• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Të bëra deputet, nuk më njeh?!” Këshilltari i LSI i ashpër me Luan Ramën

by A R
27/07/2017 07:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këshilli bashkiak i Tiranës miratoi ditën e djeshme përmes debateve propozimin për rritjen e çmimit të ujit dhe plan-biznesin e Ujësjellësit. Lëvizja Socialiste për Integrim fillimisht pranoi të votojë aktin me propozimet e saj të pranuara nga kryebashkiaku Veliaj, por më pas bëri një lëvizje të re duke mos votuar. Por dy prej këshilltarëve të saj qëndruar në mbledhje dhe votuan pro, siç në fakt vetë kjo forcë kishte rënë dakord.

Nenkryetari i kesaj force politike Luan Rama, u shpres se nuk i njeh si keshilltarë dy përfaqësuesit e LSI, pasi votuan propozimin e Bashkisë për rritjen e çmimit të ujit.

Agim Kraja, ka reaguar pasi nenkryetari i kesaj force politike Luan Rama, u shpres se nuk e njeh si keshilltarë.

Nga ana e tij Agim Kraja i kujton Luan Ramës se mandatin e pestë të deputetit të LSI-së në Tiranë, që i takon pikërisht Ramës, e ka falë tij.

Ai shpjegon dhe arsyet e vendimit të tij për të votuar pro rritjes së çmimit të ujit.

Reagimi i plote i Agim Krajes:

Falënderoj zotin Luan Rama dhe dua t’i kujtoj se mandati i pestë i LSI në Tiranë, që përkon me emrin e tij, ka një kontribut të padiskutueshëm të votave të komunitetit që unë përfaqësoj, siç është Njësia 9, zonat informale e sidomos ish-komuna Farkë dhe Bashkia Vorë.

Këtë kontribut e kam dhënë me gjithë shpirt për LSI dhe nuk jam aspak pishman.

Gjatë ditës së martë ne këshilltarët e LSI jemi mbledhur dhe kemi diskutuar gjatë, kemi bërë dhe dëgjesë publike me kryetarin e Bashkisë Tiranë, nënkryetarin dhe stafin drejtues të Ujësjellësit.

Pas dëgjesës kemi dalë me një qëndrim të përbashkët, ku përpara godinës së Bashkisë e kemi bërë të ditur nëpërmjet zotit Endrit Brahimllari.

E quajtura “Paketa LSI” parashikonte mosrritje të çmimit të ujit për bizneset e lidhura me artikujt e shportës, për familjet që marrin ndihmë ekonomike që janë të regjistruar në skemën e shërbimit social dhe për pensionistët.

Gjatë ditës së sotme unë kam shkuar në mbledhjen e lajmëruar të Këshillit Bashkiak dhe u befasova kur disa kolegë të LSI më thanë se nuk duhet të qëndrojmë në mbledhje.

Jam i parimit se ajo që vendoset njëherë, i qëndrojë në mënyrë të palëkundur. Qëndrimet partiake nuk mund të ndryshohen çdo pesë minuta.

Unë në mbledhje kam marrë pjesë si anëtar i LSI, pavarësisht se jam monarkist.

Jam i kënaqur që shumë anëtarë të LSI, por dhe qytetarë të shumtë Tiranës më kanë shprehur mbështetje për votën time që shkoi në favor të qytetarëve.

Shkoi në favor të atyre familjeve që përfituan nga kreditë e buta. Nëse sot vota ime do të mungonte, 1 mijë qytetarë nuk do të kishin mundësinë për përfitimin e kredive të buta. Jam i lumtur për këtë vendim.

Agim Kraja, Anëtar i LSI në Këshillin Bashkiak të Tiranës

/a.m.

Next Post
Dështon Trump, Senati kundër rrëzimit të ‘Obamacare’

Dështon Trump, Senati kundër rrëzimit të 'Obamacare'

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

February 22, 2026
FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

February 22, 2026
13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

February 22, 2026
Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

February 22, 2026
Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

February 22, 2026
Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

February 22, 2026
Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Imuniteti i Ballukut, Këshilli i Mandateve vendos të hënën për zv.kryeministren

February 22, 2026
Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

February 22, 2026
U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

February 22, 2026
Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

February 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In