• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Të dhënat zyrtare: Cilët janë tre qytetet me emigracionin më të lartë

by A R
26/12/2019 07:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Emigracioni është shndërruar në një fenomen shqetësues për Shqipërinë vitet e fundit, teksa po shteron forcën e punës dhe zhvillimin e qëndrueshëm të vendit, por disa qarqe janë duke e përjetuar këtë dukuri më fort.

Sipas të dhënave të INSTAT qarqet e Lezhës, Elbasanit dhe Beratit kishin emigracionin më të lartë ndër 12 qarqet e tjera të vendit në raport me popullsinë.

Më 2018 emigracioni neto për Lezhën ishte -135 persona për 10 mijë banorë, ndërsa ky tregues për Elbasanin ishte minus 110 persona për 10 mijë banorë dhe për Beratin 105 persona. Gjatë vitit të kaluar vetëm Vlora pa rritje emigracionin neto në vlera pozitive me 23 persona për 10 mije banorë, çka do të thotë se në këtë qytet raporti ndërmjet emigrantëve të kthyer dhe atyre të ikur pati një diferencë pozitive me mbi 400 persona.

Sipas INSTAT gjatë vitit 2018, për pjesën më të madhe të qarqeve të vendit, migrimi i jashtëm ka ndikim më të madh në numrin dhe strukturën e popullsisë se sa lëvizjet e brendshme.

Në rastin e qarkut të Dibrës, Gjirokastrës dhe Kukësit, gjatë vitit 2018, si migrimi i jashtëm ashtu edhe lëvizjet e brendshme ndikuan në zvogëlimin e numrit të popullsi së tyre.

Megjithatë popullsia e këtyre tre qarqeve zvogëlohet më shumësi rezultat i lëvizjeve të brendshme se sa i migrimit ndërkombëtar.

Gjatë vitit 2018, popullsia e qarkut të Tiranës është zvogëluar si rezultat i migrimit të jashtëm me rreth 5 banorë për çdo 10 mijë banorë, por në të njëjtën kohë kjo popullsi është rritur si rezultat i lëvizjeve të brendshme me rreth 81 banorë për çdo 10 mijë banorë, shkruan ‘monitor’.

E kundërta ka ndodhur për qarkun e Vlorës, ku popullsia është rritur si rezultat i migrimit të jashtëm me rreth 23 banorë për çdo 10 mijë banorë, por në të njëjtën kohë është zvogëluar me rreth 6 banorë për çdo 10 mijë banorë.

Qarqet e Tiranës dhe Vlorës janë të vetmet qarqe popullsia e të cilave është rritur si rezultat i lëvizjeve migratore të brendshme dhe ndërkombëtare, gjatë vitit 2018. Lëvizjet të tilla të popullsisë kanë patur ndikim të madh dhe të përvitshëm në popullsinë e qarqeve të Shqipërisë.

INSTAT raporton se popullsia banuese e të gjitha qarqeve të vendit është në mënyrë domethënëse më e vogël se popullsia e regjistruar në regjistrat e gjendjes civile.

Të dhënat tregojnë se qarku i Gjirokastrës dhe ai i Vlorës janë dy qarqet e vetme ku popullsia banuese është më pak se gjysma e popullsisë së regjistruar, përkatësisht me 41,1 % dhe 49,0 %.

Next Post
Aurela Gaçe nxjerr foton, mesazh Aleksandër Gjokës pas daljes nga qelia

Aurela Gaçe nxjerr foton, mesazh Aleksandër Gjokës pas daljes nga qelia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA, plan për operacione tokësore në Iran! Shtëpia e Bardhë: Pentagoni po i jep Trumpit disa opsione

SHBA, plan për operacione tokësore në Iran! Shtëpia e Bardhë: Pentagoni po i jep Trumpit disa opsione

March 29, 2026
Nga stërvitjet te fronti: Si po përgatitet ushtria e Kosovës për Gazën

Nga stërvitjet te fronti: Si po përgatitet ushtria e Kosovës për Gazën

March 29, 2026
Pandemia rrit “dembelizmin”/ Kush janë qytetarët që përtojnë më shumë të punojnë. Rekordin e mbajti…

Të rinjtë nuk pinë më alkool, konsumi në bare dhe restorante në pikën më të ulët!

March 29, 2026
Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, rriten temperaturat

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira të pakta

March 29, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

March 29, 2026
Nga sot, rikthehet ora verore: Më shumë dritë natyrale, më pak gjumë

Nga sot, rikthehet ora verore: Më shumë dritë natyrale, më pak gjumë

March 29, 2026
VIDEO / Nga Kadastra tek Reforma Territoriale, Rama zbulon detaje nga mbledhja e Grupit Parlamentar të PS

VIDEO / Nga Kadastra tek Reforma Territoriale, Rama zbulon detaje nga mbledhja e Grupit Parlamentar të PS

March 29, 2026
Edhe njëherë për varkarin e Enverit

Edhe njëherë për varkarin e Enverit

March 29, 2026
Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

March 28, 2026
‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In