• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Të djathtët ekstremë gjermanë armatosen nga Kroacia e Serbia?!

by Java News
08/12/2020 23:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Skena e ekstremit të djathtë në Gjermani siguroi armë që vijnë në atë vend përmes tregtarëve të armëve nga Kroacia, njoftoi të martën shërbimi publik ZDF.

Prokuroria e Shtetit në Mynih ka ngritur një aktakuzë kundër 47-vjeçarit Alexander R., i cili akuzohet për prokurimin e armëve në Kroaci për nevojat e së djathtës ekstreme në Gjermani, raporton revista politike Frontal21 e shërbimit publik ZDF.

“Disa armë u gjetën pranë të akuzuarit kryesor dhe disa marrësve, duke përfshirë pushkë gjysmë automatike, të ashtuquajturat armë me pompë si dhe mbi 200 copë municion”, tha Klaus Ruhland nga Prokuroria e Përgjithshme e Shtetit në Mynih për ZDF.

Njerëzit në duart e të cilëve përfundaun armët mund t’i atribuohen skenës ekstreme të djathtë, tha Ruhland.

Midis tyre ka anëtarë të të ashtuquajturve Qytetarë të Rajhut, persona që nuk njohin rendin kushtetues të Gjermanisë.

Hetuesit gjermanë erdhën tek i dyshuari Alexander R. në bazë të gjetjeve të autoriteteve kroate, të cilët në vitin 2018 gjatë një kontrolli në Kroaci gjetën një sasi të madhe armësh të destinuara për blerësit në Gjermani.

Armët vijnë gjithashtu nga Serbia

Gazetarët në një reportazh televiziv flasin me disa njerëz në Slavonia të cilët kanë vuajtur disa dënime me burg për posedim dhe rishitje të armëve të paligjshme.

Në raportazh, bashkëbiseduesit thonë se armët vijnë nga Serbia, por që një pjesë e ka origjinën nga periudha gjatë dhe pas Luftës së Atdheut.

I akuzuari Alexander R. ishte dikur një anëtar aktiv i partisë radikale të djathtë Partia Kombëtare Demokratike e Gjermanisë (NPD), dhe që prej vitit 2016 më së voni ai ka qenë një anëtar i partisë së krahut të djathtë populist Alternativa për Gjermaninë (AfD).

Hetuesit kroatë informuan kolegët gjermanë se Alexander R. ishte duke siguruar armë në Kroaci, duke thënë se armët, sipas një dëshmitari, ishin “të destinuara për AfD, një parti e krahut të djathtë”.

Dega e lartpërmendur e AfD në afërsi të Mynihut tha se “ata kurrë nuk ofruan ose blenë armë të paligjshme”.

Aleksandër R. jetoi në një qytet port kroat derisa u ekstradua në Gjermani në shtator.

Next Post
Sondazhi i italianëve: PS mbetet mazhorancë me 53-59% të votave

Sondazhi i italianëve: PS mbetet mazhorancë me 53-59% të votave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mos u kujtoni vetëm për zgjedhjet në 2029!”/ Balla: Duhet një marrëdhënie e re dhe më e fortë mes Kuvendit dhe Diasporës!

Tabaku kërkoi dekriminalizimin e plotë të shpifjes, Balla: Si mund ta votoj ligjin tënd kur unë jam në gjyq me Berishën për atë vepër penale

January 27, 2026
Horror në Selanik/ Gjenden dy gra të vdekura në një bodrum, njëra prej tyre ishte hedhur në kazanin e plehrave

Horror në Selanik/ Gjenden dy gra të vdekura në një bodrum, njëra prej tyre ishte hedhur në kazanin e plehrave

January 27, 2026
Ndryshimet në Kodin Penal/ Braçe propozon amendamentin: Burg për ata që u shesin duhan të miturve

‘Molotovi të kategorizohet si armë zjarri’, Braçe nxjerr foto nga protestat e Berishës: E papranueshme

January 27, 2026
“Na ka marrë malli të shohim një grua shtatzënë”, Korreshi në Kuvend: Është hall, s’jep njeri më nuse në fshat!

Korreshi ngre tonet në Kuvend: E keni në terezi, hani petulla me mjaltë.. Po na çani dërrasat, sistemin e drejtësisë e keni të kalbur

January 27, 2026
FOTO/ Tifoz i zjarrtë i PAOK, ky është i riu shqiptar që humbi jetën nga aksidenti në Rumani

FOTO/ Tifoz i zjarrtë i PAOK, ky është i riu shqiptar që humbi jetën nga aksidenti në Rumani

January 27, 2026
Trump: Bordi i Paqes mund ta zgjerojë misionin e tij në territore të tjera

Trump: Bordi i Paqes mund ta zgjerojë misionin e tij në territore të tjera

January 27, 2026
Sjellje bullizuese dhe denigruese, zarfi i zi nxjerr nga loja e ‘Big Brother VIP’ Keijsin! Banorët as nuk çohen ta përshëndesin

Sjellje bullizuese dhe denigruese, zarfi i zi nxjerr nga loja e ‘Big Brother VIP’ Keijsin! Banorët as nuk çohen ta përshëndesin

January 27, 2026
Lamallari ironizon opozitën: Për kallëzimet ‘pushka top’, por do mbani përgjegjësi për shpifjet

Lamallari ironizon opozitën: Për kallëzimet ‘pushka top’, por do mbani përgjegjësi për shpifjet

January 27, 2026
VIDEO- Aksidenti tragjik i tifozëve të PAOK-ut, një shqiptar mes viktimave. Një tjetër i plagosur

VIDEO- Aksidenti tragjik i tifozëve të PAOK-ut, një shqiptar mes viktimave. Një tjetër i plagosur

January 27, 2026
Protesta e PD, Zogaj: Më e madhja e kësaj partie pas zgjedhjeve të majit, por nuk e rrëzon qeverinë

Protesta e PD, Zogaj: Më e madhja e kësaj partie pas zgjedhjeve të majit, por nuk e rrëzon qeverinë

January 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In