Operacioni Forca e Ligjit u ndal sot në Korçë, duke u kërkuar burimin e pasurisë 4 të dënuarve për të njëjtën vepër penale.
Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve: Dorian Sako, Arten Zallemi, Zalmir Qyteti, Bledjon Liçe.
Dorian Sako, banues në Korçë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim;
Arten Zallemi, banues në Korçë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim;
Zalmir Qyteti, banues në Korçë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim;
Bledjon Liçe, banues në Korçë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim.
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
g.kosovari