• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Të dhënat optimiste, kreditë e këqija ulen me 6.3 %

by A R
16/10/2017 18:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreditë e këqija në bankat shqiptare janë ulur me 340 milionë dollarë në harkun kohor të një viti. Të dhënat zyrtare nga Shoqata e Bankave tregojnë se huatë me probleme ranë sërish në gusht, duke arritur në 15.1 për qind të totalit, nga 21.4 për qind që ishin në gushtin e vitit të kaluar.

E përkthyer në vlerë, kjo do të thotë se aktualisht kreditë e këqija në banka llogariten në 820 milionë dollarë amerikanë, nga 1 miliardë e 160 milionë dollarë që ishin në të njëtën periudhë të 2016-s.

Të dhënat tregojnë se që nga tetori i vitit të kaluar, kreditë e këqija janë ulur në mënyrë të vazhdueshme. Sipas Bankës së Shqipërisë, rënia është rezultat kryesisht i dy faktorëve: fshirjeve dhe ristrukturimit.

Përmes fshirjes, bankat nxjerrin jashtë bilancit kreditë që kanë më shumë se 3 vite që nuk kthehen, një kërkesë ligjore kjo e diktuar nga Banka e Shqipërisë.

Por, veç huave të vjetra, një pjesë e bankave janë duke fshirë edhe kreditë problematike më të reja sesa 3 vite, nëse debitorët pranojnë të paguajnë një pjesë të borxhit raporton TCH. Shuma e paguar rakordohet në marrëveshje dypalëshe mes bankës dhe debitorit.

Burime nga Banka e Shqipërisë thonë se kjo metodë ka rezultuar efikase në uljen e portofolit të kredive me probleme, ndërkohë që paralelisht vazhdojnë dhe ristrukturimet. Ky i fundit është një proces ku banka pranon të zgjasë afatin e shlyerjes së borxhit për kredimarrësin, si dhe të ulë normën e interesit duke e lehtësuar atë nga pagesat./a.m.

Next Post

Berisha entuziast pas arrestimit të Habilajt: Pritet prangosja e Tahirit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mëdyshjet e BE-së ndaj Shqipërisë dhe mëdyshjet e opozitës për të qenë me BE-në

April 7, 2026
Ulsiu zgërdhihej, Albini ka zëra se po na merr Mamicën…

Ulsiu zgërdhihej, Albini ka zëra se po na merr Mamicën…

April 7, 2026
Amnesty International kritika Trump: Deklaratat e tij po përshkallëzojnë tensionet

Amnesty International kritika Trump: Deklaratat e tij po përshkallëzojnë tensionet

April 7, 2026
Takime “sa për sy e faqe”, partitë politike në Kosovë ende larg marrëveshjes për presidentin

Takime “sa për sy e faqe”, partitë politike në Kosovë ende larg marrëveshjes për presidentin

April 7, 2026
7 Prilli i vitit 1939 na kujton se asgjë nuk harrohet…

7 Prilli i vitit 1939 na kujton se asgjë nuk harrohet…

April 7, 2026
Programi i “Rijetëzimit të Kullave” në Shqipërinë e veriut hyn në fazë të re, 523 kulla drejt transformimit

Programi i “Rijetëzimit të Kullave” në Shqipërinë e veriut hyn në fazë të re, 523 kulla drejt transformimit

April 7, 2026
Negociatat me BE-në, Shqipëria në pritje të “dritës jeshile”/ Këshilli kërkon kohë: Duhen bisedime të tjera

Negociatat me BE-në, Shqipëria në pritje të “dritës jeshile”/ Këshilli kërkon kohë: Duhen bisedime të tjera

April 7, 2026
Kërcënimet e Trump ndaj Iranit, Mbretëria e Bashkuar nuk do të lejojë përdorimin e bazave të saj

Kërcënimet e Trump ndaj Iranit, Mbretëria e Bashkuar nuk do të lejojë përdorimin e bazave të saj

April 7, 2026
Ministri Hoxha, me studentët në Durrës: Rruga e Shqipërisë drejt BE, e pandashme nga angazhimi i të rinjve

Ministri Hoxha, me studentët në Durrës: Rruga e Shqipërisë drejt BE, e pandashme nga angazhimi i të rinjve

April 7, 2026
Presidenti i ri, PDK i vendos kushte Kurtit: Propozimin të na e sjellë të shkruar

Presidenti i ri, PDK i vendos kushte Kurtit: Propozimin të na e sjellë të shkruar

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In