• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Të bësh njerëzit për të qeshur si aktor dhe si kandidat

by Mero Baze
10/10/2025 20:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Florian Binaj është kandidati më i pazakontë i gjithë garave elektorale në Shqipëri, pasi është një kandidat i përzgjedhur nga Sali Berisha për të qenë “i pavarur”. Kjo e bën atë një kandidat të emëruar si “i pavarur” nga çdo parti opozitare, por të varur nga Kryetari i Partisë Demokratike.

Ky status special i përshtatet Zotit Binaj vetëm si aktor, por jo si politikan.
Si aktor, njeriu merr një rol dhe e luan deri në fund. Flori është aktor i mirë dhe besoj se u ka dhënë formë gjithë personazheve që ka luajtur. Në këtë aspekt, besoj që edhe këtë emërim nga Berisha si “i pavarur” ka shanse ta luajë mirë.

Por kujdes: kjo vlen vetëm për ekran. Nuk vlen as për fushatë dhe as për bazën e Partisë Demokratike.
Për këtë arsye do të ishte mirë që ai të shmangte intervistat dhe deklaratat e tij për shtyp, sepse nuk është njësoj të bësh njerëzit për të qeshur si aktor dhe njerëzit për të qeshur si kandidat.

Kur je aktor dhe bën njerëzit për të qeshur, quhesh i suksesshëm. Kur je kandidat dhe bën njerëzit për të qeshur me deklaratat e tua, je i dështuar pa filluar. Dhe po shikoj se ia ka shkaktuar shumë të qeshura me deklaratat e tij mbrëmë në Top Channel.

Keqkuptimi i tij që ai është një kandidat që do bëjë takime pa pasur nga pas politikanët e opozitës duhet shpjeguar: nëse ky është dekor apo thelb i fushatës.
Nëse është thelbi i fushatës, do të thotë që ai është i distancuar nga Partia Demokratike dhe partitë e tjera opozitare. Kjo është fyerje për elektoratin e tyre dhe rrezikon ta bëjë atë një dordolec në fushatë që nuk i shkon pas askush.

Nëse e ka brenda rolit që i është caktuar si “aktor elektoral”, domethënë janë dakordësuar të gjithë që ai ta bëjë vetëm fushatën, por nga pas të qëndrojë PD dhe partitë e tjera duke mbledhur votat për të, kjo është një mashtrim për publikun – por përsëri është shumë më mirë sesa të jetë e vërtetë që ai nuk ka punë me kryetarët e partive opozitare.

Të gjithë e dimë që PD në fund nuk do një faturë për humbjen dhe ndaj ka emëruar “një të pavarur” për të justifikuar humbjen. Por kjo nuk do të thotë se PD do që ky të humbasë sa më thellë. Ajo patjetër ka nevojë që ky të marrë vota, ndoshta më shumë se PD. Ndaj dhe duhet të bëjë kujdes mos t’i trembë demokratët ende pa nisur fushatën duke i trajtuar si lebrozë që nuk do t’u afrohet. se nuk janëaq budallenjë sa mendon dhe nuk janë aq të “dashur” sa janë kur shikonin portokallinë dhe duartrokisnin.

Së fundmi, duhet të bëjë kujdes kur flet, sepse deri më sot gënjeshtrat i konsideron batuta në skenë, por në politikë gënjeshtrat janë moralisht të dënueshme dhe në fushatë janë bomba me sahat.

Lehtësia me të cilën ai gënjeu disa herë në intervistën e parë për gjëra krejt pa rëndësi është shenjë e keqe. Fjala vjen, fotot dhe videot me Erion Veliajn nuk kanë shumë rëndësi nëse janë bërë më 2015, 2018 apo 2020. E rëndësishme është që ai ka qenë pjesë e roleve që Veliaj i ka caktuar për PR-in e tij. Nxitimi për të gënjyer që ai s’ka qenë në dijeni, apo që janë bërë kur ka qenë ministër, tregon që ai ka siklet nga jeta e tij e mëparshme dhe përpiqet ta mbulojë me gënjeshtra.

