• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Të barabartë në pushtet, të ndarë në shoqëri

by Mero Baze
18/08/2020 20:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Shqiptarët në Maqedoni kanë fituar një premtim për një kryeministër shqiptar, nëse krijohen kushtet në 100 ditët e fundit të mandatit, e cila duket se është një mënyrë për ta tejkaluar retorikën e fushatës zgjedhore të Ali Ahmetit. Por përtej kësaj shqiptarët kanë fituar pozita të forta politike duke marrë kryesimin e Kuvendit, Ministrinë e Jashtme, Ministrinë e Financave dhe zëvendëskryeministrin e parë.

Politikani veteran i BDI Ali Ahmeti, arriti të lërë në minorancë rivalët e tjerë nacionalistë shqiptarë, duke rritur retorikën nacionaliste “për një kryeministër shqiptar” dhe duke i bërë ata fajtorë të përçarjes së faktorit shqiptar. Falë abstenimit të votuesve maqedonas dhe garës së fortë mes shqiptarëve, këta të fundit  kanë arritur një rekord historik deputetësh dhe një rekord historik përfaqësimi në qeveri.

Por këto rekorde janë brenda statukuos së shqiptarëve në Maqedoni si pakicë e paintegruar, që nuk sjellin ndonjë frymë ndryshimi. Thjeshtë u kanë marrë më shumë pushtet palës maqedonase në emër të elektoratit shqiptar.

Përfaqësimi politik i shqiptarëve në Maqedoni sot është mbi nivelin e asaj çfarë përfaqësojnë realisht qytetarët shqiptarë në Maqedoni.

Por ndryshimi nuk vjen nga avancimi i elitës politike në pushtet, por nga integrimi real i shqiptarëve në Maqedoni dhe avancimi i statusit të tyre, si qytetarë të dorës së dytë në qytetarë normalë të Maqedonisë.

Sot shqiptarët kanë maksimumin e fitoreve politike që ata mund të kenë për një kohë të gjatë në Maqedoni, pasi kanë kryeparlamentarin, kanë Ministrin e Jashtëm, Ministrin e Financave dhe Zëvendëskryeministrin e parë, por qytetarët shqiptarë në Maqedoni janë sërisht më të varfër se ato maqedonas, më pak të integruar se ata në sistemin administratës të Maqedonisë, më pak të shkolluar, më pak të përfaqësuar në ushtri, polici dhe arsim, dhe pse të mos themi dhe më pak të prirur të integrohen si shtetas të Maqedonisë.

Kjo vjen nga fakti se në Maqedoni, gara për statusin e shqiptarëve është në nivel politik dhe jo në integrimin real të shqiptarëve.

Elitës politike shqiptare në Maqedoni, u intereson një geto shqiptarësh të cilët mund t’i gënjesh me retorikë patriotike, mund t’i mobilizosh duke u thënë se do kemi kryeministrin shqiptar, mund të iluzionosh me kandidaturë presidenti shqiptar, dhe në fund t’i përdorësh për të rritur kuotat në pushtetin politik të Maqedonisë, duke i shtyrë ata dhe më larg Maqedonisë.

Pra kemi një ecje në kah të kundërt të përfaqësimit politik të shqiptarëve, me kahjen e shoqërisë shqiptare në Maqedoni. Për t’u ngjitur lart dhe për të kapur pushtetin, elita politike shqiptare në Maqedoni, po e getoizon dhe më shumë elektoratin me retorikë patriotike, ndërsa vetë integrohet në poste të rëndësishme politike.

Kjo është arsyeja që ky nivel i lartë përfaqësimi politik nuk përbën ndryshim, por avancim politik brenda të njëjtës statukuo politike, ku votuesit shqiptarë duhen të jenë sa më shumë shqiptarë, që elita politike të jetë sa më shumë maqedonase.

Pra e thënë më thjeshtë, politikanëve shqiptarë po i intereson një geto shqiptare e paintegruar në shoqërinë maqedonase, votat e së cilës t’i përdorin për më shumë përfaqësim në pushtetin e Maqedonisë. Kjo gjë nuk e ndryshon Maqedoninë dhe as shqiptarët, por forcon ndarjet brenda saj.

