• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Të dorëzuar të gjithë përballë Republikës së Prokurorëve

by Mero Baze
19/10/2025 18:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Një avokat është arrestuar pas një seance gjyqësore të tensionuar pasi ai ka akuzuar prokurorinë e çështjes dhe oficerin e policisë gjyqësore për manipulim të ngjarjes dhe është zotuar se do të kërkojë ndjekjen e tyre penale.

Pas gjyqit, avokati është thirrur në polici dhe i kanë hedhur hekurat nën akuzën se ka kërcënuar prokurorinë.
Në përpjekje për të justifikuar arrestimin, prokuroria shpërndau një audio të redaktuar të skenës, duke tentuar ta paraqesë premtimin për ndjekje penale ndaj prokurorit si përndjekje fizike.

E gjithë historia është e rëndë, jo thjesht nga arroganca e një prokurori dhe gjykatësi për t’u bërë bashkë kundër një avokati, por sidomos nga guximi për të ndryshuar edhe provat me të cilat duhet të arsyetojnë arrestimin.
Në tërësinë e vet, e gjithë ngjarja reflekton një lloj kulture të re të pandeshur më parë tek prokurorët në Shqipëri, që tani po përpiqen të imitojnë pushtetin dhe arrogancën e prokurorëve të SPAK.

Pra, në vend që SPAK të ishte bërë model për kolegët e tyre në gjithë Shqipërinë për thellësinë e hetimit, seriozitetin e punës profesionale dhe integritetin njerëzor duke mbajtur distancë nga mllefet personale ndaj subjekteve në hetim, në fakt ata janë bërë frymëzim për arrogancë, prodhim faktesh dhe hakmarrje personale.

Falë tyre, tani kemi prokurorë në rrethe që sillen si shembujt më të këqij të prokurorëve të SPAK, nga ata që u thonë të pandehurve në sallë të gjyqit: “Ti s’e di ç’të bëj unë” apo “Ti qenke ndyrësirë.”
Dhe tani jemi para një kulture të re të përballjes së qytetarëve me drejtësinë, ku avokati quhet pjesë e problemit meqë mbron të akuzuarit, dhe gjyqtari me prokurorinë bëhen bashkë për të futur dhe atë në burg.

E gjithë kjo ndodhi në sytë e të gjithëve dhe mbi të gjitha në sytë e atyre që kanë dhjetë vite që mbështesin Reformën në Drejtësi. Dhe unë jam një prej tyre.

Pushteti që ne u dhamë, duke mbrojtur fillimisht mangësitë në formimin e tyre – meqë s’po guxonte njeri të kandidonte – pastaj mbështetja për veprimet e tyre të para arbitrare, tolerimi i standardeve të ndryshme që aplikonin për krime të njëjta, pastaj mungesa e prioriteteve në hetime dhe në fund shfryrjen dhe të mllefet e tyre personale, arritëm që në vend të një institucioni serioz hetimi të krijojmë një bandë arrogante, që ka dizajnuar tani pushtetin e vet të paprekshëm nga askush dhe veprojnë si Republikë më vete.
Arroganca e tyre ka shkuar deri aty sa tani i bezdisin edhe avokatët.

Ne që i shikojmë nga jashtë, na duket skandal, por nuk është se jetojmë me skandalin e tyre. Por ata që po e vuajnë arbitraritetin e tyre kanë një problem shumë serioz: nuk dinë më ku të ankohen për këtë gjë.

Ilir Beqaj nga qelia e burgut i thotë SPAK-ut që: “Më keni ngritur një akuzë që s’ma keni komunikuar,” dhe nuk ndodh asgjë. U thotë që “më keni arrestuar si zyrtar i lartë, por nuk jam zyrtar i lartë,” dhe nuk ndodh asgjë. Pastaj sot kishte bërë letër të hapur dhe u kujtonte deputetëve pse nuk detyrojnë krerët e institucioneve të drejtësisë të japin llogari në Kuvend – por tani është tepër vonë.

Arbitrariteti në arrestimin e tij, pa qenë zyrtar i lartë, i ka trembur gjithë kolegët e tij. Dhe atë ditë që raportonte Altin Dumani, jo që nuk e pyesnin për skandalet e SPAK-ut në hetime, por ishin në garë të gjithë me Zeqinenë t’i tregonin se e kishin idhull për arritjet. Ai ishte shembulli më i frikshëm se kemi prekur fundin sa i përket drejtësisë së re.

E vetmja gjë e re që ka kjo drejtësi tani, është se nuk ngjan me asnjë nga të këqijat që ka pasur drejtësia e vjetër, e cila ishte boll e keqe.

Next Post
Pesë mijë garues në Maratonën e Tiranës, fituesit e të gjitha kategorive

Pesë mijë garues në Maratonën e Tiranës, fituesit e të gjitha kategorive

TË FUNDIT

Nuk ka paqe pa Donbasin! Rezultatet e takimit Rusi-Ukrainë në Abu-Dhabi

Nuk ka paqe pa Donbasin! Rezultatet e takimit Rusi-Ukrainë në Abu-Dhabi

January 23, 2026
“Bordi i Paqes njohje ‘de facto’ për Kosovën, lajm i mirë për shqiptarët”

“Bordi i Paqes njohje ‘de facto’ për Kosovën, lajm i mirë për shqiptarët”

January 23, 2026
Gonxhja takohet me kryetarin e Bashkisë së Madridit, dialog ndërkombëtar për turizmin

Gonxhja takohet me kryetarin e Bashkisë së Madridit, dialog ndërkombëtar për turizmin

January 23, 2026
Shtëpia e Bardhë shqyrton bllokadën detare ndaj Kubës për naftën, Rubio mbështet masën ekstreme

Shtëpia e Bardhë shqyrton bllokadën detare ndaj Kubës për naftën, Rubio mbështet masën ekstreme

January 23, 2026
Tragjedia e Crans-Montana, lirohet me garanci pronari i “Constellation”, shpërthen zemërimi në Itali, Meloni: Fyerje për kujtimin e viktimava

Tragjedia e Crans-Montana, lirohet me garanci pronari i “Constellation”, shpërthen zemërimi në Itali, Meloni: Fyerje për kujtimin e viktimava

January 23, 2026
Trump i shpall luftë Nigerisë/ Presidenti i SHBA-ve kërkon përgatitjen për veprime ushtarake

Trump e ka braktisur botën

January 23, 2026
Bordi i Paqes për Gazën, Rama publikon ftesën e Trump: Nder për mua të më bashkoheni në një përpjekje historike

“Rama ka lëvizur leva të lobimit të nivelit të lartë ! Nëse firmos në Shtëpinë e Bardhë është triumf i tij”

January 23, 2026
Makinat përplasen “kokë më kokë” në Berat, plagoset çifti i bashkëshortëve

Makinat përplasen “kokë më kokë” në Berat, plagoset çifti i bashkëshortëve

January 23, 2026
Tryeza e opozitës/ Hasimja ia thotë në sy Berishës: S’keni besueshmëri, bashkëpunoni me PS-në në kurriz të partive të vogla

Nesër protesta e PD, Hasimja: Sfida kryesore e opozitës, të jetë bindëse dhe mobilizuese

January 23, 2026
Moti i keq në SHBA, autoritetet paralajmërojnë: Ditët më të këqija të 40 viteve të fundit, nuk është shaka

Moti i keq në SHBA, autoritetet paralajmërojnë: Ditët më të këqija të 40 viteve të fundit, nuk është shaka

January 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In