• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Të dhënat: Gratë shqiptare pas punëve të shtëpisë, nuk kanë kohë të merren me veten

by A R
19/08/2020 10:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një shprehje e urtë thotë se koha është flori. Por a e dini se pjesën më të madhe të kohës së grave shqiptare e zënë punët e shtëpisë, gatimi, kujdesi për fëmijët apo të moshuarit.

Gratë shqiptare kanë shumë më pak kohë për t’u kujdesur për veten, të merren me sport, evente kulturore apo argëtuese në krahasim me burrat. Ndërkohë që krahasuar me vendet e BE-së dhe rajonit, indeksi i barazisë gjinore në fushën e kohës është më i ulët në vend…

Indeksi i Barazisë Gjinore në Fushën e Kohës për Shqipërinë është 48,1. Sipas nënfushave, vihet re se në nënfushën e aktiviteteve të kujdesit shënohet një vlerë pak më e lartë e indeksit se sa në nënfushën e aktiviteteve sociale. INSTAT shpjegon në raportin e Barazisë Gjinore se Fusha e Kohës lidhet me e punën e paguar dhe punën e papaguar në shtëpi dhe me kujdesin për fëmijët dhe anëtarët e tjerë të familjes, si dhe me raportin që zë puna ndaj kohës së lirë.

Mes burrave dhe grave në Shqipëri ka një dallim të ndjeshëm sa i përket përqindjes së personave që shprehen se kujdesen për fëmijët apo nipërit dhe mbesat e tyre, për të moshuarit apo për personat me aftësi të kufizuara çdo ditë, me përkatësisht 51.1 për qind e grave dhe 24.6 për qind e burrave.

Kur bëhet fjalë për gatimin dhe punët e përditshme të shtëpisë, ky aktivitet përbën 87.8 për qind për gratë dhe vetëm 16.1përqind për burrat.

Nga ana tjetër, gratë i kushtojnë më pak kohë aktiviteteve sportive, kulturore ose argëtuese jashtë shtëpisë çdo ditë ose disa herë në javë–31.4 për qind në rastin e grave dhe 43.9 për qind në rastin e burrave.

Te gratë, 5.4 për qind janë të përfshira në aktivitete vullnetarizmi apo bamirësie të paktën një herë në muaj, kurse në rastin e burrave janë 3.4 për qind ata që merren me aktivitete të tilla.

Si krahasohemi me BE-në

Rezultati i indeksit për Shqipërinë në fushën e kohës është më i ulët se sa mesatarja e BE-28 me 17.6 pikë. Në BE, ka mesatarisht një numër më të vogël personash që kujdesen çdo ditë për fëmijët apo për anëtarë të tjerë të familjes sesa në Shqipëri (37.5 për qind e grave dhe 24.7 për qind e burrave), duke shënuar kështu një dallim ende të ndjeshëm gjinor.

Dallimi gjinor është shumë më i dukshëm në BE se sa në Shqipëri në lidhje me gatimin dhe punët e shtëpisë, ku 78.7 për qind e grave e kryejnë këtë aktivitet çdo ditë, ndërkohë që në rastin e burrave janë 33.7 për qind. Sa u përket aktiviteteve sportive, kulturore dhe aktiviteteve të tjera argëtuese të përditshme apo disa herë në javë, gratë dhe burrat janë në numër më të vogël në BE se sa në Shqipëri (27.5 për qind e grave dhe 31.9 për qind e burrave), duke shënuar edhe këtu një dallim të konsiderueshëm gjinor në favor të burrave, shkruan ‘Monitor’.

Nga ana tjetër, mes grave dhe burrave në BE, ka një përqindje më të madhe të personave të përfshirë në aktivitete vullnetarizmi apo bamirësie të paktën një herë në muaj (12.2 për qind e grave dhe 11.4 për qind e burrave).

Krahasuar me Shtetet Anëtare të BE-së dhe me dy vendet kandidate të BE-së, Shqipëria renditet 27/31 në bazë të vlerës së indeksit në fushën e kohës. Ajo është e pozicionuar mes Serbisë dhe Portugalisë dhe më lart se Sllovakia, Greqia dhe Bullgaria.

Next Post
Ushtarët kryengritës arrestojnë Presidentin

Ushtarët kryengritës arrestojnë Presidentin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: Objektivi për të fituar të gjitha bashkitë, provokim i PS

March 24, 2026
“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

March 24, 2026
Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

March 24, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: PS nuk ka nevojë t’i fitojë zgjedhjet, mjafton të shohë humbjen e PD-së

March 24, 2026
Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

March 24, 2026
Në 15-vjetorin e ’21 Janarit’, xhaxhai i Aleks Nikës shkon në SPAK: Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi!

“Berishën mezi e morën në pyetje”, Mark Nika flet pas ‘vizitës’ në SPAK: S’ka vullnet për ta hetuar 21 Janarin…

March 24, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

“Kryetarit i ndërpritet mandati nëse humbet zgjedhjet,” Salianji: Nëse Berisha nuk largohet, vendos gjykata

March 24, 2026
“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

March 24, 2026
Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

March 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Gjuetia e shtrigave e Berishës, dëshpërim apo taktikë?

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In