Dy persona, burrë e grua janë arrestuar nga policia e Tiranës, pasi akuzohen për mashtrim me pasoja të rënda dhe gjykata e Shkodrës i ka dënuar me 10 vite burg të dy.
Sipas policisë, në pranga ranë shtetasit Zamir Kalej 53 vjeç dhe gruaja e tij Bukurie Kalej 48 vjeçe, të dy banues në Shkodër.
“Këta dy shtetas ishin shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër e ka dënuar secilin prej tyre me 5 vjet dënim, për veprën penale “Mashtrimi me pasoja të rënda” kryer në bashkëpunim”, thuhet në njoftimin e policisë.
/a.r