Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile ka evakuuar sot në mbrëmje një familje prej shtatë anetarësh të bllokuar prej dy ditësh Povelsh-Hoxharë.
Në një postim në faqen e saj, Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile bën të ditur:“Evakuuim i një familje të përbërë prej 7 vetash, të bllokuar prej 2 ditësh, Povelsh – Hoxharë”.
Po ashtu, Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile trasmeton një video, pjesë e evakuuimit të familjes së izoluar.
Në operacion ishte vetë Drejtori i Përgjithshme e Emergjencave Civile, Shemsi Premci.
Duke folur për mediat, Premci tha se “jemi në fshatin Hoxhare në afërsi të Darëzezës, duke evakuuar një familje me 7 anetarë. Situata është paraqitur problematike edhe pse eshte ulur niveli i ujërave”. /b.d