Nuk është krim ajo që ka bërë. Politikanët kanë bërë gjëra shumë më të rënda. Por ato tejkalohen kur je i sinqertë. Si gënjeshtar, ai ka shumë konkurrentë të fortë në politikë dhe nuk i mund dot. Kryegënjeshtarin e ka pronar partie, që është gati të gënjejë edhe për atë që ka thënë dje, jo më në 2018.

Prandaj nëse është i pasigurt për gjërat që thotë, është mirë të shmangë sa më shumë daljet televizive, derisa të mësojë mirë rolin si “kandidat i pavarur” që i kanë caktuar.
Përndryshe, me këtë vrull që ka nisur të bëjë për të qeshur elektoratin, kam frikë se nëse zgjedhjet shtyhen për shkak të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, do ta shkarkojnë nga roli që i kanë dhënë, dhe do të përcillet duke qeshur nga kjo histori.
Pas kësaj, nuk di nëse do bëjë dot më për të qeshur njerëzit me rolin e policit, pasi kjo fushatë mund të provojë që qenka polic real dhe jo në rol.

Next Post
Berisha “djeg” kandidaturat politike për Tiranën: Ka më shumë shanse për ata që vijnë nga… 

Shqetësimi i Berishës për atmosferën që gjen kandidati i tij proxy

Comments 1

  1. Lili says:
    4 months ago

    Turp të kesh Mero zheljs.Edhe Zelensky humorist qe,por u në president dhe po punon shumë mirë…E mbështet: ShBA dhe BE..

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Shqyrtimi zgjati vetëm 1 orë”, Bardhi në ‘Kushtetuese’: Të shfuqizohen ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

“Shqyrtimi zgjati vetëm 1 orë”, Bardhi në ‘Kushtetuese’: Të shfuqizohen ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

February 10, 2026
Veliaj fiton betejën, por humb ‘mëkatarët’ që e shkarkuan

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

February 10, 2026
Baraba u lirua, Shabani u kryqëzua

Hagës i dridhet dora për krimet serbe, por i lëshohet për UÇK!

February 10, 2026
Dita e dytë e deklaratave përmbyllëse për ish-krerët e UÇK-së, Prokuroria: Thaçi ka gënjyer disa herë ndërkombëtarët

Dita e dytë e deklaratave përmbyllëse për ish-krerët e UÇK-së, Prokuroria: Thaçi ka gënjyer disa herë ndërkombëtarët

February 10, 2026
Sherr në një lokal në Bushat, 56-vjeçari qëllon me kosore 39-vjeçarin! Vihet në pranga

Ra nga shkallët e banesës, ndërron jetë 74 vjeçari në Durrës

February 10, 2026
Shtypi gazin në vend të frenave, 44-vjeçarja përplas të ëmën me makinë, ndërron jetë

Shtypi gazin në vend të frenave, 44-vjeçarja përplas të ëmën me makinë, ndërron jetë

February 10, 2026
Mësuesi rrahu nxënësin dhe u arrestua, kolegët e tij në protestë

Mësuesi rrahu nxënësin dhe u arrestua, kolegët e tij në protestë

February 10, 2026
Spiropali takim me Zëvendëssekretaren Amerikane të Shtetit: Thellim i partneritetit ekonomik e strategjik, bashkëpunim për çështje në interes të Shqipërisë

Spiropali takim me Zëvendëssekretaren Amerikane të Shtetit: Thellim i partneritetit ekonomik e strategjik, bashkëpunim për çështje në interes të Shqipërisë

February 10, 2026
“Me mikun tim të çmuar…”, Rama ndan pamjet nga takimi para darkës me Antonio Costan

Takimi Rama-Costa në Bruksel, zbardhen diskutimet! Kabineti i Presidentit të KiE: Riafirmohet mbështetja ndaj Shqipërisë!

February 10, 2026
Mbyllen hetimet për ish-kryebashkiakun Roshi! Prokuroria kërkon kalimin e dosjes për gjykim

Mbyllen hetimet për ish-kryebashkiakun Roshi! Prokuroria kërkon kalimin e dosjes për gjykim

February 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In