• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Të çorodit arsyen, por si e ndihmoi alkooli njeriun që të krijojë qytetërimin?

by A R
30/08/2022 08:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Edward Slingerland

“Linkiesta”

Njeriu është dehur dhe ka udhëtuar mendërisht falë substancave psikodelike që nga kohërat të lashta dhe në mbarë botën. Nuk mungojnë librat interesantë që dokumentojnë predispozitën e specieve tona ndaj substancave dehëse, si dhe shumëllojshmërinë e jashtëzakonshme të mënyrave se si përmbushim ne e dëshirën tonë për një gjendje të ndryshuar mendore.

Siç vëren guru-ja e mjekësisë alternative, Endrju Ueil:”Praktika e përdorimit të drogës, është kaq e përhapur në histori, sa që ajo duhet të përfaqësojë padyshim një prirje themelore të vetë qenies njerëzore”.

Në mënyrë të ngjashme, në përmbledhjen e tij mbi shumëllojshmërinë mbresëlënëse të teknologjive që njeriu ka krijuar për të trullosur veten, arkeologu Endrju Sherrat argumenton se “kërkimi i qëllimshëm i përvojës psikoaktive, është të paktën aq e vjetër sa njeriu moderne. Pra me fjalë të tjera, ai është një nga tiparet e Homo Sapiens”.

Gjithsesi, tek këto investigime historike dhe antropologjike të përdorimit të drogave psikotrope, nuk shqyrtohet pyetja themelore se pse njerëzit janë kaq të etur të trullosin mendjet e tyre. Nga pikëpamja praktike, të dehesh me alkool apo të konsumosh drogë, duket si një ide vërtet e keqe.

Në nivelin individual, alkooli është një neurotoksinë që dëmton funksionet njohëse dhe motorike dhe e dëmton trupin. Në nivelin social, lidhja midis dehjes dhe çrregullimit social,nuk është një shpikje e huliganëve modernë apo e studentëve në kampuset universitare.

Në Romën e lashtë, mbaheshin rregullisht festime të egra dhe të rrezikshme, që kishin emrin e perëndisë Bakus, ose Dionis për grekët e lashtë. Përshkrimet e këtyre ritualeve dhe banketeve me shumë pije alkoolike nga Egjipti i lashtë dhe Kina në figura murale, tregojnë qartë se si konfuzioni, të mos–ndjerit mirë fizikisht, gjendjet e të fikëtit, të vjellat dhe seksi i paligjshëm, ishin pasojat tipike të konsumit të pijeve alkoolike.

Haluçinogjenët e ndryshëm të përdorur nga njerëzit në mbarë botën, janë edhe më të rrezikshëm dhe të dëmshëm. Përveçse na shkëputin plotësisht nga realiteti, përbërja e tyre kimike mund të na çojë deri në vdekje. Kështu një bimë në formën e një kaçubeje të vogël që rritet në shkretëtirën Sonoran, Sophora secundiflora, është aq toksike sa që edhe vetëm një kokërr e vetme do të vriste një foshnje brenda disa sekondash.

Dikush mund të mendojë se njeriu mësoi shumë shpejt të qëndronte larg tij. Në fakt nuk është kështu. Arsyeja është se ato mund të shkaktojnë një trullosje të fortë. Megjithëse nuk kanë asnjë vlerë të njohur kulinare, gjurmët e këtyre kokrrave të kuqe janë gjetur në mbetjet arkeologjike që datojnë disa mijëvjeçarë, kur kulturat e shkretëtirës e përdorën atë për fuqinë e saj dehëse.

Pirja e diçkaje të fortë është ilaç për të gjitha llojet e sëmundjeve, dhe një ngushëllim për çdo pikëllim. Në një dasmë njerëzit pijnë për të festuar; në një funeral për të larguar trishtimin. Por ashtu pihet për qejf me miqtë, si dhe për t’u çlodhur pas një dite të ngarkuar në punë.

