllur brenda, disa miliarda njerëz, të gjithë njëkohësisht, burra, gra, fëmijë e pleq, duke larë duart e duke pritur të ikë e keqja që na ka zënë kokën me derë. Një sport planetar vetëfrustrimi, një ushtrim i skajshëm durimi për të pasur e të varfër, një laborator i stërmadh dhe unikal për psikologët e psikiatrët, një eksperiment mjekësor e social që ka përfshirë thuajse të gjithë njerëzimin, në çdo paralel e meridian të globit.

Shqiptarët janë mbyllur në shtëpitë e tyre prej pak më shumë se një muaji. Në Kosovë e vendet e tjera rrotull nesh, që të gjithë po bëjnë të njëjtën gjë: rrinë brenda, për t’i shpëtuar virusit. A është kjo një shkelje të drejtash njeriu, duke qenë një veprim i imponuar, e jo vullnetar?! Me shumë gjasë, cilado shkollë e mendimit juridik do ta trajtonte si të tillë, pra si shkelje, e jo ndryshe, nëse do ta trajtonte problemin të shkëputur nga konteksti surreal në të cilin ndodhemi.

Orët e fundit, mes kryeministrit Rama dhe një numri subjektesh të shoqërisë civile, po konsumohet një debat në distancë, në lidhje me dënimet e ashpra që qeveria përgatitet të vendosë, për shkelësit e karantinës. Janë dënime të cilat, si fillim duhet thënë, shkojnë përtej logjikës normale dhe proporcionit të fajeve të parashikuara në listë. Në këtë pikë shoqatat duket se kanë të drejtë, sepse dënimi duhet të jetë serioz, që të jetë dhe i zbatueshëm. Dhe dënim me 15 vjet burg, për daljet në rrugë në shkelje të karantinës, vështirë të gjendet një gjykatë që ta japë.

Kjo sa i takon masës së dënimit. Pasi nëse kalojmë tek fakti nëse duhet ose jo të ketë dënime për të imponuar respektimin e karantinës, mjafton të hedhim matanë Adriatikut, në Itali. Aty ku sot dënohet me pesë vjet burg cilido shtetas i rezultuar pozitiv në testet e koronavirusit, që shkel karantinën dhe del në rrugë. Të tilla dënime me gjoba e masa ndëshkimore penale gjen edhe në vende të tjera.

Kriza e koronavirusit ja ka hequr për pak kohë luksin shoqërive të zhvilluara dhe atyre që pretendojnë të aplikojnë standarte demokratike, për t’u ndalur tek nocioni i kufizimit të lirive, për sa kohë që jeta njerëzore është e mbyllur mes katër muresh dhe përballet me priopritetin e saj bazë, mbijetesën. Instikti bazik, të mbetesh gjallë, justifikon çdo akt tjetër që kryhet në funksion të tij. Një njeri në rrezik jete mund të hidhet nga kati i dhjetë, megjithëse në çdo rrethanë tjetër, ky veprim do të dukej një gjest prej të marri.

Në këtë prizëm, të pretendosh se në Shqipëri po shkelen të drejtat e njeriut në kohë pandemie, është njëlloj si të ankohesh përse njerëzit hapin çadrat kur bie shi. Kjo është një kohë krejt e paprecedent, një kohë kur rrugët e Nju Jorkut, Londrës, Parisit e Romës janë bosh prej javësh. Një kohë kur qindra milion njerëzve ju kërkohet në të gjitha gjuhët e imagjinueshme, të rrinë brenda e të mos bëjnë asgjë. Kush mban mend një kohë tjetër të ngjashme me këtë, le ta thotë. Kohë e çmendur, masa të çmendura! Duhet të sigurojmë të drejtën bazë, për të mbetur gjallë, pastaj të merakosemi se me sa standarte do ta mbushim jetën që do na mbetet në vijim…

Next Post
Memorja kombëtare në kohërat e pandemisë, kujtohet masakra e Katinjit në Tiranë

Memorja kombëtare në kohërat e pandemisë, kujtohet masakra e Katinjit në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E FUNDIT/ Ndryshime drastike në qeveri! Rama bën gati kabinetin e ri, kush janë ministrat e propozuar

E FUNDIT/ Ndryshime drastike në qeveri! Rama bën gati kabinetin e ri, kush janë ministrat e propozuar

February 26, 2026
Numri i lartë i të paraburgosurve, Lamallari: Të zbatohen masa alternative si mbikëqyrja elektronike

Numri i lartë i të paraburgosurve, Lamallari: Të zbatohen masa alternative si mbikëqyrja elektronike

February 26, 2026

Edi Rama si “bashkëvuajtës dhe bashkëfajtor me drejtësinë”

February 26, 2026
Paraqesin rrezik për stabilitetin e saj/ Ndalohet kalimi i mjeteve të rënda në një urë mbi lumin Shkumbin në Peqin

Paraqesin rrezik për stabilitetin e saj/ Ndalohet kalimi i mjeteve të rënda në një urë mbi lumin Shkumbin në Peqin

February 26, 2026
Ekstradimi nga Dubai/ “Pse Durim Bami mund të ‘zbërthejë’ mënyrën se si ka funksionuar krimi shqiptar”

Ekstradimi nga Dubai/ “Pse Durim Bami mund të ‘zbërthejë’ mënyrën se si ka funksionuar krimi shqiptar”

February 26, 2026
“Prania ushtarake e SHBA në Kosovë mbetet e rëndësishme”, Osmani pret të Ngarkuarën me Punë në ambasadën amerikane

“Prania ushtarake e SHBA në Kosovë mbetet e rëndësishme”, Osmani pret të Ngarkuarën me Punë në ambasadën amerikane

February 26, 2026
Si u shkatërrua kultivimi i duhanti në Shqipëri për interes të importuesve

A është edhe kjo ish-mësuese viktimë e degradimit të shoqërisë?

February 26, 2026
Manjani akuza Qeverisë: Kodi i Ri Penal është arma për grabitjen e pronës

Manjani: Ndjekja penale me dosje si e Nesti Angonit është abuzive, të dënohet kush nxjerr sekretet hetimore

February 26, 2026
Po përballen me procesin në Hagë/ Nis PETICIONI kombëtar në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Po përballen me procesin në Hagë/ Nis PETICIONI kombëtar në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

February 26, 2026
Ministrja maqedonase e Arsimit nuk pranon që ta pyesin në shqip! Gazetarët: Kur të vini në Tetovë merrni përkthyes

Ministrja maqedonase e Arsimit nuk pranon që ta pyesin në shqip! Gazetarët: Kur të vini në Tetovë merrni përkthyes

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In