Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij të mbajtur sot në 26 shkurt përpara socialistëve kishte kritika edhe për prokurorët e SPAK-ut.
Ai tha se prokurorët paduhen që të qeverisin sistemin e drejtësisë dhe jo të bëjnë deklarata për Qeveirnë.
Sipas Ramës, po shtohen arsyet për të vënë duart në kokë. Ai tha se KE ka vënë alarmin për arrestet pa vendim gjykate.
Rama shtoi se PS do të mbrojë me vendosmëri liritë dhe të drejtat e njeriut, jo vetëm për anëtarët e qeverisës, por edhe për cdo biznesmen apo qytetar të këtij vendi.
Ai tha se prokurorët e SPAK-ut janë futur në një garë të ethshme për kreun e Strukturës së Posaçme dhe presin fletë-thirrje në tufa. Rama deklaroi se është absurde që fletë-thirrjet priten me një lehtësi kaq të madhe, sikur të ishin bileta teatri.
Kreu i qeverisë nënvizoi se shteti ka tre pushtete, që janë të pavarura nga njëri-tjetrin dhe se kështu duhet të jenë edhe në realitet.