Fushata për një kryeministër shqiptar e Ali Ahmetit apo fushata e Blerim Rekës për president shqiptar, janë ilustrimi më i mirë se votat e shqiptarëve merren duke u mbushur mendjen se duhet të jetojnë më vete maqedonasve.

Kjo ndan më shumë shqiptarët nga Maqedonia dhe afron më shumë politikanët shqiptarë me  pushtetin e Maqedonisë. Ndaj nuk përbën ndryshim cilësor për statusin e shqiptarëve, por ndryshim sasior për pushtetin e politikanëve shqiptarë.

Ndryshimi do të fillojë kur shqiptarët të ta japin votën për bashkëjetesë me maqedonasit, kur të të votojnë se besojnë tek një shoqëri më e pasur, më e drejtë, më e barabartë nga pikëpamja etnike dhe më pak e korruptuar dhe jo tek një shoqëri e getoizuar, ku njëra palë flet në emër të shqiptarëve e tjetra në emër të maqedonasve, por meqë u duhet pushteti qendror, i bëjnë ndere njëri tjetrit, duke qenë tolerantë në kabinetin qeveritar.

Marrëveshja e sotme është historike pasi i bën shqiptarët të barabartë dhe të përfaqësuar denjësisht në pushtetin qendror të Maqedonisë, në atë shtet ku shqiptarët e thjeshtë edukohen të mos e duan por të bashkohen kundër maqedonasve, sa herë ka zgjedhje. Historike do të jetë realisht kur shqiptarët e thjeshtë të jenë po aq të barabartë me maqedonasit, sa janë bërë të barabartë me votat e tyre, politikanët shqiptarë me ata maqedonas sonte në mbrëmje.

Next Post
“Ishim dhe vazhdojmë të jemi në të drejtën tonë”/ Thaçi në 10-vjetorin e njohjes së Pavarësisë: Ne i besojmë drejtësisë…

Marrëveshja politike në Maqedoninë e Veriut, Thaçi: Shqiptarët, faktorë të stabilitetit në rajon

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“A ke ndjenja për mua?” Darkë romantike në shtëpinë e BBV, ja si i përgjigjet Selin pyetjes së Gimbos

“A ke ndjenja për mua?” Darkë romantike në shtëpinë e BBV, ja si i përgjigjet Selin pyetjes së Gimbos

February 27, 2026
Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

February 27, 2026
Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

February 27, 2026
Anulohen disa fluturime nga Stambolli në Teheran, shkak kërcënimet e SHBA-së për sulme ajrore në Iran

Anulohen disa fluturime nga Stambolli në Teheran, shkak kërcënimet e SHBA-së për sulme ajrore në Iran

February 27, 2026
Artan Hoxha: Durim Bami, minierë informacioni, di më shumë se SkyECC! Ja arsyet pse ka kërkuar të mos qëndrojë te 313-a

Artan Hoxha: Durim Bami, minierë informacioni, di më shumë se SkyECC! Ja arsyet pse ka kërkuar të mos qëndrojë te 313-a

February 27, 2026
Policia aksion të befasishëm në Vlorë për kapjen personave në kërkim

Policia aksion të befasishëm në Vlorë për kapjen personave në kërkim

February 27, 2026
Ligji i ri për rivlerësimin e pronave/ Ekspertja: Mos prisni ulje çmimesh, ja kush përfiton realisht

Ligji i ri për rivlerësimin e pronave/ Ekspertja: Mos prisni ulje çmimesh, ja kush përfiton realisht

February 27, 2026
Deklarata e fortë e Trump: Do të kërkoj heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë si një marrëveshje paqeje në Ukrainë

Deklarata e fortë e Trump: Do të kërkoj heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë si një marrëveshje paqeje në Ukrainë

February 27, 2026
“Ne do të dërgojmë ushtarë”, Orban akuzon Ukrainën: Planifikon të ndërpresë gazin rus

“Ne do të dërgojmë ushtarë”, Orban akuzon Ukrainën: Planifikon të ndërpresë gazin rus

February 27, 2026
A përdori Epstein bazat ushtarake britanike për avionin e tij? Mbretëria e Bashkuar nis hetimet

A përdori Epstein bazat ushtarake britanike për avionin e tij? Mbretëria e Bashkuar nis hetimet

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In