Operacioni Forca e Ligjit i ka dërguar me shkrim kërkesën për të deklaruar pasurinë dhe për ta justifikuar atë, dy personave të dënuar për vrasje dhe armëmbajtje pa leje.
Ata janë, Eljon Hato, banues në Lezhë, i dënuar për veprat penale “Vrasja me dashje”, “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Armëmbajtje pa leje” dhe Ilir Selmani, banues në Tiranë, i dënuar për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Brenda 48 orësh, si subjekt i Ligjit Special, ata duhet t’u përgjigjen me shkrim të gjitha pyetjeve të OFL-së. Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme. /e.s/