Kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor Klement Zguri deklaroi se të dhënat paraprake mund të kenë pasaktësi por që do të rregullohen në publikimin e tabelave përfundimtare.
“Të dhënat për pjesëmarrjen janë komunikuar me telefon me komisionerët gjë që ka sjellë dhe ngatërresa më shifrat e transmetuara. Vitet e tjera janë sjellë me tabelat e kompjuterizuara.
Problemet e vërteta lidhen me tabelat e rezultateve. Se çfarë ka ndodhur me këto gabime do jen pjesë e një hetimi.
Ka dy rrugë për të korrigjuar këto parregullsi.
- E para që KQZ të konstatoje vetë problemet me shifrat dhe ti rregullojë gabimet.
- Subjektet zgjedhore mund të bëjnë anikimime dhe më pas KQZ të bëjë ndryshimet e fundit.