• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Të dhënat e INSTAT/ Gjatë viteve 2014-2020, shpenzimet e familjeve me arsim të ulët u rritën më shpejt se tek ato me arsim të lartë

by Java News
22/10/2021 07:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ekonomia shqiptare po zhvillohet nëpërmjet një modeli që gjeneron vende pune për persona pa aftësi arsimore, për rrjedhojë gjasat që një i arsimuar të jetë i papunë janë më të mëdha.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se në gjashtë vitet e fundit shpenzimet në familjet pa arsim u rriten më shumë se në kategorinë e familjeve të arsimuara.

Në vitin 2020 një familje me kryefamiljarë pa arsim shpenzoi në muaj mbi 71 mijë lekë me një rritje 23 % nga viti 2014. Në të kundërt, familjet që kishin kryefamiljarin me arsim të lartë kishin rritjen më të ulët të shpenzimeve mujore për konsum. Një familje me arsim të lartë shpenzoi gjatë një muaji mesatarisht 116 mijë lekë më 2020 me një rritje 13 % nga viti 2014.

Rritja ishte më evidente edhe në familjet me arsim të mesëm. Një familje nga kjo kategori shpenzoi 87 mijë lekë në muaj në vitin 2020 nga 74,8 mijë lekë në vitin 2014 me një rritje 17% në krahasim me 6 vite më parë.

Por gjithsesi familjet më arsim të lartë kanë kthyeshmëri më të lartë nga puna. Në vitin 2020 ata i kishin shpenzimet mujore 63 për qind më të larta se ato më arsim 8-9 vjeçar. Po ky hendek ka ardhur në ngushtim në raport me vitin 2016, ku shpenzimet familjeve të arsimuara ishin 77.4% më të larta se të familjeve me arsim të ulët.

Të dhënat e tjera të INSTAT tregojnë se shkalla e papunësisë për personat që kanë mbaruar vetëm 8-9 vjeçaren është më e ulëta nga gjithë të tjerët, si për meshkujt ashtu dhe për femrat.

Për meshkujt me arsim 8-9-vjeçar, norma e papunësisë në fund të tremujorit të tretë 2020 ishte 9.2%, ndërsa për femrat 9.5%. Madje për meshkujt ka pasur një ulje të kësaj norme gjatë kohës së pandemisë, nga 9.4% të regjistruar në tremujorin e tretë 2019. Ndërsa për femrat është rritur ndjeshëm, në krahasim me 7.3%, që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Të dhënat tregojnë se arsimi i lartë nuk ndihmon shumë për të gjetur punë, sidomos për femrat. Sipas INSTAT, në fund të tremujorit të tretë 2020, norma e papunësisë te meshkujt me arsim të lartë ishte 11%, ndërsa te femrat kjo përqindje arrin në 13.1%.

Sipas ekspertëve, kjo dukuri ka lidhje me dy faktorë -Së pari, vendi ka si avantazh konkurrues krahun e lirë të fuqisë punëtore dhe si rrjedhojë, kompanitë prodhojnë dhe eksportojnë kryesisht produkte me vlerë të shtuar të ulët (si p.sh. fasoni) për të cilat nuk nevojitet fuqi punëtore e kualifikuar. Së dyti, personat me arsim 8/9-vjeçar janë më pak të angazhuar në tregun e punës, duke pasur një shkallë të lartë inaktivitetit dhe si rrjedhojë ata nuk konsiderohen të papunë./Monitor

g.kosovari

Next Post
Probleme me shëndetin, mbretëresha Elizabeta II shtrohet në spital

Probleme me shëndetin, mbretëresha Elizabeta II shtrohet në spital

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rritja e pagave për ushtarakët, Vengu: Synojmë nivelin e NATO-s

Rritja e pagave për ushtarakët, Vengu: Synojmë nivelin e NATO-s

February 6, 2026
Nisin sot Lojërat Olimpike Dimërore, kush janë katër skiatorët që përfaqësojnë Shqipërinë

Nisin sot Lojërat Olimpike Dimërore, kush janë katër skiatorët që përfaqësojnë Shqipërinë

February 6, 2026
Zhduket prej 5 ditësh nëna e prezantueses amerikane, dyshohet për rrëmbim. FBI ofron shpërblim prej 50,000 dollarësh

Zhduket prej 5 ditësh nëna e prezantueses amerikane, dyshohet për rrëmbim. FBI ofron shpërblim prej 50,000 dollarësh

February 6, 2026
“Veliaj paguan avokatë të huaj”, avokatët e kryetarit të bashkisë zbardhin audion e akuzave të Dumanit dhe Dados para GJKKO

“Veliaj paguan avokatë të huaj”, avokatët e kryetarit të bashkisë zbardhin audion e akuzave të Dumanit dhe Dados para GJKKO

February 6, 2026
Cila është lufta e vërtetë e ftohtë mes SHBA-ve dhe Europës? Në rrjetet sociale dhe…

Cila është lufta e vërtetë e ftohtë mes SHBA-ve dhe Europës? Në rrjetet sociale dhe…

February 6, 2026
E kthyen banesën në laborator droge, dy të afërmit kapen me mbi 2 mijë tableta ekstazi

E kthyen banesën në laborator droge, dy të afërmit kapen me mbi 2 mijë tableta ekstazi

February 6, 2026
Greqia në alarm, oficeri i lartë i shiste Kinës sekretet e NATO-s

Greqia në alarm, oficeri i lartë i shiste Kinës sekretet e NATO-s

February 6, 2026
Takimi historik me Papën, Rama ndan çaste të veçanta nga vizita e tij në Vatikan

Takimi historik me Papën, Rama ndan çaste të veçanta nga vizita e tij në Vatikan

February 6, 2026
I ftohtë ekstrem “mbërthen” Gjermaninë/ Aeroporti i Berlinit mbyllet për shkak të akullit të zi

I ftohtë ekstrem “mbërthen” Gjermaninë/ Aeroporti i Berlinit mbyllet për shkak të akullit të zi

February 6, 2026
“Nuk lëkundemi”, reagon komuniteti i prokurorëve pas kërcënimeve me jetë për kolegët

Truprojat dhe pagat, pse drejtësia po cënon imazhin e Shqipërisë në BE

February 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In