Suksesi meriton një shpërblim, ndërsa dështimi e kërkon atë. Kush është shumë i zënë me punë pi për ta larguar disi mendjen; dembelët pinë sepse nuk kanë çfarë të bëjnë tjetër. Fermerit i duhet të pijë sepse puna e tij është e vështirë; punëtori sepse bën një veprimtari monotone dhe sedentare.

Bën vapë, ndaj pimë për t’u freskuar. Është ftohtë, prandaj le të pimë që të ngrohemi. Por mund të bëjmë më mirë sesa kaq. Së pari, le t’u hedhim një vështrim shpjegimeve klasike shkencore të dëshirës se njerëzve për të pirë. Të paktën në pamje të parë, ato duken më të mira se sa racionalizimet e synuara nga mbështetësit e ndalimit të alkoolit (Prohibicioni), por në fund rezultojnë po aq të pakënaqshme.

Next Post
Kulluri: Opinioni i “Venecias” i vonë, ndryshimet në Kod janë bërë

"Të mohosh Ramën dhe të bësh sikur nuk shikon se ç’ndodh me opozitën është më së paku hipokrizi"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani bombardon bazën amerikane në Bahrein, vritet një person në Emirate

Irani bombardon bazën amerikane në Bahrein, vritet një person në Emirate

February 28, 2026
U ekstradua nga Dubai, “i forti i Niklës” Durim Bami lihet në burg

U ekstradua nga Dubai, “i forti i Niklës” Durim Bami lihet në burg

February 28, 2026
Ministria e Jashtme e Iranit: E ligjshme të përgjigjemi ndaj sulmeve të SHBA dhe Izraelit

Ministria e Jashtme e Iranit: E ligjshme të përgjigjemi ndaj sulmeve të SHBA dhe Izraelit

February 28, 2026
“Mund të ketë dhunë”/ Policia njoftim zyrtar për protestën e opozitës: Nuk marrim përsipër garantimin e zhvillimit të tubimit

“Mund të ketë dhunë”/ Policia njoftim zyrtar për protestën e opozitës: Nuk marrim përsipër garantimin e zhvillimit të tubimit

February 28, 2026
Irani nuk mjaftohet vetëm me sulme ndaj Izraelit, shënjestron bazat amerikane në Bahrein, Abu Dhabi dhe Katar

Irani nuk mjaftohet vetëm me sulme ndaj Izraelit, shënjestron bazat amerikane në Bahrein, Abu Dhabi dhe Katar

February 28, 2026
Trajleri bosh ngjalli dyshime në Doganën e Kakavijës, sekuestrohen 350 kg lëndë narkotike të fshehura në shasi

Trajleri bosh ngjalli dyshime në Doganën e Kakavijës, sekuestrohen 350 kg lëndë narkotike të fshehura në shasi

February 28, 2026
Nis hakmarrja e Iranit, sirenat e alarmit dëgjohen në disa qytete të Izraelit

Nis hakmarrja e Iranit, sirenat e alarmit dëgjohen në disa qytete të Izraelit

February 28, 2026
Armë dhe laboratorë nëntokë, përgjigje me raketa dhe kamikazë/ Mburoja e regjimit të Iranit është gati

Armë dhe laboratorë nëntokë, përgjigje me raketa dhe kamikazë/ Mburoja e regjimit të Iranit është gati

February 28, 2026
Diplomacia e padukshme që ndryshoi lojën/ Zef Mazi: Proceset e ndërlikuara që kanë shoqëruar çështjen e Kosovës ndër vite

Diplomacia e padukshme që ndryshoi lojën/ Zef Mazi: Proceset e ndërlikuara që kanë shoqëruar çështjen e Kosovës ndër vite

February 28, 2026
Kush është (dhe ku është) Khamenei, Ajatollahu që nuk është larguar nga Irani që nga viti 1989

Kush është (dhe ku është) Khamenei, Ajatollahu që nuk është larguar nga Irani që nga viti 1989

February 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In