“Të dëgjosh leksione nga bufi SB mbi vendimet e gjykatave, është njëlloj sikur të dëgjosh shejtanin të të shpjegojë psalmet e Biblës apo suret e Kuranit,” është ky reagimi i kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla pas deklaratës së kryedemokratit Sali Berisha, i cili publikoi një listë ministrash të vendeve të BE-së që, sipas tij janë pezulluar gjatë hetimeve penale.
Në një postim në rrjetet sociale, kreu i grupit parlamentar të PS e akuzoi Berishën për mashtrim publik duke i renditur disa kundër-argumente. Sipas Ballës rastet e përmendura janë dorëheqje politike, jo pezullime nga gjykatat.
“Asnjë nga këto raste nuk ka lidhje me rastin që duhet t’i japë zgjidhje Gjykata Kushtetuese në Shqipëri. Ato janë dorëheqje të natyrave dhe konteksteve të caktuara politike, por që nuk lidhen me një vendim pezullimi të ushtrimit të detyrës. Madje, rasti i dorëheqjes së Willy Claes nga detyra e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s është fiks rasti se si çdo procedurë duhet të kalojë përmes Parlamentit. Willy Claes dha dorëheqjen vetëm pasi Parlamenti belg kishte dhënë autorizimin për hetimin gjatë kohës që kishte qenë Ministër në qeverinë belge.”
Në fund, Balla iu kundërpërgjigj në veçanti akuzave të Berishës për ish-kryeministrin rumun Victor Ponta, duke e lidhur sulmin e Berishës me çështjen e njohjes së Kosovës:
“Sa për mikun tim Viktor Ponta… sulmi yt i përhershëm ndaj tij lidhet me faktin që ishte Kryeministri më i hapur rumun për njohjen e Kosovës, diçka që ty s’të pëlqen, si dhëndër i Serbisë që je.”











Simboli i Targave te automjeteve të Sërbisë është “SRB”.
Simboli i Sali Ramë Berishes është “SRB”.
A thua rastesi ???